Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BALLSH- Gratë naftërare të Ballshit kanë lënë sot ambientet e rafinerisë, pasi kryesia me tetë përfaqësues u ul në tryezë me kryeministrin Edi Rama. Takimi u zhvillua në Bashkinë e Fierit. Kreu i qeverisë mbërriti në Fier në orën 18:00 dhe pas më shumë se dy orësh doli nga takimi, pa arritur asnjë lloj negociimi përfundimtar me naftëtarët.
I pari që foli për mediat ishte kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, i cili tha se pagat që ishin të panegociueshme për ta, nuk u morën përsipër nga asnjë palë. Ai tha se do të mblidhej sërish me naftëtarët e më pas do të shikonin se çfarë do të vendoset.
Ndërsa Rama, përpara gazetarëve, tha se nuk mban dot përgjegjësi për pagat e prapambetura, pasi i takojnë kompanisë e jo qeverisë. Kryeministri premtoi mbështetje financiare, por jo pagat. Ai tha se gjithsesi takimet me naftëtarët, do të vijojnë.
Gratë naftëtare, u larguan me shpresë pas ditës së 26 të grevës.
“Zgjidhje shpresojmë se do të ketë. Se ne nuk kemi bukë për fëmijët tonë. Siç e besuam duam edhe zgjidhje. Shpresoj që ky takim të jetë pozitiv. Ne kërkojmë rifillimin e punës dhe pagat. Sakrifikuam 26 ditë për pagat tona,”- u shprehën gratë naftëtare teksa lanë rafinerinë.
Ky takim u bë i mundur falë marrëveshjes që propozuan ditën e djeshme gratë naftëtare nga Ballshi ku kërkuan që të kishin një takim me Ramën. Kryeministri u shpreh mjaft i lumtur që u arrit të merrej ky vendim nga ana e tyre duke iu thënë se sot do të ishte vetë i pranishëm në Ballsh.
Naftëtaret e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 29 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim para pak kohesh me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk përfundoi me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej 26 ditësh u zevendësuan nga gratë që punonin në uzinë, të cilat konsumuan vetëm ujë me sheqer.
(a.b;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë gjatë ditës së sotme. Sipas IGJEUM, sot n...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka përfunduar kontrollin e imtësishëm mbi aparatet celularë të nënë e bijë që e vetëflijuan në banesën e tyre në Kombina...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin që sekuestroi 2.6 ton kanabis në Mal të Zi, gjatë të cilit janë vënë në pranga tre per...
GJIROKASTËR– Shkolla ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër është mbyllur për shkak të numrit të lartë të mësuesve të infektuar me Covid-19. Tashmë, mësimi për nxënës...
ELBASAN– Shkrimtari Dhimo Tarusha ka ndërruar jetë nga Covid-19. Mësohet se shkrimtari është shuar pak orë më oarë, në spital, ku ishte shtruar prej disa ditësh...
DURRËS– Zyra Selimi, 78 vjeçe është gjetur e vetme pasditen e sotme në Shkozet. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend asnjë p...
TIRANË– Këngëtarja Rovena Dilo ka rifolur për ish-lokalin e saj me emrin ‘Bar Rovena’, që e kishte trashëgimi nga gjyshja e saj, në tokën e të cilit,...
VLORË– Një shtëpi e braktisur në qytetin e Vlorës është shkrumbuar tërësisht. Mësohet se një grup të rinj, të dyshuar të pastrehë, kanë ndezur një zj...
SHQIPËRI– 559 viktima, 11,555 të infektuar aktivë dhe 12,092 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që numri i ...