LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më kërcënonte me sms të pështira”/ Rrëfehet Rudina Xhunga: Prokuroria më solli përgjigjen se një i çmendur ‘më

25 Nëntor 2019, 09:54 Nga DOSJA
“Më kërcënonte me sms të pështira”/

TIRANË– Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka rrëfyer një histori të sajën personale, ku një person e kërcënonte me mesazhe të pështira.

Në kuadër ditës të ditës kundër dhunës ndaj grave, teksa ishte e pranishme në një takim të organizuar nga Prokuroria e Tiranës, Xhunga u shpreh se i ishte dashur që të bëjë padi në Prokurori për përndjekjen, ndërkohë që përgjigja që i erdhi asokohe ishte se:

“Personi në fjalë nuk kishte kryer asnjë vepër penale, pasi e donte”.

“Sot ishte një ditë e keqe për mua për të ardhur, pasi isha me temperaturë, me grip. Por nuk mund t’i thosha’ JO’ një ditë si kjo. Gra të dhunuara, nuk janë vetëm ato që rrihen nga burri. S’ka lidhje me shkollën dhuna.

Jam këtu dhe to të jem me gratë që dhunohen. Uroj që të shtohen gratë prokurore pasi janë më të ndjeshme, apo gratë gazetare.

Sado që të mblidhen gratë në shesh, ne kemi nevojë për prokurorinë për të luftuar dhunën ndaj tyre. Kemi nevoje per prokurorine.

Këtu (Në prokurori) duhej të flitej për nevojën që kemi ndaj ligjit. Kam një eksperiencë personale me prokurorinë e Tiranës në 2003-2004.

Më kërcënonte një njeri i çmendur, më çonte mesazhe pa fund. Mesazhe të pështira. E durova, pasi mendova se “je person publik dhe se duhet të paguash një ‘çmim’”.

E lejova të vazhdonte të shkruante, deri sa e padita deri sa u friksova, pasi më kërcënoi. Por më erdhi përgjigja; se ai nuk kishte shkaktuar shkaktuar asnjë vepër penale, pasi më donte.

Epo kjo është dhunë ndaj gruas, ndaj njeriut. Një i çmendur më donte.

Një i ri që nuk donte veten e vet, më donte mua. Dhe unë duhet ta lejoja?! Ligjet ndryshuan. Tani nuk është kaq e lehtë të duash në këtë mënyrë. Kjo është përndjekje.

Tani e sqaruan se kjo është përndjekje dhe jo dashuri. Atëherë mungonte ligji. Kështu bëhen ligjet pa kapak.

Duhet të ngrihet zëri duke mos pasur turp që të dëgjojnë. I ndodh shumë grave, i ka ndodhur nënave tona. Na ndodh neve, mund t’u ndodh edhe fëmijëve tanë po nuk folëm.

Duhet t’i kthejmë fjalët në ligje, të bëhesh bashkë. Duhet të bëhen gratë bashkë, ndjesë burrat.

Por besoj fuqimisht që së pari gratë janë të pa korruptueshme. Uroj që të shtohen gratë prokurore, të më falin burrat, pasi ka dhe nga ata që nuk do t’i kapë vettingu.

Por vettingu na bën mirë të gjithëve. Kemi nevojë për një shoqëri të pastër, pa dhunë. Nuk e di nëse jam në vendin e duhur, për të kujtuar për amnistinë grave të dhunuara.

I kam takuar ato në fund të vitit ë kaluar. Uroj për to të bëhet diçka, pasi nuk janë në të njëjtat pozita si burrat që vrasin.

Të paktën tani. Më vonë se di si do të ndryshojë shoqëria jonë”, tha gazetarja.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dita kunder dhunes se grave kercenimi i gazetares rudina xhunga dita kunder dhunes se grave kercenimi i gazetares rudina xhunga

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Nëntor 2019, 08:56

Tiranë- Një ditë pasi u arrestua për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “prostitucion” është zbardhur dëshmia e Hermez Nikajt para Policisë.  Zpgu i ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës