LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më nxorre tek Stopi”/ Prokurorja zvarrit hetimet: E mbajta dosjen nga inati

4 Mars 2021, 21:45 Nga DOSJA
“Më nxorre tek Stopi”/ Prokurorja zvarrit hetimet: E mbajta

KORÇË- Në fund të muajit Tetor 2020, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin e 18-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datë 14 Qershor 2018.

Personi që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari 17 vjeç nga Korça. Ajo tregoi se atë ditë rreth orës 17:00 u takua me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.

Kejsi tha se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje sesi u njoftua nga e dashura e djalit për vdekjen e të birit. Ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

 

 

Mamaja e të riut të ndjerë na tregon se pas publikimit të rastit, prokurorja Odeta Todorushi nuk ka bërë asnjë gjë, madje ka refuzuar t’i presë prindërit, të cilët interesohen çdo ditë për çështjen e djalit të tyre. Jo vetëm kaq, por prokurorja Todorushi mesa duket nuk e ka pritur mirë faktin që prindërit e 18-vjeçarit të ndjerë e denoncuan rastin në Stop, duke iu thënë se e ka mbajtur dosjen në sirtar për “inat”. Madje tani ka kërkuar që të mbyllë hetimet dhe çështja të konkludohet si vetëvarje dhe jo vrasje, pavarësisht provave të reja që nuk janë marrë në konsideratë nga Prokuroria e Korçës.

Mamaja e 18-vjeçarit të ndjerë: “Doja të bëja takim me kryeprokuroren. Prokurorja më tha që kam gjyq. Dua takim me prokuroren për arsye se nuk më pranonin pa avokat. Dhe hyra brenda, i them prokurores Odeta Todorushi. I thashë çfarë keni bërë pas emisionit Stop. Ajo më tha që dosjen e kam mbajtur vetë nga inati që pse më nxorre në Stop. Më bëri kërcënim, për mendimin tim është kërcënim, se më tha mos u merrni me këta persona, për xhaxhanë Milenë Spaillarin. Unë për Milen Spaillarin e ngre akuzën se e ngre mbesa, e akuzon e mbesa. Edhe mbesa është Kejsi Spaillari. Unë kam bërë kërkesë te kryeprokurorja për të më pranuar për arsye se nuk më pranonin. Më thonin të marrësh avokat. Prokurorja nuk ka zbardhur asnjë gjë. Dhe ana tjetër që më ka thënë që ‘të vish me avokatin të firmosësh për pushim të çështjes’. Si ta hedh unë këtë firmë për pushim? Më tha që unë çështjen e kam pushuar. Që mua nuk më kanë thirrur dhe nuk më njeh se kush jam. Thjesht më njeh se unë kam ardhur vetë se jam interesuar për punën e çështjes se e kam unë hallin. Prokurorja dhe oficeri i Prokurorisë mua nuk më njeh. Thjesht ata e kanë pushuar çështjen me vendimin e tyre. Nuk më njohin fare se kush jam. Të vish me avokatin më ka thënë, të hidhni firmë dhe të ikim në gjyq për pushim. Unë s’jam dakord për pushim për arsye se unë kam prova. Mua po më shkel gjakun e fëmijës 18 vjeç, është gjynah. Të nxjerrin të drejtën, unë nuk kërkoj gjë, unë dua vetëm drejtësinë e fëmijës tim. Por jo të lësh kriminelin të më kalojë mua nëpër këmbë dhe vajzën dhe të më bëjnë karshillëk, ‘çfarë më bëtë, asgjë s’më bëtë’. Është korrupsion i madh”.

Gazetari i emisionit Stop, Genci Angjellari, i cili ka ndjekur këtë çështje, mundi t’i marrë një prononcim të shkurtër prokurores Odeta Todorushi, e cila nuk bëri asnjë koment për provat e reja duke thënë se “cënohen hetimet”.

Gazetari: Në lidhje me çështjen e të ndjerit Antonio Karafilit, keni ndonjë koment, sepse janë publikuar shumë fakte, të cilat e tjetërsojnë gjithë ngjarjen. Ju jeni prokurore e re pa cënuar hetimet. Çfarë mund të thoni në lidhje me këtë ngjarje? Pse po vonohet? Pse nuk po shkon…?

Odeta Todorushi: Asgjë më vjen keq…!

Gazetari: Po pse?!

Odeta Todorushi: Sepse ma thatë, pa cënuar hetimet…

Gazetari: Po pra pa cënuar hetimet, por duhet të keni edhe atë etikën, që prevalon mbi gjithçka…

Odeta Todorushi: Dhe unë pa cënuar hetimet po të them, që s’mund të them asgjë…

Gazetari: Dhe s’po e çoni në gjyq akoma?!

Odeta Todorushi: E keni kuptuar gabim…

Gazetari: Po ma shpjego ti pra!…Prandaj…

Odeta Todorushi: Po pra ja u shpjegova, e keni kuptuar gabim…

Gazetari: Zonjë…?!

Pas kërkesës së prokurores Todorushi për pushim të hetimeve, Stop” analizon shkeljet e bëra në këtë rast, duke nisur me mosrespektimin e vendimit të gjykatës që ktheu çështjen për hetim. Prokurorja Todorushi nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë që ka kthyer hetimin dhe ka urdhëruar prokuroren që në krye të 2 muajve duhet të bënte një sërë detyrash. Por kjo prokurore nuk ka bërë asnjë detyrë dhe e ka mbajtur çështjen në mënyrë abuzive për më shumë se 10 muaj, madje familjarëve u është shprehur që këtë dosje e ka mbajtur edhe për inat sepse familjarët e bënë publike këtë çështje në emisionin Stop.

Prokurorja e Korçës ka bërë një tjetër shkelje duke mosregjistruar një tjetër vepër penale pas fakteve të publikuara në emisionin Stop, atë të pengimit të zbardhjes së të vërtetës, duke nisur fillimisht nga mjeko-ligjori i rrethit të Korçës, i cili nuk figuron i regjistruar dhe nuk ka licencë në Regjistrin Kombëtar të Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu deklaratat e ndryshme të bletarritësit i cili pohon që ka dëgjuar zëra dhe në deklaratat e Prokurorisë së Korçës ka deklaruar diçka tjetër, pa marrë për bazë edhe deklaratat e të dashurës së 18-vjeçarit, e cila pohon që Antonio nuk është vetëvarur por mund të jetë vrarë.

Këto fakte të publikuara në emisionin Stop detyronin prokurorin e Korçës që të regjistronte vepër penale pengimin e zbardhjes së të vërtetës. Por kjo prokurore duket qartazi që po pengon zbardhjen e kësaj çështje. Me këto shkelje të bëra nga prokurorja Todorushi, ILD-së nuk i duhet më kohë për të dalë në një vendim si disiplinor por edhe penal, pasi faktet tregojnë që kjo prokurore po pengon zbardhjen e kësaj çështje.  

Marrë nga: Tvklan 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet odeta todorushi odeta todorushi

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Mars 2021, 19:50

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën e vaksinimit anti-COVID në vendin tonë. Në një intervistë që ka dhënë pë...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës