LIVE UPDATES
Bota

Mbyllet votimi në Hungari, sondazhet: Orban ka epërsi të ngushtë

3 Prill 2022, 18:52 Nga DOSJA
Mbyllet votimi në Hungari, sondazhet: Orban ka epërsi të

HUNGARI- Mbyllen qendrat e votimit në zgjedhjet hungareze, në të cilat kryeministri nacionalist pro-Putin, Viktor Orban kërkon një mandat të katërt radhazi. Hungarezët kanë votuar më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.

Për dallim nga zgjedhjet e mëhershme, opozita hungareze është bashkuar në një koalicion dhe synon që ta largojë nga pushteti Orbanin dhe partinë e tij Fidesz. Sondazhet thonë se Fidesz dhe partnerët e tij kanë një epërsi të ngushtë ndaj gjashtë partive opozitare që janë bërë bashkë.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 8 milionë persona, por një pjesë e rëndësishme e elektoratit, në ditët e fundit të fushatës është deklaruar e pavendosur. Gara e ngushtë rrit shqetësimet se Orban nuk do të respektojë mbajtjen e zgjedhjeve fer.

Në një lëvizje të paprecedent për shtetet e Bashkimit Evropian, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka dislokuar një mision monitorues të zgjedhjeve, pas shqetësimeve se mund të ketë manipulim të votave dhe përdorim të burimeve shtetërore që do t’i jepnin një avantazh të padrejtë partisë në pushtet.

Ndërkaq, çështjet e brendshme kanë mbetur në hije gjatë fushatës, e cila u dominua nga lufta në Ukrainë, shtet në kufi me Hungarinë. Edhe pse Orbani në përgjithësi e ka mbështetur Ukrainën, ai ka refuzuar që të lejojë që armët e NATO-s të transferohen përmes shtetit të tij për në Ukrainë, duke thënë se Hungaria duhet të qëndrojë jashtë luftës.

Ai mesazh, sipas liderit opozitar, Peter Marki-Zay, e ka bërë votimin e 3 prillit të thjeshtë:

“Pyetja është e qartë: [Presidenti rus, Vladimir] Putin apo Evropa”.

Marki-Zay,49 vjeç, gjatë një interviste për Shërbimin Hungarez të Radios Evropa e Lirë, e quajti Orbanin “tradhtar” që sipas tij po vë hungarezët në rrezik.

“Unë vazhdoj të them se ne duhet ta ndalim Putinin, jo Brukselin. Le të jemi vetëm një herë në anën e duhur të historisë, le të jemi vetëm një herë në anën e fitores”, tha ai.

Ndërkaq, Orban e ka përdorur luftën për të përzier konservatorizmin dhe nacionalizmin, që i ka lejuar atij të qeverisë në 12 vjetët e fundit, me të ashtuquajturën supershumicë në Parlament, pasi ka pasur të paktën dy të tretat e ulëseve duke i lejuar Fideszit që të bëjë ndryshime pa pasur nevojë për votat e opozitës.

Gjatë një tubimi më 1 prill, Orban paralajmëroi se një fitore e opozitës do të bënte se armët të shkonin në Ukrainë “ditën tjetër”, ndërkaq importet e energjisë nga Rusia do të ndërpriteshin, që sipas tij, do të dëmtonin hungarezët dhe ekonominë e vendit.

Ai po ashtu ka kritikuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili e ka kritikuar Qeverinë hungareze për lidhjet me Moskën.

Zgjedhjet janë gjithmonë të rëndësishme, por me luftën dhe mundësinë e një krize ekonomike në Evropë, rreziku është më i lartë se kurrë”, tha Orban gjatë një interviste dhënë më 1 prill për Radio Kossuth.

Përveç zgjedhjeve të përgjithshme, hungarezët më 3 prill votojnë edhe për referendumin për çështjet e komunitetit LGBTQ, pasi Hungaria votoi një ligj vitin e kaluar, që u cilësua si homofobik. Referendumi do të përfshijë pyetje për programin e edukimit seksual në shkolla dhe qasjen e informacioneve për fëmijët lidhur me ndryshimin e gjinisë.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota peter marki-zay viktor orban zgjedhjet ne hungari peter marki-zay viktor orban zgjedhjet ne hungari

Sondazh

Poll
Bota 3 Prill 2022, 17:32

Beteja në Bucha tregon pse Rusia humbi vrullin

UKRAINË- Dy ose tre javë pas luftës, pushtuesve rusë iu mbarua vrulli. Në këtë rrugë në Bucha, pranë kryeqytetit Kiev, mund ta shihni pse. BBC shkruan se t...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet