LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtrimet në Call Center, VOA: Tërhoqën mbi 2 milionë njerëz nga e gjithë bota

24 Dhjetor 2021, 17:57 Nga DOSJA
Mashtrimet në Call Center, VOA: Tërhoqën mbi 2 milionë

TIRANË- Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë 35 persona të premten nën akuzat për mashtrime në fushën kompjuterike prej një biznesi call centers. Ata i gjenin prej disa vitesh viktimat e veprimtarisë tyre kriminale jashtë Shqipërisë, ndërsa ishin nën hetim prej disa muajsh nga policia shqiptare dhe partnerë ndërkombëtarë. Midis të arrestuarve është edhe një shtetas izraelit, Rafael Genish, drejtues i kompanisë “RG Capital“, i cili u akuzua si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit “Komunikimi” u kontrolluan mjediset e kompanisë, ku u arrestuan 35 punonjësit dhe drejtuesi i tyre, si dhe u sekuestruan 123 kompjuterë, 3 kopmjuterë laptop, 60 telefonë celularë, 2 USB, karta të ngjashme me ato të bankave dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Ndërsa 20 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Hetuesit pohuan se gjatë kësaj veprimtarie mbi 2 milionë persona në shtete të ndryshme të botës u kontaktuan për t‘i tërhequr drejt skemës së mashtrimit kompjuterik, duke përfituar shuma nga 500 euro e më shumë.

Krimet kibernetike po shpeshtohen në Shqipëri dhe ndjekja e tyre ligjore po ashtu. Një muaj më parë policia arrestoi tetë persona dhe 3 të tjerë i shpalli në kërkim për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike. Të rinjtë e arrestuar 20 deri në 30 vjeçarë, mes të cilëve 6 vajza, punonin në një call center nën drejtimin e një shtetasi polak.

Policia bëri të ditur se skema e mashtrimit kompjuterik përmes programeve dhe platformave të ndryshme synonte shtetas gjermanë dhe spanjollë. Gjatë këtij viti njësia kundër krimit kibernetik ka zbuluar disa raste të mashtrimit përmes programeve kompjuterike. Rreth tre muaj më parë, Gjykata e Tiranës la në burg katër persona të akuzuar për grabitje nëpërmjet mashtrimit kompjuterik të 4 milion eurove.

Mes të arrestuarve janë dy shtetas nga Kameruni, të cilët ishin edhe organizatorë të këtij mashtrimi kompjuterik. Zbulimi i këtij grupi u bë pasi një kompani ndërkombëtare njoftoj autoritetet shqiptare, që dikush po tentonte të mashtronte partnerët e tyre nëpërmjet një llogarie të çelur në këtë bankë. Po gjatë këtij viti, policia shqiptare, përmes operacionit policor “Trashëgimia”, goditi një grup tjetër që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Operacioni zbuloi se një shtetase shqiptare kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare, me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptar në hapësirën virtuale. Përmes kësaj skeme, shtetësja shqiptare përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me shtetasit e huaj. Hetimet po vijojnë me call centerave, që funksionojnë në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mashtrimet me call center mashtrimet me call center

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet