LIVE UPDATES
Politike

VD-Mazhoranca bojkoti komisionin, Alibeaj: Nuk duan që të thirret si dëshmitar

27 Tetor 2021, 13:42 Nga DOSJA
VD-Mazhoranca bojkoti komisionin, Alibeaj: Nuk duan që të thirret si

TIRANË– Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj akuzoi mazhorancën se po pengon punimet. Pas daljes nga komisioni, Alibeaj u shpreh për mediat se qëllimi i mazhorancës është që të mos thërrasë si dëshmitar Edi Ramën. Ai përsëriti dhe një herë deklaratën se  të ngrihet kërkesë për procedim disiplinor dhe kallëzim penal ndaj administratës së Kuvendit për ndërprerjen e sinjalit të transmetimit të komisionit hetimor.


Ata s’duan të lejojnë që të thirret si dëshmitar Edi Rama, të thirren e të merren dokumente për patronazhistët që ndodhen në selinë e PS, s’duan që të meren të dhëna për shpërblimet 120 mln euro për rindërtimet, kanë marrë para nga buxheti i shtetit edhe ata që s’kishin probleme me tërmetin kundrejt votës. S’duan të japin të dhëna zyrtare për punësimet e përkohshme para zgjedhjeve, me qëllim për t’u marrë votën. Është fare e thjeshtë pengesa e tyre, unë do zbatoj ligjin. Për administatën që hyn furishëm në kundërshtim me rregullat për të penguar punimet që heq sinjalin, kaq në panik janë heqin sinjalin që ju mediat e publiku të mos shohin cfarë po hetojmë, këto janë detyrime të cdo deputeti e imja po e po, për të paraqitur kërkesë për procedim disiplinor dhe kallëzim penal për shpërdorim detyre për pengim të punimeve të Kuvendit. Sot komisioni ka kryer edhe pse në terr informativ, sinjali nuk shpërndahet, edhe administrata me një histerizëm prej kamikazi futet në mënyrë të vrazhdë për të ndërprerë punën kjo është situata me të cilën mazhoranca kërkon të vendosë pengesa për hetimin e komisionit hetimor të drejtën e cdo deputeti për të marrë prova. Ne e ezauruam këtë në fakt e jemi të vendosur ta cojmë deri në fund”, tha Alibeaj.

DEKLARATË E PLOTË: 

Ikën prapë. E treta herë që ikin. E treta herë që bojkotojnë, pa arsye, pa shkak, duket me një trategji tashmë të demaskuar nga kushdo, për të penguar punët e Komisionit, veprimtarinë e Komisionit për të hetuar. Ju e patë edhe incidentin tjetër që gjatë veprimtarisë së Komisionit, kjo seli vendosi edhe të ndërpresë sinjalin televiziv që sipas rregullores, ligjit dhe traditës, ndërpritet atëherë kur përfundojnë punimet e Komisionit.

Seanca u çek në mënyrë të rregullt. Vazhduam me rendin e ditës. E mbani mend, mbledhjen e kaluar, teksa ne kishim miratuar në parim rregulloren, kishim miratuar madje 12 nga 17 nene, nen për nen në mënyrë të beftë u çuan dhe ikën. Dukej qartë strategjia e tyre për t’u larguar. Në ushtrimin e detyrës sime dhe në atë se çfarë ligji imponon, mbledhja e rradhës u caktua për ditën e sotme në ora 11.00 me dakordësinë e shprehur, të shkruar dhe të dokumentuar edhe të palës socialiste, vazhduam me kërkesën e tyre e cila është kërkesë e ligjit dhe komisionit Hetimor për të hetuar. cilat ishin këto?

Ishte kërkesa për të hetuar të gjithë veprimtarinë e patronazhistëve. Deputetët tanë, z.Bardhi, paraqiti një panoramë të plotë të gjithçka çfarë ka ndodhur me patronazhistët, përdorimin e tyre në kundërshtim me ligjin, për të shantazhuar njerëzit, përkundrejt zhvatjes së votës. z. Çollaku parashtroi të dhënat e mbledhura lidhur me shpërdorimin e fondeve publike, tenderat, koncesione, prokurime, bash para zgjedhjeve për të joshur dhe për të blerë me paratë e buxhetit të shtetit votat e shqiptarëve. z. Bylykbashi për çështjen e mirënjohur të shpërdorimit të parasë publike për shkak të rindërtimit në Durrës, Lezhë. Z. Xhaferraj, po ashtu edhe ai lidhur me shpërdorimin e shumave të mëdha të buxhetit të shtetit për blerjen e votës të atyre që kishin dy dimra që rrinin jashtë, sepse qeveria nuk ua jepte. Salianji, për punësimet. 63 milionë euro për punësimet e përkohshme para masakrës së 25 prillit. Z. Bardhi për të famshmen tashmë proces të legalizimit. Kishte mbledhur të dhëna, foto, burime provash, e cila ishte veprimtari reale hetimore. Sot Komisioni ka kryer, edhe pse në terr informativ ju nuk lejoheni të merrni pjesë tashmë fatkeqësisht, sinjali televiziv nuk shpërndahet, jo vetëm kaq por edhe administrata me një histerizëm prej kamikazi futet në mënyrë të vrazhdë, antiligjore për të ndërprerë punën e Komisionit.

Kjo është situata me të cilën pushteti, qeveria, mazhoranca, kërkon të vendosë pengesa për hetimin e Komisionit Hetimor. Të drejtën e çdo deputeti për të marrë prova. Ne e ezauruam këtë në fakt. Kemi vendosur ta çojmë deri në fund. Pati një kërkesë nga mazhoranca, që çështja e paezauruar për shkakun e tyre se pse e braktisën dhe ikën, miratimin e rregullores dhe emërimin e sekretarit të përfshirë në rendin e ditës.

E propozova, të përfshihej në rendin e ditës. E hodha edhe në votë. Ishin ata të cilët përsëri votuan kundër rregullores, emërimit të sekretarit dhe më pas ikën. Kjo është situata, e qartë. Siç duket kanë frikë nga këto të dhëna të sjella nga deputetët tanë të opozitës që duam të hetojmë dhe që sot i administruam të gjitha kërkesat për të katër çështje objekt hetimi, patronazhistët, shpërdorimi i fondeve publike, punësimet e paligjshme dhe çështja e legalizimeve. Kemi mbledhur material voluminoz në zbatim të ligjit që thotë: Çdo kërkesë për të dhëna dhe fakte, për prova e bërë nga një deputet i vetëm, pranohet pa votim. Pikërisht këtë gjë duan ta pengojnë të mazhorancës. Duan ta stimulojnë një votim, ata kanë shumicën, është e kuptueshme, që të pengojnë çfarëdo lloj kërkese për prova që të marrin deputetët e opozitës. Pra, të minojnë poçesin e hetimit. Nuk kanë për t’ia dalë. Dokumentat do të merren, sipas ligjit, dëshmitarët duke filluar nga kryeministri, ministrat e me rradhë, do të thirren në bazë të ligjit.

Pyetje: Znj. Gjylameti tha se do të kërkohen sanksione ndaj kryetarit të Komisionit, sepse pretendon se ju keni shkelur rregulloren e Kuvendit dhe ligjin. A keni një përgjigje për znj. Gjylameti?

Enkelejd Alibeaj: Unë në cilësinë e Kryetarit i propozuar nga minoranca, nga ajo që ka propozuar Komisionin Hetimor, drejtoj Komisionin bazuar në ligjin për komisionet hetimore i cili thotë fare qartë: Rendi i ditës është i përcaktuar nga ligji. Deklarimi i komisionit, objekti i hetimit, plani hetimor paraprak, sepse këtu qëndron “Thembra e Akilit”. E kam depozituar që në mbledhjen e parë, e kemi diskutuar në unison, madje kemi rënë dakord edhe me veprimet që do të kryhen, edhe me kalendarin e veprimeve që do të duhej të realizojë Komisioni. Për rregulloren ku ligji është fare i thjeshtë. E drejta e çdo deputeti për të kërkuar prova, dokumenta, shkresa, të dhëna, dëshmitarë, pranohen pa votim.

Me rregulloren që ata kërkojnë dhe për të cilën nuk patëm dakordësi sepse në mbledhjen e parë ramë dakord që të caktonim nga dy përfaqësues, një nga ne dhe një nga ata, që të binin dakord. Nuk ramë dakord sepse kërkonin një gjë e cila është totalisht e papranueshme për mendjen më minimale logjike. Të bëjnë një rregull në rregullore ku të thonë pikërisht këtë gjë, do të kërkosh prova, do të kërkosh dëshmitarë? Do të marrësh dëshmitarë? Duhet ta pranojë shumica e socialistëve. E kuptoni fare mirë, ata s’dua të lejojnë që të thirret si dëshmitarë shtetasi Edi Rama.

S’duan ata të lejojnë që të thirren dhe të merren dokumenta për patronazhistët, dokumentat e të cilave ndodhen në PS. Ata me shumicë nuk duan që të merren të dhëna për shpërblimet e dhëna, 120 milionë euro pak kohë para zgjedhjeve, për rindërtimin. Kanë marrë para nga buxheti i shtetit edhe ata të cilët nuk kishin probleme me tërmetin, përkundrejt votës. Ata nuk kanë se si të duan të japin të dhëna zyrtare për punësime zyrtare. Janë bërë 13 mijë punësime të përkohshme. 63 milionë euro, vetëm para zgjedhjeve, me një synim fare të thjeshtë, për t’u marrë votën.

Është fare e thjeshtë qëllimi i tyre, pengesa e tyre. Për këtë arsye unë do të zbatoj ligjin se s’kam ç’bëj ndryshe. Më kërkoni që të votojmë rregulla që bien ndesh me ligjin. Është e kundërta e asaj që zonja Gjylameti tha. Unë jam për zbatimin e ligjit. Ligji është zbatuar në 2002-shin, me rregulla që caktojnë 15 anëtarë komisioni për të kthyer mbrapsht 140 anëtarët e kuvendit që kanë miratuar ligjin. Kjo nuk ndodh dhe s’ka për të ndodhur. Për administratën që hyn furishëm në kundërshtim me rregullat për të penguar veprimtarinë e Komisionit, me administratën që heq sinjalin, mendoni ku jemi kthyer. Heqin sinjalin që media dhe publiku të shohë se çfarë, ku dhe si po hetojmë. Është detyrim i çdo deputeti, e imja po e po për të paraqitur kërkesë për procedim disiplinor edhe kallzim penal për shpërdorim detyre, për pengim të punimeve të Kuvendit sepse Komisioni Hetimor është pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

LAJMI KRYESOR: Komisioni për 25 prillin, ikën PS! Kuvendi i pret sinjalin PD-së: S’keni kuorum

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE