LIVE UPDATES
Politike

“Më inkurajoi në betejën për lidershipin e PS-së”/ Rama homazh për At Zef Pllumin, kujton takimin me të: Ushtar i dri

29 Gusht 2020, 09:24 Nga DOSJA
“Më inkurajoi në betejën për lidershipin e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar sot At Zef Pllumin. Kreu i qeverisë e quan ushtrarin e dritës dhe shprehet se u godit rëndë nga hetuesit e nëntokës komuniste. Ai tregon edhe një takim që ka patur me At Zef Pllumin, i cili e ka inkurajuar për betejën për lidershipin e PS-së.

Jeta e tij prej ushtari të dritës, u lidh pazgjidhshmërisht me hetuesitë e nëntokës famëkeqe komuniste e me burgjet e mbitokës fatkeqe shqiptare, aty ku lëngata e trupit bëhej barrë e pambajtshme e trurit dhe ai u përgjigj tue mos lëshu fe e pe!
Kam pasur fatin ta njoh Padren e të shihem dhe flas me të disa herë, e s’e harroj kurrë kur më inkurajoi në betejën për lidershipin e Partisë Socialiste, me ata sytë e tij si zgavra të shpuara nga brenda prej një drite të çuditshme, nën atë zhgunin e tij si lëkurë mali mbi trup, me vështrimin ëmbëlsisht përçues dhe të folurën me tinguj si të kambanares, “veç ti munesh me e krye dekomunistizimin përfunimtar t’asaj partie e t’ksaj shoqnie, prandaj hiç mos u tut n’dasht me i dal për zot ksaj Shqipnie t’ngatrrume!”, tregon ndër të tjera Rama.

Postimi i plotë:

At ZEF PLLUMI erdhi në këtë jetë në gusht të vitit 1924. Martirologu dhe breviari roman, ku përmblidhen gjithë emrat dhe jetët e shenjtëve e të të lumëve të Kishës Katolike, një pjesë prej tyre ndërtuar sipas gojëdhanave mbresëlënëse, nuk e përfshin – jo ende – jetën e tij, por jeta e tij e përmban martirologun dhe gjithë breviarin, si shembëlltyra vetë e mesazhit që prej 1500 vjetësh ato letrat me pluhur yjesh përpiqen të tejçojnë: Mishërimin njerëzor të dashurisë shëlbyese të Zotit të vuajtjeve, për të gjithë të vuajturit në mish e në shpirt, deri kur kësaj bote t’i vijë fundi.
Jeta legjendare e Patër Zef Pllumit o.f.m., që s’është as gojëdhanë, as hagjiografi konvencionale, zuri fill në bjeshkë, mes Shkrelit e Shalës, 96 vite më parë. Qysh herët ajo u vu në shej të martirit, qëkurse pragun e banesës së thjeshtë të vocërrakut e kapërcyen At Gjergj Fishta e At Anton Harapi. Me një gisht drejt qiellit dhe me një pëllëmbë në zemrën e kërthiut, i cili do të bëhej një ditë françeskani simbol i rrethit të nëntë të ferrit komunist, mu si në enluminurat e vëllimeve të vjetra monastike ku rrëfehen bëmat e të Vorfnit të Asizit, këta korifej të besimit e shënuan Zefin me karizmën e dëshmorit. “Ji dëshmitar i kumtuem”, pra martir, “gjeje kudo dashurinë e Zotit”, pra dëshmo! Dhe duke i dhuruar një medaljon të Shën Françeskut, dy të ardhurit e rekrutuan atë ushtar të dritës.
Jeta e tij prej ushtari të dritës, u lidh pazgjidhshmërisht me hetuesitë e nëntokës famëkeqe komuniste e me burgjet e mbitokës fatkeqe shqiptare, aty ku lëngata e trupit bëhej barrë e pambajtshme e trurit dhe ai u përgjigj tue mos lëshu fe e pe!
Kam pasur fatin ta njoh Padren e të shihem dhe flas me të disa herë, e s’e harroj kurrë kur më inkurajoi në betejën për lidershipin e Partisë Socialiste, me ata sytë e tij si zgavra të shpuara nga brenda prej një drite të çuditshme, nën atë zhgunin e tij si lëkurë mali mbi trup, me vështrimin ëmbëlsisht përçues dhe të folurën me tinguj si të kambanares, “veç ti munesh me e krye dekomunistizimin përfunimtar t’asaj partie e t’ksaj shoqnie, prandaj hiç mos u tut n’dasht me i dal për zot ksaj Shqipnie t’ngatrrume!” Komunistët i’a kishin bërë të gjithë nderimet e ferrit, ku e patën kyçur dhe ku e patën sprovuar deri në asht me torturat më speciale, por Padrja nuk i urrente, thjesht i mëshironte, ndërsa komunizmin po, atë as e falte, as e duronte dot. Qeshte Padrja me antikomunistët e kohës, tundte kokën shkëmbore mbi qafën e tretur dhe gjente fjalë mëshiruese, si për të thënë Zoti i faltë se s’dinë çka bëjnë!
Të rrëfyerit e Patër Zef Pllumit, mund të krahasohet vetëm me Shën Augustinin, paçka se ipeshkëvi i madh Hiponës e grishte Zotin duke e hedhur në qiell vështrimin, ndërsa françeskani prej Shkreli e gjente atë “në do këpucë të vjetra mu nën hundën e xhelatit”, ku hosta e shenjtë e meshës futej fshehurazi në burgun e Antikrishtit.
Apoteoza e martirologut të tij, fara e besimit të një jete të tërë për me rrnue për me tregue, them se gjendet në çka ka shkruar për ditën e parë pas daljes prej këpucëve të të burgosurit, për të hyrë në liri si ajo hosta në gojën e besimtarit që mbyll sytë për të parë atë s’duket.

“Atê natë fjeta aty. Fjeta a nuk fjeta. Në çdo çast që më delte gjumi pvetshëm veten: “Ku jam? I lirë apo jo?…” Kurrgjâ nuk besojshëm. Kur duel dita, u çova dhe thirra:

– Motër!… Motër!…
Nga dhoma tjetër ajo përgjegji:
– Vëlla, vëlla!… asht tepër herët.

– Më ka marrë malli me thanë meshë (…)

Kur e fillova Meshën, zemra m’u çue peshë. Më rrethuen gjithfarë mendimesh (…) E në ç’shekull jena sot?… Pse doktrina e dashunisë gjithmonë do rrijë e strukun prej dhunës?… Mister i madh i historisë njerëzore… Kjava me lot ndër sy. Vetëm me vedi thashë:

“O Zot! E kur do të vijë fundi i kësaj bote?!”.

Patër Zefi e ndërroi këtë jetë me një tjetër në vitin 2007, duke i lënë kësaj bote dashuninë dhe këtij vendi shembullin e të jetuarit për me tregue. #TëPAHARRUESHËM

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike at zef pllumi edi rama at zef pllumi edi rama

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale