LIVE UPDATES
Bota

“Mbështetën rrëzimin e Kurtit”, marrëdhëniet ShBA-Kosovë në vështrimin e analistëve amerikanë

11 Prill 2020, 21:05 Nga DOSJA
“Mbështetën rrëzimin e Kurtit”,

Analisti Daniel Serwer, zëvendës presidenti i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson dhe ish zyrtari i Departamentit të Shtetit, James Hooper, në biseda me Zërin e Amerikës shfaqën vlerësime të ndryshme. “Mendoj që Shtetet e Bashkuara ishin të pakënaqura me zotin Kurti dhe e mbështetën rrëzimin e tij. Po”, tha zoti Serwer. Për Damon Wilson nga Këshilli Atlantik, janë qytetarët e Kosovës ata që përcaktojnë udhëheqësit e qeverisë dhe jo fuqitë e huaja.

“Po është e vërtetë se kishte një trysni ndërkombëtare dhe posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara ndaj kryeministrit Kurti rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe çështjeve të lidhura me Serbinë. Trysni serioze në këtë rrafsh. Por, fundi i fundit, është në duart e parlamentit dhe qytetarëve të Kosovës të zgjedhin qeverinë e tyre, të zgjedhin koalicionin që funksionon dhe i çon çështjet përpara”, tha zoti Wilson.

James Hooper thotë se për qeverinë amerikane, çështja më e rëndësishme është një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do t’i jepte fund konfliktit ndërmjet të tyre. Por, kryeministri Kurti, thotë ai, ju kundërvu kësaj çështjeje dhe qeveria amerikane e ka parë atë si pengesë.

“Dhe ajo që ndodhi është se ai lejoi që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të rrezikohen nën udhëheqjen e tij. Tani ai është i brishtë përballë akuzave dhe mendoj se janë akuza të drejta, se ai keqmenaxhoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Mendoj se në Kosovë ka shumë gjera që udhëheqësit mund apo nuk mund t’i bëjnë dhe mund të kritikohen apo jo, por me sa marr vesh unë, marrëdhëniet me Amerikën janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sikundër që mendoj se situata në Kosovë është e rëndësishme për qeverinë amerikane”, tha zoti Hooper.

Por, sa janë dëmtuar marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës?

“Nuk mendoj se janë dëmtuar seriozisht ende, në Kongres. Mendoj se në Kongres ka një mirëkuptim për situatën në Kosovë dhe më shumë tolerancë për situatën. Mendoj se me administratën janë goxha të dëmtuara dhe nuk është dashur të jetë kështu. Ky është problemi që unë e shoh”, tha zoti Hooper.

“Realiteti është se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të posaçme. Kosova ekziston sot si vend i pavarur në masë të madhe për shkak të Shteteve të Bashkuara, për shkak të udhëheqjes sonë, për shkak të ushtrisë sonë, për shkak të diplomacisë sonë. Ne jemi krenar për këtë. Mendoj se qytetarët e Kosovës janë krenar për këtë po ashtu”, thotë zoti Wilson, duke thekuar se ka pasur shumë zyrtarë amerikanë që ishin të brengosur se Kosova e ka mbështetur veten për muri me qëndrimin e saj kundrejt tarifave prej 100 për qind ndaj Serbisë.

“Dua të them atë çfarë i kam thënë verën e shkuar kryeministrit. Kosova duhet të zgjerojë mbështetjen për vete në komunitetin ndërkombëtar. Ajo varet shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Donald Trumpit, janë të pasigurta. Kjo administratë është krejt ndryshe nga administratat e kaluara amerikane”, tha zoti Serwer.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha pas rrëzimit të qeverisë së tij se qëllimi ishte heqja e pengesës për planin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç për shkëmbim territoresh. Ai u shpreh i bindur se ka një plan të tillë të fshehtë gjë që u mohua ndërkaq nga diplomatët amerikanë Richard Grenell, Mathew Palmer dhe Philip Kosnet.

“Ata thonë se nuk ka një plan të fshehtë, por zoti Palmer nuk e ka nënshkruar atë pjesë të deklaratës, ishte deklaratë e zotit Grenell se ai nuk e ka parë një plan të tillë. Nuk ka dyshim që kjo është diskutuar ndërmjet Thaçit e Vuçiçit, nuk ka dyshim që amerikanët dhe evropianët e dinë për këtë. Amerikanët kanë lënë të kuptohet se do të ishin të hapur për një marrëveshje për shkëmbim territoresh, ndërsa shumica e evropianëve, posaçërisht Gjermania që mori rolin kryesor, janë shprehur kundër”, tha zoti Serwer.

“Nuk ka një plan për ndarje, dhe nuk është diçka për të cilën zoti Vuçiç dhe zoti Thaçi kanë biseduar. Ata kanë biseduar për marrëdhënie të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe ato marrëdhënie do të kishin një numër komponentësh, një prej të cilëve përfshinë demarkacionin e kufijve. Ajo përfshinë po ashtu anëtarësimin e Kosovës ne Kombet e Bashkuara dhe përfundimin e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë zoti Hooper.

“Nuk është e drejtë të thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë provuar të orkestrojnë ndryshimin e qeverisë së Kosovës dhe kanë plan të fshehtë të gatshëm për Kosovën dhe Serbinë. Nuk është drejtë. Ajo që është e qartë është se në mes të kohërave dhe sfidave të vështira siç është pandemia, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara të çojnë përpara marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe duan të shohin përparimin e bisedimeve, që tradicionalisht i ka drejtuar Bashkimi Evropian”, thotë zoti Wilson.

Por a mund të pritet një marrëveshje e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara para zgjedhjeve presidenciale amerikane?

“Mund të prisni një marrëveshje para zgjedhjeve amerikane, nëse zoti (Ramush) Haradinaj dhe zoti Kurti nuk e bllokojnë këtë. Mendoj se një marrëveshje është para duarsh. Mendoj se vijat janë hedhur dhe udhëheqësit serbë dhe ata të Kosovës e kuptojnë këtë. Vuçiçi është gati, ai do të sigurojë që kjo të ndodhë. Udhëheqësit e Kosovës nuk janë gati ende, nuk janë të vullnetshëm ta bëjnë këtë dhe kjo i frustron amerikanët”, mendon James Hooper.

Analisti Serwer mendon se “kishte mundësi të tillë, por pandemia e COVID-19 i ka zvogëluar shanset për një gjë të tillë. Nuk kemi hapësirë për t’u përballur me të gjitha gjërat përpara. Koha po ikën. Presidenti do të jetë së shpejti i ngarkuar me çështje të brendshme. Sinqerisht gjithnjë kam menduar se është e tepërt të mendosh se marrëveshja Prishtinë – Beograd do tërhiqte shumë vëmendje në Shtetet e Bashkuara, madje edhe një ceremoni në Kopshtin e trëndafilave do të ishte një rrëfim për një apo dy ditë, por jo më shumë”, thotë ai.

“Mendoj se është një mundësi që këtë vit të çohen përpara negociatat dhe një marrëveshje. Ajo duhet të jetë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Qartazi ka synim në Shtetet e Bashkuara për përparim, por kjo nuk është çështja numër një. Ka një dritare të hapur para sezonit të zgjedhjeve që të çohet përpara kjo çështje, por do të ndodhë me partnerët evropianë”, tha zoti Wilson. Por, nëse një dritare e tillë do të mbetet e hapur, thonë vëzhguesit, do të varet në radhë të parë nga rezultatet e përballjes me krizën botërore që ka shkaktuar Covid-19-ta.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni analistet e shba marredheniet shba-kosove analistet e shba marredheniet shba-kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet