LIVE UPDATES
Bota

Me bagazh të rëndë: kancelarja Merkel në Kinë

5 Shtator 2019, 06:47 Nga DOSJA
Me bagazh të rëndë: kancelarja Merkel në Kinë

GJERMANI- Ka pasur kohë, kur marrëveshjet ekonomike me vlerë 150 miliardë euro konsideroheshin më tepër si suvenire të vogla, të një vizite qeveritare në Pekin. Dhe një kryetare e qeverisë gjermane ishte në gjendje të bisedonte para kamerave me një klerik kinez për kohën e tij në burg në Kinë. Këto kohë kanë marrë fund.

Kur kancelarja gjermane Angela Merkel udhëton më 5 shtator në Republikën Popullore të Kinës, në avionin qeveritar është edhe një delegacion gjerman i biznesit. Në programin dyditor, krahas takimeve me drejtuesit politikë kinezë është edhe një takim me studentët. Por marrëdhënia me Kinën është më komplekse se kurrë dhe lista e temave të parehatshme e gjatë.

Të drejtat e njeriut: Xinjiang dhe Hong Kong

Pak para udhëtimit të planifikuar të Merkelit, Joshua Wong, një drejtues i lëvizjes protestuese në Hong Kong, i kërkoi në një letër të hapur ndihmë kancelares. Gjatë vizitës së saj të fundit, Merkeli arriti që Liu Xia, e veja e disidentit të ndjerë dhe e Nobelistit të Paqes Liu Xiaobo të lejohet të largohet nga Kina. Por bisedimet për shkeljet në rritje të të drejtave të njeriut në Kinë po bëhen më të vështira dhe të rralla. Për një periudhë kohe dialogu për të drejtat e njeriut të dy vendeve u pezullua. Kritika e Ministrit të Jashtëm gjerman për marrëdhëniet e Kinës me ujgurët shkaktoi një skandal. Besohet se një milionë ujgurë muslimanë mbahen kundër vullnetit të tyre me detyrim në provincën perëndimore Xinjiang.

Kërcënimi i rënies ekonomike

Kina është furnizuesja më e rëndësishme i Gjermanisë dhe pas SHBA dhe Francës blerësja më e rëndësishme e eksporteve gjermane. Në vitin 2018, të dyja vendet shkëmbyen mallra me vlerë 199.3 miliardë euro. Por Kina nuk është vetëm partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, por edhe një konkurrente tregtare. Në fillim të vitit, Konfederata e Industrisë Gjermane paralajmëroi në një dokument politikash bazë për një “konkurencë sistemesh” me modelin ekonomik “të mbizotëruar nga shteti” i Kinës. Sipas ekonomistëve, Gjermania ndodhet në fillim të një recesioni. Frika për një rënie ekonomike mund të nxisë përpjekjet e Gjermanisë për marrëdhënie më të mira tregtare me Kinën.

Rruga e re e Mëndafshit

Sepse ndikimi ekonomik i Kinës në Evropë po gjen vazhdimisht rrugë të reja. Në formën e porteve dhe linjave hekurudhore: me një projekt global të infrastrukturës, të ashtuquajturin Nisma Belt and Road (BRI), Kina dëshiron të zgjerojë rrugët e komunikimit mes detit dhe tokës për në Afrikë dhe Evropë. Disa shtete anëtare të BE-së tashmë kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me këtë projekt. Sidoqoftë, ekziston frika se përmes kësaj “rruge të re të mëndafshtë” Kina mund të ushtrojë jo vetëm ndikim ekonomik, por edhe politik. Një shembull është Greqia, e cila është një nga anëtarët e parë të BE që merr pjesë në projektin BRI. Greqia vuri në 2017 veton ndaj një deklarate të përbashkët për të drejtat e njeriut të BE, e cila denonconte shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë. Ekspertët druhen se vende të tjera të BE mund të ndjekin shembullin e Greqisë.

SHBA, Irani – dhe Huawei

Mosmarrëveshja e vazhdueshme tregtare midis SHBA dhe Kinës po rëndon gjithashtu marrëdhëniet e Gjermanisë me të dyja vendet. Me tërheqjen e tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Presidenti amerikan Donald Trump e ka shtuar presionin mbi qeverinë gjermane. Kina, nga ana tjetër, e mirëpriti Ministrin e Jashtëm iranian Zarif Mohammad Javad Zarif për bisedime në Pekin, për të siguruar stimuj ekonomikë, që Irani të mbetet në marrëveshjen bërthamore. Gjermania mund të ndodhet midis fronteve. Pozicioni i Republikës Federale ndaj Huaweit gjithashtu sjell tensione të tjera në lidhje me SHBA dhe Kinën. Grupi kinez i telekomunikimit është furnizues kryesor për përhapjen e teknologjisë 5G, por midis ekspertëve të sigurisë për të ka diskutime. SHBA i ka përjashtuar teknologjitë e Huaweit nga zgjerimi i rrjetit të vet. Gjermania është e pavendosur.

Marrëveshja BE-Kinë

Një suvenir nga vizita e Merkel, e cila veçanërisht do të kënaqte skeptiken ndaj Kinës dhe partnerin e BE, Francën, do të ishin premtime kineze në marrëveshjen e planifikuar tregtare midis BE dhe Kinës. Berlini ka sinjalizuar tashmë se do t’i përdorë kontaktet e tij të mira me Pekinin gjatë kryesimit të Këshillit të BE në vitin 2020, në favor të një takimi të përbashkët të nivelit të lartë BE-Kinë në Gjermani. Në Pekin, Merkel mund të bëjë këto ditë punë të rëndësishme përgatitore.

Gjendja e marrëdhënieve

Komisioni Evropian kohët e fundit e ka shpallur Republikën Popullore një “rival të sistemit”. Vetë Berlini mban një raport me Pekinin, të cilin të dy palët e quajnë një “partneritet strategjik gjithëpërfshirës”. Përfaqësuesit e qeverisë gjermane dhe të asaj kineze tashmë janë takuar pesë herë për konsultime të përbashkëta. Edhe një manovër e përbashkët ushtarake e ushtarëve gjermanë dhe atyre kinezë u zhvillua në Gjermani, për herë të parë këtë vit. “Kina është një partner strategjik, por edhe konkurente”, e përshkruan kancelarja Merkel situatën. Por ambivalenca shkakton pasiguri në Gjermani dhe jashtë saj.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela merkel marredhenia kine gjermani merkel vizite ne kine angela merkel marredhenia kine gjermani merkel vizite ne kine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet