LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbyllur nga COVID-19; pandemia gjunjëzon biznesin e vogël në Shkodër

4 Gusht 2020, 13:59 Nga DOSJA
Mbyllur nga COVID-19; pandemia gjunjëzon biznesin e vogël në

SHKODËR- Epidemia e koronavirusit të ri SARS-CoV-2, ka përkeqësuar dukshëm situatën ekonomike e sociale në Shkodër, duke sjellë rritje të numrit të të papunëve apo bizneseve të vogla të cilat kanë mbyllur aktivitetin – ndërsa qyteti verior renditet i dyti pas Tiranës për numrin e të prekurve dhe viktimave nga COVID-19. Sipas të dhënave zyrtare nga marsi deri në qershor 2020, janë 166 subjekte që kanë deklaruar pezullim e aktivitetit pranë zyrë së Tatim Taksave, ndërsa nga 4600 biznese të vogla në Shkodër gati gjysma e tyre nuk kanë punuar fare gjatë periudhës së pandemisë.

Kreu i sindikatës së pavarur në Shkodër, Albert Tukaj shprehet për BIRN se ndihma për punonjësit e bizneseve të vogla nga shteti nga qenë minimale. “Përfitimi nga shteti ka qenë minimal pasi kryesisht pagën e luftës e kanë marrë punonjësit e fasonerive apo ato që janë të punësuar në biznese të mëdha, sipas listave që kanë dërguar administratorët e këtyre bizneseve,” tha Tulkaj. Tregtarët shprehen se për shkak të situatës së krijuar nga emergjenca shëndetësore, ka pasur një rënie të ndjeshme të shpenzimeve nga konsumatorët; ndërsa të ardhurat nga turistët e huaj thuajse janë zhdukur për shkak të bllokimit të kufijve.

Rënia e konsumit dhe e turizmit po sjell një efekt zinxhir që shtrihet nga fermerët e deri të bizneset e shërbimit – të cilat të vendosura në vështirësi janë detyruar të shkurtojnë personelin. E sikur të mos mjaftonte ekonomia në rënie, Shkodra përballet dhe me një numër të lartë të prekurish dhe viktimash nga COVID-19. Sipas burimeve zyrtare nga Prefektura deri më 27 Korrik 2020 në bashkinë Shkodër janë të identifikuar infektuar nga koronavirusi 389 pacientë, nga të cilët 45 janë aktivë, ndërsa kanë humbur jetën 30 persona, nga të cilët 18 me COVID19 dhe 12 me COVID-19 por dhe me diagnoza tjetër shoqëruese.

Në rrugët e Shkodrës vërehen mjaft ambiente të mbyllura në të cilët është vendosur tabela “Jepet me qira”, ose “Mbyllur nga COVID-19 “. Edhe ato biznese që qëndrojnë hapur dhe vazhdojnë aktivitetin shprehen se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm pasi njerëzit shpenzojnë më pak, sepse edhe ato që kanë punë nuk kanë siguri për të ardhmen. “Ka rënie të blerësve, blejnë më pak,” ankohet Paulin Marku, i cili prej 25-vjetësh shet fruta dhe perime. “Nëse më parë dikush blinte dy a më shumë produkte, tani blen vetëm një dhe më pak në sasi,” shtoi ai.

Problemet ekonomike kanë prekur dhe fermerët. Ato ankohen se prodhimi shitet pak – si me shumicë ashtu edhe me pakicë, pasi kanë rënë blerjet. Kujtim Plangaj, një fermer në fshatin Boks të njësisë administrative të Postribës, i cili prej 30 vitesh merret me kultivimin e qepës, thotë se  këtë vit prodhimi është i bollshëm, por çmimi tepër i ulët bën që të mos nxjerrë dot as shpenzimet e mbjelljes dhe punës së punëtoreve. Baret e kafenetë e hapura pas periudhës së izolimit po hasin gjithashtu në vështirësi dhe kanë shkurtuar personelin.

Indrit Mani tregon se ka qenë i punësuar në një lokal në lagjen ‘Tre Heronjtë’ para izolimit. Kur u rihapën bizneset filloi punën por pas një muaji pronari i thotë se ai bashkë me një tjetër duhet të largoheshin pasi do kishte shkurtim personeli. “Duke qenë se jemi në verë shkova për të punuar në plazhin e Velipojës dhe nisa punë si kamarier,” tregon Mani. “Por para pak ditësh dhe aty e ndërpreva punën, pasi pronarit i ra ndjeshëm frekuentimi pasi u mbyll muzika natën,” shtoi ai. Për shkak të përhapjes së COVID-19, këtë vit numërohet një numër tejet i ulët i turistëve të huaj që kanë kërkuar informacione pranë zyrës së informimit turistik në qytetin e Shkodrës.

Përgjegjësi i kësaj zyre, Renato Lumçi thotë se gjatë kësaj periudhe interesimi i turistëve për të kërkuar informacione në lidhje me pikat turistike dhe guidat e ndryshme pothuajse ka qenë zero. Nga 2500 turistë që ka patur vitin e kaluar, tashmë në muajin korrik – që është piku i sezonit turistik, numërohen vetëm 25 turistë që janë paraqitur pranë zyrës së informcionit. Të vetmit që kanë vizituar Shkodrën në këtë sezon veror kanë qenë turistët vendas si dhe një numër i vogël shtetasish nga Kosova.

Behar Asllani, pronar i një lokali në Velipojë shprehet se aktiviteti i tij gjatë muajit qershor ishte thuajse i zbrazët, ndërkohë që shumë sipërmarrës po shpresonin që korriku dhe gushti të ishin më fitimprurës. Fatkeqësisht, edhe pse në korrik pati një rritje të aktivitetit në krahasim me muajin e mëparshëm, akomodimet në Velipojë mbetën rreth 30% të kapacitetit, duke e shtyrë Asllanin të bënte shkurtime të stafit.

“Në lokal u vendosën më pak tavolina për shkak të distancimit, por darkave me muzikë live kishte frekuentim,” shpjegoi Asllani, ndërsa shtoi se “tani që kjo u ndërpre, çdo natë në lokalin tim nuk zihen më shumë se dy tavolina.” Sipërmarrësi nga Velipoja është detyruar të largoj nga puna dy kamerierë, një banakier dhe një ndihmës kuzhinier. “Nuk i përballoj shpenzimet,” tha ai. “Shpresoj disi tek muaji gusht por duket se ky vit po shkon me humbje, se për fitim nuk bëhet fjalë,” përfundoi Asllani.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kalaja e shkodrës pasojat e covid-19 kalaja e shkodrës pasojat e covid-19

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet