LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja e gjyqtarit Gramshi, SPAK regjistron hetimin për pasurinë dhe kreditë

4 Mars 2021, 20:11 Nga DOSJA
Dosja e gjyqtarit Gramshi, SPAK regjistron hetimin për pasurinë dhe

TIRANË – SPAK ka nisur hetimin për një tjetër gjyqtar. Kastriot Gramshi është paditur pas deklarimeve mbi pasuritë dhe kreditë që ka marrë.

Gjyqtari i Tiranës, Kastriot Gramshi dyshohet se është bërë objekt i një hetimi penal nga prokuroria e posaçme SPAK, pasi një kallëzim ka mbëritur kundër tij.

Dosja voluminoze kundër  tij është regjistruar në sekretarinë e prokurorisë së posaçme SPAK, në fillim të muajit shkurt 2021 dhe ka si objekt hetimin mbi pasurinë.

Një pronë prej 290 mijë dollarësh amerikanë nga të cilat 217 mijë e 500 dollarë janë marë me kredi, është objekti i këtij hetimi, ku me sa duket ngrihen dyshime të forta se gjyqtari Kastriot Gramshi, nuk ka pasur burime të ligjshme për të justifikuar shlyerjen e kredisë në SHBA.

Prona është blerë në datën 21 Maj 2012 në vlerën 290,000 USD, nga të cilat 217,500 USD, janë marrë kredi.

“Ndërkohë në deklaratat e pasurisë në ILDKPKI nga viti 2014 e në vijim, pasqyrohen si kredi e plotë e marrë nga Kastriot Gramshi”-thuhet në kallëzim.

Gjithashtu, Gramshi deklaron se ka kredi me afat 20 vjeçar për shtëpi banimi 160m2, me vlerë 261,000 USD.

Për këtë ai pretendon se burimi i të ardhurave është punësimi.

Por sipas “Premium Background Report” të Kastriot Gramshit, raportohet se ai, aktualisht,nuk ka asnje kredi prone të pashlyer dhe në të shkuaren ka patur një kredi prone për blerjen realizuar e 21 maj 2012, me vlerë kredie 217,500 USD.

Pra,sipas këtij raporti të USA, Kastriot Gramshi, ka shlyer plotësisht kredinë me vlerë 261,000 USD që e deklaronte si detyrim në deklaratën periodike të interesave private në ILDKPKI të vitit 2014 dhe si detyrim i mbetur ne vlerën 184,646 USD, deklaruar në deklaratën e vitit 2016.

Ndërkohë në deklaratat e vitit 2017-2018-2019 nuk deklarohet fare ky fakt,që ka shlyer plotësisht kredinë dhe nuk deklarohet asnjë e dhënë apo ndryshim në lidhje me këtë kredi.

Përkundrazi, në deklaratën e vitit 2018 dorëzuar në vitin 2019, Kastriot Gramshi deklaron se shlyerja e kredisë përfundon në vitin 2032.

Marrë nga: Oranews

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot gramshi spak kastriot gramshi spak

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Mars 2021, 19:50

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën e vaksinimit anti-COVID në vendin tonë. Në një intervistë që ka dhënë pë...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës