Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Një ditë para mbërritjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u ka drejtuar një mesazh urimi të gjithë besimtarëve, ndërsa shprehet se “Agjërimi në Islam është niveli më i lartë i përmirësimit të karakterit moral e shpirtëror, duke i afruar besimtarët me vlerat e dashurisë, respektit, bamirësisë, sinqeritetit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit”.
Sipas Spahiut, “koha në të cilën jetojmë shfaq probleme të shumta, më shqetësuese janë ato që ndodhin brenda familjes shqiptare ku shpeshherë ekuilibrat dhe vlerat lëkunden, duke prishur mbarëvajtjen e jetës shoqërore në tërësi”.
Ai u bën thirrje prindërve që të transmetojnë tek familjet e tyre mesazhet e paqes e dashurisë, ndërsa u kërkon që të edukojnë fëmijët me dashuri për atdheun, për tjetrin dhe jetën.
Urimi i kreut të KMSH-së Bujar Spahiu:
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë, në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit.
Nesër me datë 6 maj është dita e parë e Muajit të Bekuar të Ramazanit.
Agjërimi në Islam është niveli më i lartë i përmirësimit të karakterit moral e shpirtëror, duke i afruar besimtarët me vlerat e dashurisë, respektit, bamirësisë, sinqeritetit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit.
Allahu i Gjithëmëshirshëm në Kur’anin Famëlartë, thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që e dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” (El-Bekare, 185).
Të nderuar besimtarë, koha në të cilën jetojmë shfaq probleme të shumta, më shqetësuese janë ato që ndodhin brenda familjes shqiptare ku shpeshherë ekuilibrat dhe vlerat lëkunden, duke prishur mbarëvajtjen e jetës shoqërore në tërësi.
Lus Zotin që ky muaj i begatë e i paqtë të na kthejë vëmendjen tek familja, tek lidhja e mrekullueshme mes pjestarëve të saj.
Prindër të dashur, transmetoni tek familjet tuaja mesazhin e dashurisw dhe paqes, edukojini fëmijët tuaj me dashuri për atdheun, për tjetrin dhe jetën. Jepuni atyre shpresë! Kaloni më shumë kohë me familjen që ta bëni gjithnjë e më të fortë shtyllën më të rëndësishme të shoqërisë.
Të nderuar motra dhe vëllezër,
Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshëm është momenti i duhur ti kërkojmë Zotit falje.
Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na i pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KOLONJË- Pasi aktori i humorit, Erion Isai shpalli kanidaturën për kryetar bashkie në Kolonjë, një qytetare nga Kolonja ka një mesazh për ti thënë aktorit....
Ka shkuar në 93 numri i personave të helmuar në qytetin e Bulqizës, ku shkak dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm. Burime bëjnë me dije se Inspektoriati i Shënde...
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Rinas –Tiranë. Një automjet ka humbur kontrollin në ecje dhe ka përfunduar në kanal.Fa...
FUSHË KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Fushë Krujës, ku një i dënuar me burgim të përjetshëm, i ka vënë flakën qelisë...
TIRANË– Pas heqjes së tabelave dygjuhëshe, shqip dhe greqisht, të vendosur në Finiq, ka reaguar PBDNJ dhe OMONIA duke e cilësuar këtë akt si një provokim t...
Vizion Plus publikon ekskluzivisht për herë të parë disa pamje brenda pistes së aeroportit të rinasit, gjatë supergrabitjes së rreth 6 mln eurove mesditën e 9 p...
VLORË- Fotot e bulevardit të Vlorës, i cili është përmbytur nga shirat e ditës së sotme, bënë xhiron e rrjetit, duke u shndërruar në meme e objekt talljeje...
LEZHË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin e Gjadrit në Lezhë, ku një automjet ka përplasur një motoçiletë, në t...
TIRANË- Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, ka reaguar akademiku Artan Fuga, i cili shprehet se është e turpshme të përdorësh gjakun e të rënëve për tregti a...