Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ministri i deleguar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj duket se do të vijojë atë që ai e quan reformë në diplomaci.
Pas shkarkimit të disa diplomateve, ai shprehet se do të ketë levizje edhe më të thella.
Në një takim me gazetarët që mbulojnë politikën në portale dhe televizione, Cakaj ka bërë me dije se numri i të shkarkuarëve në diplomaci mund të dyfishohet, pasi reforma do të prekë të gjithë nivelet.
Në këtë takim ai tregoi se ministria që ai drejton po përgatit dhe një ligj që do i dërgohet shumë shpejt Kuvendit.
TARGAT “CD” DHE PASAPORTAT DIPLOMATIKE
Të parët që u prekën nga kjo reformë ishin disa diplomatë në Evropë, por dhe konsujt e nderit duke u hequr një privilegj siç ishte targa diplomatike. Ai tha se shumë diplomatë dhe Konsuj Nderi, kishin abuzuar me detyrën e tyre prandaj u morën masat për largimin e tyre. Targat “CD”, ishin një nga abuzimet që është bërë prej tyre dhe kjo solli masat e ashpra. Një tjetër benefit që Cakaj u ka kërkuar shumë personave ta dorëzojnë kanë qenë dhe pasaportat diplomatike. Ai tha se ata që e kanë tashmë e kanë fituar me ligj, por po ky ligj i detyron ata që ta kthejnë. “Janë shumë gjyqtarë që janë shkarkuar nga vettingu që nuk e kanë dorëzuar pasaportën, por që ligji i detyron që ta bëjnë një gjë të tillë”, tha ministri i deleguar. Po ashtu dhe shumë familjarë të deputetëve dhe ish deputetëve, janë përftues të një pasaporte të tillë, por ligji i detyron që ta kthejnë paraportën. Fëmijët e deputetëve që kanë kaluar moshën 18 vjeç, nuk mund të kenë më një pasaportë diplomatike, por sipas Cakajt ata vazhdojnë ta kenë. Ai komentoi dhe deklaratat që janë bërë kundër tij për shkak të këtyre lëvizjeve në diplomaci duke i quajtur meskin, këdo që është kundër tij.
LËVIZJET NË DIPLOMACI
Diplomatët dhe punonjësit e ambasadave nëpër botë të Shqipërisë, duket se janë të gjithë te rrëzikuar për vendin e tyre të punës. Kjo pasi ministria për Evropën dhe Punët e Jashmte, do të vijojë me ndryshime në radhët e saj.
Kjo u bë e ditur nga ministri i deleguar Gent Cakaj, gjatë një takimi me gazetarët. Ai tha se nëse deri tani numri i të larguarve është 30, ky numër mund të shkojë dhe 60 apo më shumë.
Të parët që do të pësojnë lëvizje janë diplomatët që u ka mbaruar mandati, por ende është në shqyrtim formula e largimit të tyre.
Cakaj u shpreh se nuk mund të bëhen lëvizje të menjëhershme, por do të ketë largime kohë pas kohe që të mos pësohet ngërç diplomatik. Më tej ai u shpreh se reforma do të përfshi dhe shpërndarjen e punonjësve të ambasadave nëpër botë.
“Nuk mund të lejohet që ne të kemi 13 apo 14 diplomatë në Kosovë dhe vetëm shtatë në Berlin, kjo nuk është një shpërndarje e sakte dhe për këtë po punojmë që të kemi një balancim sa më të mirë”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së tij.
Sipas ministrit të deleguar për Evropën dhe Punët e Jashmte, në Kosovë duhen jo më shumë se një ambasador dhe dy diplomatë për ta ndihmuar, pasi marrëdhënia me Kosovën është shumë e mirë.
Ai tha se të shkarkuarit do të zëvendësohen me diplomatë karriere, të cilët do të marrin drejtimin e amabasadave nëpër botë, por dhe studentët e ekselencës që janë përzgjedhur pas aplikimeve për punë do punësohen shumë shpejt.
Ai tha se jo nuk është zgjidhja me e mirë, por alternimi mes diplomatëve të karrierës dhe të rinjve, do të jetë në balancë.
Më tej përsa i përket konsujve, ai tha se heqja e targave nuk është masa e vetme që do merret ndaj tyre, por në do të ketë dhe shkarkime.
LIGJI PËR DIPLOMACINË
Gent Cakaj tregoi për mediat se një grup i posacëm pune po vijon shqyrtimin për ndryshimet në ligjin aktual, për ta përmirësuar atë.
Ai u shpreh se me ligjin aktual janë bërë shumë abuzime dhe prandaj është marrë një masë e tillë për të dërguar ndryshimet në Kuvend. Sipas ligjit të tanishëm, minsitri ka 20% të emërimeve ekskulizivitet të tij, për për Cakajn dhe me këtë kuotë janë bërë abuzime. Ligji i jep të drejtë ministrit që të emërojë drejtpërdrejtë ekspert të ndryshëm në diplomaci, por pa i caktuar detajimet të hollësishme, se çfarë mund të quhet ekspert. Për këtë gjë grupi i punës i drejtuar nga Armand Skopi po punon që dhe 20% të ketë kufizime që abuzimet të shkojnë drejt zeros.
DËBIMI I DIPLOMATËVE NGA IRANI
Sipas ministrit të deleguar për Evropën dhe Punët e Jashme me këtë shtet marrëdhënia është siç ka qenë që nga koha e dëbimeve, dhe ende nuk ka në tavolinën e tij një emër të ri për ambasador.
MARRËVESHJA SHQIPËRI-GREQI
Marrëveshja e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbetur në vend numëro. Kjo ishte përmbledhja e gjithë deklaratës së minsirtrit të deleguar për Evropën dhe Punët e Jashmte, Gent Cakaj. Sipas tij siatuata politike në Shqipëri, por dhe situata në Greqi ka bërë që negociatat të jenë të ngrira. Ai shton se Greqia është në një fazë afër zgjedhjeve, ndërsa Shqipëria me protestat e opozitës, duke bërë që marrëveshja të jetë aty ky ka qenë.
VKM E PRONAVE NË HIMARË
Gent Cakaj, ministri i deleguar për Evropën dhe Punët e Jashtme, është shprehur sot në një takim me gazetarët se e gjithë një problem teknik. Për sa i përket vonesës në botim në fletoren zyrtare, sipas tij ka qenë thjesht problem dhe jo një kërkesë nga qeveria greke.
NEGOCIATAT ME BE-NË
Shqipëria pret një rekomandim pozitiv nga strukturat e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave në qershor të këtij viti. Kur duhen dhe më pak se tre muaj nga ky vendim, minsitri i deleguar për Evropën dhe Punët e Jashmte, Gent Cakaj, shprehet optimist se vendimi i Komisionit Evropian do të jetë pozitiv.
Por shton se rritja e euroskepticizmit mund të bëjnë që ndezja e dritës jeshile të jetë në shtator apo dhjetor. Sipas tij kjo nuk ka të bëjë fare më avancimin e Shqipërisë në plotësimin e kërkesave nga BE, pasi shton se deri tani procesi ka ecur shumë mirë. Ai shton se hapja e negociatave nuk varet nga puna e bërë nga Shqipëria por dhe nga vendet e tjera, të cilat kanë të drejtën e votës.
BLLOKIMI NGA GREQIA
Një tjetër pikë e diskutimit mes minsitrit dhe gazetarëve ishte dhe mundesia e bllokimit të negociatave nga Greqia, për shkak të VKM-së për pronat në bregdet, ku preket dhe minoriteti. Po Cakaj i ka hedhur poshtë këto zëra duke thënë se helenët janë në një fazë zgjedhore dhe e gjitha që ta thonë është një retorikë politike. Sipas tij Greqia nuk mundet që të bllokoj integrimin e Shqipërisë, pasi vendi ynë ka mbështejte nga palët të treta, siç janë vendet Evropane dhe SHBA.
OFENSIVA NDAJ SERBISË
Serbia dhe Kosova janë tashmë në një fazë shumë të nxehtë të bisedimeve me njëri-tjetrin pas taksës 100% dhe fushatës së serbisë për heqjen e njohjes së Kosovës nga shtete të ndryshme.
Cakaj u shpreh sot se Shqipëria nuk do të rrijë duar kryq dhe shumë shpejt do të nisë një fushatë onfensive kundër Serbisë. Për këtë gjë nuk dha detaje, por premtoi se do të kishte një përgjigje shumë të qartë ndaj shtetit serb.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ndërkohë që Partia Demokratike ka paditur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe policinë për gazin lotsjellës dhe dhunën e përdorur kundër prot...
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se policia ka tmerruar të arrestuarit e protestës. Gjatë një dalje...
TIRANË– Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës për padinë e PD ndaj Lleshajt. Padia është bërë për përdorimin k...
TIRANË- Gazetari dhe botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi i ka drejtuar një letër të hapur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj pas incidentit që a...
TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se është bërë pjesë e atyre që ai i quan “zullume...
Tiranë- Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka komentuar së fundmi protestën e opozitës së 13 prillit dhe ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Në ...
Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha pas protestës së 13 prillit ka deklaruar së fundmi se populli i ka vënë kryqin qeverisë Rama dhe sipas tij nuk do të ndalet.B...
Tiranë- Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia iu ka bërë thirrje mjekëve që të refuzojnë trajtimin e pacientëve të prangosur në krevat dhe këtë e thotë duke iu refe...
TIRANË- Pas pezullimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar edhe Partia Demokratike, nëpërmjet ish-deputetes Albana Vokshi.Voksh...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë një deklaratë të fortë, pasditen e sotme, ndërsa komentoi situatën politike në vend dhe prot...