LIVE UPDATES
Bota

Parandalimi i valës së dytë së COVID-19, ku gaboi Italia që Kryeministri u detyrua të vendos masa të reja?

26 Tetor 2020, 18:41 Nga DOSJA
Parandalimi i valës së dytë së COVID-19, ku gaboi Italia

ITALI- Nëse u hedh një sy lajmeve të Italisë në këtë moment, të krijohet përshtypja se je ende në mars. Spitale të reja Covid, mjekë të tejlodhur dhe viktima janë ato çka dominojnë titujt kryesorë.

Të mërkurën, numri i të vdekurve arriti në 125 në një periudhë 24-orëshe për herë të parë që nga maji kur ky vend ishte ende në karantinë dhe shihej si paralajmërues i asaj që do të vinte. Ajo që është veçanërisht shqetësuese në lidhje me kthimin e COVID në Itali është se atje është bërë gjithçka që ekspertët si dr. Anthony Fauci kanë këshilluar.

Maskat në mjedise publike kanë qenë të detyrueshme për muaj, distancimi shoqëror zbatohet fuqimisht, klubet e natës nuk janë rihapur kurrë dhe arenat sportive janë me më pak se një të tretën e kapacitetit.

Në shkollat e rihapura, nxënësit testohen rregullisht dhe janë të distancuar në mënyrë rigoroze, dhe megjithatë, vala e dytë duket krejtësisht e pandalshme.

Ndërsa përjashtojnë një bllokim tjetër të plotë, zyrtarët italianë të shëndetësisë po u kërkojnë njerëzve të kufizojnë lëvizjet e tyre, edhe pse shqetësimi rritet se duke i mbajtur në shtëpitë e tyre, ata po inkurajojnë pa festat private ku përhapja duket se është më e madhja për momentin.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 80.3 përqind e infeksioneve të reja “ndodhin në shtëpi” ndërsa vetëm 4.2 përqind vijnë nga aktivitete rekreative dhe shkolla.

Të mërkurën, Italia regjistroi 15 199 infeksione të reja  gati trefishi i ditës më të keqe të pandemisë marsin e kaluar dhe një normë për frymë, që është ekuivalente me 90 000 raste të reja në një ditë të vetme në SHBA, një nivel që nuk është arritur ende.

Walter Ricciardi, i cili në Itali mban të njëjtin pozicion si Anthony Fauci në SHBA, thotë se në këto kushte, metoda tradicionale e testimit dhe gjurmimit nuk mjafton.

Në njëfarë mënyre, rritja e rasteve të reja lidhet me skemën agresive të testimeve në Itali, falë të cilës janë shtuar testet në aeroporte dhe klinika private, duke ia hequr këtë “monopol” shtetit. Por autoritetet janë shumë të shqetësuara se pavarësisht kësaj, përhapja e virusit është e vështirë të kufizohet.

Ekspertët thonë se shkak për këtë mund të jenë njerëzit në moshë relativisht të re, të cilët janë të bindur se nuk do të infektohen dhe si pasojë, nuk shmangin grumbullimet. Për këtë arsye, në qytete të mëdha si Milano, Roma dhe Napoli janë vendosur orare kufizimi.

Italia nuk është e vetmja në këtë situatë. Franca, Spanja, Republika Çeke dhe Britania e Madhe po përjetojnë situata të ngjashme.

Edhe në Gjermani, ku të mërkurën numri i rasteve ditore arriti rekordin 10 mijë, autoritetet po bëjnë “fajtorë” pikërisht moshat e reja.

Lothar Wieler, president i qendrës së kontrollit të sëmundjeve, tha  se problem nuk janë njerëzit që shkojnë në punë.

“Ne nuk shohim kaq shumë shpërthime në vendet e punës ose në transportin publik, por ato vijnë kryesisht nga takimet e afërta, festat, grumbullimet e ndryshme apo dasmat .Ne nuk duhet të kemi shumë nga këto ngjarje.”- tha ai.

Pak ditë më parë, kryeministri italia, Giusepe Conte, në një fjalim në Senat tha se nuk do të ketë karantinë të dytë, por u këshilloi qytetarëve të kufizojnë udhëtimet.

“Ne nuk mund të përdorim të njëjtën strategji për të luftuar valën e dytë siç bëmë në pranverë.Tani ne jemi në një situatë tjetër nga ajo ku ishim në mars – atëherë nuk kishim mjetet për të diagnostikuar. Tani jemi më të përgatitur falë punës së madhe dhe sakrificave të të gjithëve”, tha ai

Por për shumë, sakrificat që ndihmuan gjatë valës të parë e kanë humbur vlerën e tyre dhe tani është njësoj sikur ato të mos ishin bërë fare.

Marrë nga: Thedailybeast

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll
Bota 26 Tetor 2020, 14:10

SHBA-Vakina kundër Covid-19, e cila është zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, gjeneron një përgjigje t...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës