LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Mbyllja e hyrje-daljeve/Bizneset kundër: Nuk jemi kriminela të sillni 100 policë

7 Dhjetor 2021, 10:21 Nga DOSJA
VD-Mbyllja e hyrje-daljeve/Bizneset kundër: Nuk jemi kriminela të

DURRËS– Inspektorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë vijuar mbylljet e hyrje-daljeve të rrezikshme në Sukth të Durrësit. Kjo është kundërshtuar nga pronarët e bizneseve të cilët pretendojnë se nuk janë njoftuar për këtë vendim i cili sipas tyre po i falimenton. Ata shprehen se prej vitesh kanë paguar taksat e biznesit, ndërsa tani po quhen të paligjshëm.


Në një debat me punonjësit e ARRSH-së, pronarët e biznesve thonë se nuk janë kriminelë që të trajtohen në këtë formë, duke sjellur forca të shumta policie.

“Kemi vite qe paguajmë taksa dhe detyrime, tani na quani të paligjshëm”, thotë njëri prej tyre.

“Ne duam të hamë bukë, të paktën të sillnit një njoftim“, pretendon një tjetër.

“Jemi në hall, ku do shkojmë? Do i nxjerrim punonjësit në rrugë. Nuk jemi kriminelë që na sjellin 100 policë’, shprehet një tjetër.

Në mbështetje të tyre ka dalë edhe Kreu i Dhomës së Tregtisë, Alban Isteri, i cili ka kërkuar ndërprerjen e këtij aksioni, deri në sqarimin e situatës. Ai deklaron se si pasojë e këtij aksioni preken 900 biznese dhe 2 mijë punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë.

ARRSH në mënyrë të jashtëligjshme, pa asnjëlloj njoftimi dhe pai dhënë rrugëzgjidhje të tjera bizneseve po tentojnë të mbyllin daljet e bizneseve dhe aksesimin e tyre me rrugë dhe i bie që bizneset të mos kenë akses dhe të mbyllin aktivitetin e tyre, sepse siç e dini të gjithë nuk ekziston një rrugë dytësore siç është nga Tirana në Vorë, nga Vora në Durrës s’ka rrugë dytësore. Përmes këtij aksioni ARRSH kërkon mbylljen e këtyre bizneseve, bëhet fjalë për më shumë se 800 biznese të cilat kanë akses dhe lëvizin përmes kësaj rruge, të cilat me vazhdimin e këtij aksioni mbyllin aktivitetin e tyre. Ne kërkojmë të ndërpritet ky aksion sepse bëhet fjalë për biznese që kanë mbi 20 vite që e ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë këtij segmenti me të gjitha rregullat. Ne e mirëkuptojmë pjesën e rrezikut të hyrjeve dhe daljeve në autostradë por s’është kjo mënyra e zgjidhjes. Palët të ulen e të diskutojnë për një zgjidhje permanente, një zgjidhje do ishte ndërtimi i një rruge dytësore dhe të kemi mundësi që bizneset të kenë mundësi të aksesojnë. Nëse nuk merret parasysh bizneset do të përshkallëzojnë protestën e tyre në rrugë të tjera”, tha Isteri.

Përfaqësuesit e bizneseve paralajmëruan se në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre, protesta do përshkallëzohet.

Inspektori i ARRSH u shpreh se nuk mund të ndalohet aksioni, pasi urdhri është ndryshe dhe hyrje-daljet e piketuara për t’u mbyllur janë pa leje dhe jashtë rregullave duke u kthyer në burim aksidentesh.

Pronarët e bizneseve u ngritën dhe ditën e djeshme në Maminas kundër këtij aksioni, duke pretenduar se nuk ishin njoftuar si dhe duke kërkuar një rrugë dytësore në të cilën të kryejnë normalisht aktivitetin e tyre si biznese. Pavarësisht pretendimeve të tyre, ARRSH ka vijuar me aksionin që ka nisur që prej 27 nëntorit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh mbyllen hyrjet-daljet ne autostrade protesta e bizneseve ne durres arrsh mbyllen hyrjet-daljet ne autostrade protesta e bizneseve ne durres

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet