Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË– Pas veturës me targa AA 111 AX vihet një motor me dy persona të veshur me xhupa të errët, me skafandra që u mbulonin mirë fytyrën. Ishin të njëjtët njerëz, i njëjti motor që e ndiqte prej ditësh. Imazhet e errta të tyre binin shumë në sy. Madje, i kishin bërë përshtypje më herët djalit të bankierit, Egit, siç zbulohet në dëshminë e tij në prokurori që Top Story e disponon.
“Dy apo tre ditë para shoferi më ka marrë me makinën e bankës nga shtëpia për të më cuar në punë. Në rrugicat e lagjes parakaloi një motor i madh, me ngjyrë të zezë mbi të cilin udhëtonin dy persona të veshur me rroba të errta dhe kokore të zeza” – tha Egi Santo, djali i bankierit Artan Santo.
Edhe shoferi Fatmir Balla konfirmon se e kishte parë më herët motorin por nuk i kishte kushtuar rëndësi. Ai konfirmon se ishte i njëjti me atë të ditës së krimit. Itinerari i tyre ishte i njëjtë. Mëngjesin e 26 qershorit, vrasësit nuk i ndahen mjetit gjatë gjithë rrugëtimit siç bënin prej ditësh. Pamja e tyre e dyshimtë, nuk kishte rënë në sytë e Santos.
“Një javë përpara e kisha takuar, dhe mund të them që ai nuk ka pasur asnjë lloj shqetësim, zero zero…” u shpreh Llazi Balliu, ish-koleg i Artan Santos.
Itinerari i ndjekur është me drejtim nga televizoni shqiptar, Kryeministria, Bulevardi, Kryesia e Kuvendit dhe ndalesa te drejtoria qëndrore e Credins në ish-bllok. Aty, Santo zbret nga mjeti ku e priste miku i tij Eduard Mazi.
“Në momentin që unë kam qenë aps një tabele reklame e vendosur në trotuar, u bënë 2 gjuajtje, ndoshta 3, se kam llogaritur, smë shkoi mendja, plus amortizimi tabelës para. Vetëm pas pak konstatova që shumë afër meje u shtri përtokë Artan Santo. Kjo është e fundit, momenti fundit i tij..” u shpreh Eduart Mazi, mik i Artan Santos.
Plumbin e parë që e rrëzoi përtokë, Santo e mori në shpatull. Në ato momente, vrasësi u bërtet kalimtarëve të rastit të largohen. Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një profesionist gjakftohtë i sigurt në realizimin e qëllimit kriminal. Ai zbret nga motori, i vihet nga pas objektivit dhe e qëllon dy herë të tjera në kokë. Ishte e qartë detyra që autorët e krimit kishin marrë: duhej të siguroheshin ti jepnin fund bankierit…
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Zëvendës ministri Julian Hodaj është përplasur me gazetaren Anila Hoxha për rastin e Stiven Dashit, që shkaktoi aksidentin e bujshëm tek Ambasada I...
TIRANË– Gazetarja Eni Vasili ka lëxuar një mesazh që i është dërguar në telefonin e saj në lidhje me të riun Stiven Dashi që shkaktoi aksidentin e fr...
TIRANË– Julian Hodaj, zëvendës ministri i Brendshëm është pyetur nëse Stiverian Dashi, i riu që shkaktoi aksidentin e frikshëm tek Ambasada Italiane,...
TIRANË– Zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj është shprehur se arrestimi i Stiverian Dashit, të riut që shkaktoi aksidentin e frikshëm tek Ambasada I...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, L...
GERQI- Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi për veprën e vjedhjes. I njohur me pseudoninim “Tiramola’ 25-vjeçari shqiptar është konsideruar si hajd...
TIRANË– Mjeku Ilir Allkja, së fundmi ka folur sërish në lidhje me shkarkimin e tij nga puna disa kohë më parë.I ftuar në emisionin, ‘A showR...
TIRANË– Tonin Vocaj, drejtori i Policisë Kriminale ka folur pas akuzave për mungesë transparence nga ana e Policisë së Shtetit për çështjen e ...
TIRANË– Zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj nuk ka pranuar të japë asnjë detaj në lodhje me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli. N...
TIRANË- Komisioni i Sigurisë Kombëtare, ditën e sotme ka miratuar propozimin e Ministrisë së Brendshme, për shtyrjen e afatit kohor për SPAK dhe GJKKO, në...