LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më goditën me hekura, shkopinj e sende të forta”, avokati në Sarandë rrëfen sulmin që iu bë: Ishte i egër, këtu k

5 Korrik 2021, 15:33 Nga DOSJA
“Më goditën me hekura, shkopinj e sende të forta”,

SARANDË– Avokati i dhunuar sot me shkopa bejsbolli në Sarandë, Marjel Mejdi (Mejdini), ka folur për gazetaren e “BalkanWeb” , ku ka thënë se nuk ka konflikte me askënd.

Avokati ka treguar si ka ndodhur ngjarja, teksa i kanë zënë pritë me një makinë të zezë në dalje të një lokali në Portin e Sarandës dhe i janë sulur një grup djemsh, duke e qëlluar me shkopa në kokë e trup.

“Isha te lokali i portit, piva kafe me një shokun tim. Mora makinën për të dalë nga porti, m’u te dera, sa del, një Porsche e zezë më kishte zënë rrugën. Prita në makinë, që ta hapte rrugën. Ndërkohë, fraksion sekondi m’u sulën disa persona me hekura, shkopinj, sende të forta. Nuk i kisha parë asnjëherë këta persona. Më sulmuan, më gjuajtën në makinë njëherë. Isha bashkë me një shok, u munduam të iknim që të shpëtonim, se ishin shumë veta. Nuk kishim çfarë të bënim. Më ndoqën nga mbrapa nja 30-40 metra. Më erdhi njëri, se unë ika në një moment, por ai më gjuajti në kokë dhe rashë në shesh. Nuk pushonin së gjuajturi. Me hekura, me shkopinj, nuk pushonin së gjuajturi. Unë qëndrova një orë brenda në lokal dhe nuk besoj të kenë qenë brenda ata, pasi aty ka policë, mund të më kenë ruajtur jashtë”, është shprehur avokati.

Pyetje: Çfarë motivi mund të kenë pasur, që të kanë gjuajtur?

Avokati: Unë personalisht nuk kam asnjë konflikt, por xhaxhai im është në konflikt gjyqësor me ca nga Mamurrasi, që quhen Fufi, dhe një Aleks Rexha nga Gjirokastra, të cilët pretendojnë një pronë që xhaxhai imë e ka me hipotekë. Jemi në proces gjyqësor, xhaxhai i ka fituar dy masat e sigurisë në Shkallë të Parë dhe në Sarandë dhe është në Gjyq Themeli, po shqyrtohet. Është rast i përsëritur, se përveç meje që më masakruan sot, kanë masakruar dhe para dy muajsh xhaxhain tim, Ilir Mejdini, njësoj, me hekura e me gjëra, 10 veta. Kanë masakruar dhe kushëririn tim, i kanë carë kokën, me qepje e gjëra. Më kanë ardhur mua në Tiranë, poshtë shtëpisë, të më gjuajnë. Kam lajmëruar Ardi Veliun në telefon, sepse unë kam qenë ish-drejtor në Ministrinë e Brendshme. Është marrë masë, i kanë marrë, i kanë kapur, i kanë lëshuar prapë.

Pyetje: Po sot pse e quajtën konflikt të çastit?

Avokati: Nuk e di fare. Unë s’kam asnjë konflikt me asnjë, është një sulm i egër barbar, i pamëshirshëm, që të na bëjnë presion, që të heqë dorë xhaxhai im nga prona. Unë kam nja 3-4 ditë që kam ardhur në Sarandë. Erdha se kishim gjyq sot, ndodhi pas gjyqit ky muhabet. Gjyqi vazhdon, është në avantazhin tonë, sepse ne kemi fituar masat, jemi pronarë. Si duket njerëz të tillë, primitivë, nuk janë mësuar të zbatojnë rregullat e shtetit. Këtu kanë zbarkuar bandat, këtu ka vetëm banda, që vijnë e gjuajnë. Nuk është rasti im i parë, në Sarandë është situata shumë e rëndë nga bandat, nga njerëz që gjuajnë. Nuk jam i vetmi rast unë. Uroj që shteti të funksionojë dhe t’i vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë bërë këtë masakër ndaj meje, ndaj xhaxhait tim dhe ndaj kushëririt tim, Albano Kuçi.

Marre nga Balkanweb

Tre mjete i zënë pritë, e nxjerrin me forcë nga ‘Benzi’/ Dhunohet me shkopa bejsbolli avokati 39-vjeçar në Sarandë, trupi i tij i mbushur me fraktura të rënda (DËSHMIA)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet marjel mejdi sherr ne sarande marjel mejdi sherr ne sarande

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet