LIVE UPDATES
Politike

‘Me brekë nëpër këmbë votuat në 2008-ën’/ DEBATET brenda grupit të PD

19 Tetor 2021, 13:02 Nga DOSJA
‘Me brekë nëpër këmbë votuat në

Deputetët Spaho, Bylykbashi, Shehu, Vokshi etj., përveç rezervave të procedurave që ndjek lidershipi, thanë se po distancohen qëllimisht dhe nuk po angazhohen në çështje të caktuara. Ndërkohë tashmë është e qartë se mosdakordësitë mes Bashës dhe Berishës e kanë ndarë edhe Grupin Parlamentar.

Teksa një pjesë ankohej, një pjesë tjetër e deputetëve kanë mbrojtur vendimmarrjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit duket se këtë herë ishte përgatitur për t’iu përballur dallgës së sulmeve nga të tijtë brenda grupit dhe pasi doli për disa momente nga mbledhja për t’u rikthyer sërish, kreu demokrat sqaroi edhe një herë se përse e ndërmori vendimin.

Basha u shpreh para deputetëve të tij se vendimin e kishte marrë personal pikërisht për të shmangur atë që po ndodhte në Grupin Parlamentar: ndarjen mes mbështetësve të Berishës dhe të tij. Ndërkohë, këtë herë foli pa dorashka për ish-liderin demokrat. Basha akuzoi Berishën se po e kthen çështjen e tij personale të shpalljes “non grata” nga SHBA në çështje të PD-së. Ndërkohë, Basha ripërsëriti edhe një herë zotimin se ai nuk do të lejojë që të mblidhet asnjë forum i Partisë Demokratike për të marrë në shqyrtim një vendim të SHBA-së.

Ndërsa iu përgjigj edhe sqarimeve të Berishës, i cili thotë se forumi nuk do të shqyrtojë vendimin e SHBA-së, por të Bashës. Sipas kreut të PD-së, Berisha kërkon që ta bunkerizojë PD-në për interesat e tij personalë. Pasi mbajti këtë qëndrim, kreu i PD-së mbylli mbledhjen dhe u largua për t’u takuar me Ambasadorin e Gjermanisë.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA NE PD

Edmond Spaho: Na thoni që do të çojmë të mërkurën ndryshime pa i ditur njeri se çfarë po çoni. Po firmosim një letër pa kokë pa asgjë. Kjo nuk është Partia Demokratike. Ky nuk është modeli që neve na çon në sukses. Ne nuk jemi këtu njerëz pa integritet dhe njerëz që nuk kanë ide. Duhet të jenë gjërat e peshuara mirë. Janë ndryshime kushtetuese dhe s’mund të bëhen sot për nesër. Nuk duhet të ndikoheni nga propozimet e Ramës për organet e vetingut dhe ju ta përdorni në formë shkëmbimi.

Lulzim Basha: Ndoshta jemi keqkuptuar. Këtu ne kemi rënë dakord që këto janë çështjet. Këtë nuk po e them për herë të parë. Ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut normal që duhet të zhbëhen. Për këtë edhe ju jeni dakord.

Tritan Shehu: Ndryshimet kushtetuese nuk bëhen për tri ditë. Ndryshimet kushtetuese duan një proces shumë të gjatë diskutimi dhe vendimmarrjeje. Edhe ne që nuk jemi juristë, duhet ta kemi draftin, sepse mund të konsultohemi me juristët tanë të besuar. Unë nuk firmos një letër që vjen këtu pa kokë, pa asgjë.

Lulzim Basha: Çështjen “Becchetti” e kemi diskutuar. Ata s’e ngritën dhe ne do ta çojmë në Kushtetutë. Në grup nuk do ta diskutojmë nen për nen, por në parim

Tritan Shehu: Jo, nuk bëhet kështu. Nuk mund të vendosni ju një grup dhe ne të firmosim kështu pa konsultuar.

Gazment Bardhi: Grupi Parlamentar është një trupë politike që miraton në parim dhe nuk do të ulemi nen për nen të bëjmë draftin e të themi shtoje këtë e hiqe atë. Teknikalitetet i bëjnë ekspertët, ne biem dakord në parim. I lexojmë dhe nëse kemi diçka në parim, e themi. Por nuk ka ndodhur që të thuhet pse s’na e solle neve. Edhe Mondi e di shumë mirë se ka qenë kryetar grupi se si kanë ardhur letrat këtu dhe si janë firmosur. Kjo u bë për lehtësim që deputetët të mos vijnë disa herë. Nëse ka ndryshime rrugës, firmosim sërish.

Oerd Bylykbashi: Jam dakord me z. Spaho që nuk ka urgjencë. Unë kam qenë pjesë e të gjitha reformave të mëdha që janë bërë dhe s’ka ndodhur ndonjëherë që ne të sillnim amendamentet para se të diskutonim. Nga eksperienca e reformave të mëparshme, në fillim krijohej një platformë dhe diskutohej dhe pasi ezauroheshin diskutimet, atëherë e finalizonim në draft. Kështu e kemi bërë me ligjin për dekriminalizimin, kështu e bëmë për Reformën në Drejtësi, kështu e bëmë me Reformën Zgjedhore. Edhe para tri javësh këtë kërkova, që të kemi një strategji të qartë për reformat. Reformat duhet të bëhen për reformat dhe jo për t’iu përgjigjur Ramës, sepse kështu e dëmtojmë.

Edmond Spaho: Gabim kam bërë që kam vepruar ashtu. Kërkoj ndjesë që kam vepruar ashtu dhe ju duhet të mësoni nga gabimet e mia.

Gazment Bardhi: Mirë bën që kërkon falje, por nuk është ndonjë gjë, sepse kjo bëhet për të lehtësuar punën dhe jo për të fshehur ndonjë gjë.

Dashnor Sula: Ça na tregoni përralla me mbret këtu. Ju keni ardhur me brekë nëpër këmbë në prill të 2008-ës për të votuar ndryshimet kushtetuese që kërkonte Sali Berisha. Dhe janë ato ndryshimet kushtetuese që na sollën këtu. Ndërkohë tani na tregoni jo s’jemi konsultuar jo të lexojmë. Po ku jetoni ju?! Tani këtu jemi në mbledhje grupi apo jemi në komitetin e ringritjes së partisë në sheshin e “foltores”. Tani unë e kuptoj ku e keni hallin, por nuk ka lidhje me temën. Unë kam qenë nga ata që dola kundër në 2008-ën dhe e pagova se nuk u zgjodha më. Dhe pastaj, në 2009-ën, mezi formuam qeverinë.

Ramadan Lika: Nuk duhet që deputetët të ndahen me njëri-tjetrin. Duhet të funksionojmë si një grup. Duhet të japim ide dhe mirëkuptim dhe të mos kërkojmë llogari. Bashkimi është i domosdoshëm që edhe ne të mos ndahemi jo të Berishës, jo të Bashës. Kush i fryn kësaj i bën një dëm të madh bazës së PD-së.

Lulzim Basha: Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekulimeve, gënjeshtrave e shpifjeve të ulëta ndaj meje, me të cilat po bombardohet prej disa javësh anëtarësia e Partisë Demokratike dhe opinioni publik. E kam përjashtuar dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime investimin e kohës dhe energjive në shfaqje publike me “më the, i thashë, e më tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e thjeshtë: nga përballje e opozitës me qeverinë, e shndërrojnë në hidh e prit të ish-kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetëm para katër muajsh me parimin “një anëtar, një votë”, që jam unë.

Këtë kënaqësi apo dhuratë, Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë. Unë e refuzoj arenën ku më ftojnë spekulimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tetëvjeçare apo gjashtëmbëdhjetëvjeçare të kundërshtarëve të mi politikë në Partinë Socialiste, që sot i recitojnë të zemëruarit dhe të keqkuptuarit me vendimin tim për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së me kërkesën e SHBA-së për shkak të shpalljes së tij “non grata” prej tyre. E kam shpjeguar kontekstin dhe barrën e këtij akti ditën që e shpalla. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së, nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të Partisë Demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie.

Edhe sikur të jem unë i godituri i këtyre vendimeve. Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokratike nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, i Kosovës dhe kombit shqiptar, që është SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve për rrotacionin e pushtetit dhe normalizimin e demokracisë në vend. Orientimi perëndimor, pro-amerikan, euroatlantik e pro-europian, janë për Partinë Demokratike më shumë se përcaktime në statutin dhe dokumentet e saj. Janë identiteti i saj, kanë lindur në një orë me të, janë e do të jenë ADN-ja e saj.

Vota e anëtarësisë së Partisë Demokratike me obligon mua, forumet, të zgjedhurit dhe gjithë anëtarët e PD-së të qëndrojmë në këtë orientim, ta mbrojmë atë. Po lëshuam këtë busull, nuk jemi më Partia Demokratike. Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për transparencë e drejtësi. Për fat të keq, ai po kërkon ta lidhë shpalljen e tij “non grata” me fatin e Partisë Demokratike. Në një anë ai po thotë nuk do të votojmë vendimin e qeverisë amerikane për shpalljen e tij “non grata”.

Nga ana tjetër po kërkon të votojë vendimin e Lulzim Bashës që është marrë në respekt të vendimit të SHBA-së. A nuk është e njëjta gjë në aspektin e pasojave politike për PD-në? Përtej tymnajave, plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij. Kjo është pa asnjë perspektivë qoftë për PD-në, qoftë për vetë Berishën. Dhe askush me një fije përgjegjësie ndaj sakrificës së demokratëve, duke nisur nga unë i pari, nuk mund dhe nuk do ta pranojmë këtë.

Marre nga Panorama

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike grupi parlamentar i pd lulzim basha partia demokratike grupi parlamentar i pd lulzim basha partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet