Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Mbi 63 mijë viktima, SHBA vendi më i goditur në botë/ Studimi: Virusi do të jetojë edhe për dy vite të tjera
1 Maj 2020, 14:45Nga DOSJA
SHBA– Në bazë të një studimi që ka bërë gazeta prestigjioze Neë York Times, është zbuluar se në 5 javë, nga 8 marsi deri më 11 prill, sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, numri total i vdekjeve në 7 shtete ku ka shpërthyer Covid-19 është rritur me 50% mbi normalen.
Ndërkohë studimi është bërën në këto shtete: Nju Jorku, Nju Xhersi, Miçigan, Masaçusets, Ilinois, Merilend dhe Kolorado. Vihet re se rritja e papritur e numrit total të vdekjeve gjatë pandemisë, në shumicën e rasteve i është vlerësuar sikur ka ardhur nga shkaqe të tjera, por në të vertëtë ka pasur lidhje me Covid-19.
Pas kësaj goditje të rëndë SHBA sot numëron mbi 1 milionë të prekur nga virusi vdekjeprurës, ndërsa janë kryer 5.5 milionë teste deri më tani.
Sipas ABC Neës është mësuar se ky është një numër testesh shumë i ulët prandaj dhe bilanci i viktimave mund të mos jetë i saktë. Gabimet në statistika mund të jenë rezultat edhe i testimeve të pasakta.
Por sipas ekspertëve mendohet se virusi mund të zgjasë të paktën edhe për 18-24 muaj të tjerë, derisa 70% e popullatës në botë të jetë infektuar apo deri në arritjen e një vaksine.
Dy epidemiologë të rëndësishëm janë autorë të këtij studimi dhe shprehen se nuk ka një datë kur mund të gjendet një vaksinë kundër koronavirusit, edhe pse viti 2021 shikohet si një afat i mundshëm.
Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit. Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.
MAQEDONIA E VERIUT– Koronavirusi nuk po ndalet në Maqedoninë e Veritu. Sipas të dhënave të publikuara nga Minsitria e Shëndetësisë, bëhet me dije se gjatë...
KOREJA E JUGUT– Një ish-zyrtar i Koresë së Veriut është shprehur për mediat e huaja se është 99% i sigurt se diktatori Kim Jong-un ka ndërruar jetë gjatë ...
BRITANI E MADHE– Pse një vend me kapacitete të mjaftueshme dhe paisje mjekësore në dispozicion po shënon kaq shumë viktima?Së fundmi në një artikull të CNN treg...
KOSOVË– Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë sot se partia e tij do të respektojë çdo vendim që mund të merret nga Gjykata K...
STAMBOLL– Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 maji lidhet me protestat dhe tubimet masive e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikago...
SHBA– Një shtëpi funerali në qytetin e New York-ut, u gjet e tejmbushur me dhjetëra trupa të pajetë si pasojë e Covid-19, prandaj është detyruar t’i ruajë kufom...
BRITANI E MADHE– Ditën e sotme kanë humbur jetën të paktën 674 persona nga Covid-19 në Britaninë e Madhe duke e çuar në 26.711 numrin total të vdekjeve ...
ZVICËR– Mungesa e trasparencës që ka treguar Kina në lidhje me situatën e Covid-19 ka ngjallur shumë debat nga liderët botërorë, madje Trump dhe shumë s...
AUSTRALI– Ditën e sotme i gjithë vendi ka raportuar vetëm 16 raste të reja, një rënie e ndjeshëm kjo pasi më 28 mars vendi shënoi 460 raste të reja brenda një d...
SHBA- Presidenti Donald Trump bëri akuzën eksplozive se koronavirusi që ka shkaktuar miliona infeksione dhe shkatërroi ekonominë globale mund të jetë krijuar në...