Rajoni

“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”/ Serbi kërcënon gazetaren kosovare në rrjete sociale

Gazetarja kishte publikuar një fotografi të vajzës së saj në “Instagram”, ku një person i ka shkruar në gjuhën serbe se ka shumë dëshirë të vrasë një shqiptar, madje edhe një fëmijë shqiptari.
Featured image of article: “Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”/ Serbi kërcënon gazetaren kosovare në rrjete sociale Gazetarja Zana Cimili

KOSOVË- Korrespondentja e televizonit N1 në Kosovë, Zana Cimili, ka marrë kërcënime me jetë në serbisht në rrjetet sociale.

Sipas “Gazetës Express”, thuhet se gazetarja kishte publikuar një fotografi të vajzës së saj në “Instagram”, ku një person i ka shkruar në gjuhën serbe se ka shumë dëshirë të vrasë një shqiptar, madje edhe një fëmijë shqiptari.

Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, lidhur me ngjarjen, ka ardhur një reagim nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që i konsideron të papranueshme thirrjet për dhunë dhe të gjitha kërcënimet ndaj grave gazetare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

AGK bën thirrje për distancimin nga gjuha e tillë dhe kjo qasje e rrezikshme ndaj gazetarëve.

Në reagimin e saj, AGK shprehet se pret nga institucionet kompetente që të zbulojnë sa më shpejt se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve.

Duhet vepruar menjëherë sepse reagimi i ngathët bën që rastet e këtilla të marrin hov, duke pas si qëllim futjen e frikës tek gazetarët”, thuhet në reagimin e AGK-së.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment