LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Dua të martohem me ty”, si e propozoi Enxher Hoxha martesën me Nexhmijen

27 Shkurt 2020, 07:05 Nga DOSJA
“Dua të martohem me ty”, si e propozoi Enxher Hoxha

TIRANË- Mbasditen e 28 nëntorit 1944, kur parada entuziaste mbaroi, Qeveria e re e niste punën  me një gjest jo të zakonshëm për regjimin komunist: organizoi një ballo në hotel “Dajti”, në mjediset e të cilit qenë vendosur anëtarët e Qeverisë. Enver Hoxha qëndronte në suitën nr. 5, në katin e dytë: suita më e madhe e Hotelit, me një dhomë ndenjje, dhomën e gjumit dhe një tarracë që binte mbi bulevard. Në tarracë qëndronte natë e ditë një rojë, partizan i Batalionit Special.

Në ballo kreu i Qeverisë u paraqit për herë të parë publikisht me të fejuarën e tij. Vajzë e re nga një familje dibrane e ardhur në Tiranë nga Manastiri – sot qytet në Maqedoni – në vitin 1928, quhej Nexhmije Xhuglini dhe ishte shkolluar në institutin mbretëror “Nëna Mbretëreshë”, institucioni mësimor femëror më prestigjioz në vend. Enver Hoxha dhe Nexhmije Xhuglini qenë njohur më 23 nëntor 1941, vetëm dy javë pas themelimit të PKSh, në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste. Në kujtimet e saj Nexhmije Hoxha shkruan se e ka parë Hoxhën nga larg që në demonstratën e 28 tetorit 1941 në qendër të Tiranës:

“Aty pashë një burrë trupmadh, që dallonte një kokë mbi të rinjtë që e rrethonin, të shkëpuste me forcë një të ri nga duart e një milici. Cili qe vallë? Pranë meje u ndodh Meli Dishnica, e motra e Esat Dishnicës, e cila nuk linte demonstratë pa marrë pjesë. E pyeta: Kush është ai? Më tha se ishte një profesor nga Korça, që e kanë pushuar nga puna dhe tani ka ardhur në Tiranë, shet cigare në një lokal këtu afër. Si e quajnë? e pyeta. E quajnë Enver Hoxha, më tha”.

Enver Hoxha duket se nuk e ka fshehur simpatinë për militanten e re komuniste që nga takimi i tyre i parë dhe në ato të mëpasme nëpër bazat ilegale të Tiranës: simpati që vajzës së re i kishte rënë në sy mjaft mirë. 57 vjet më pas Nexhmije Hoxha përshkroi në kujtimet e veta atë ditë të vitit 1942 kur, në një bazë ilegale pranë Gjimnazit të Tiranës (gjimnazi i sotëm “Qemal Stafa”), Enver Hoxha i propozoi martesën. Baza ku strehoheshin vetëm të dy ishte marrë me qera për Hoxhën nga miku i tij i afërt Syrja Selfo. Ky i fundit u bë mbështetësi më i madh financiar i Hoxhës dhe i familjes së tij gjatë Luftës, me sa dëshmon vetë Hoxha në kujtimet: “Syrjain e kisha shok të mirë, me të cilin bisedoja shpesh dhe më kishte kuptuar. Ai komunist nuk ishte, por ishte patriot, antiitalian, antifashist. Mua veçanërisht më donte sinqerisht dhe unë po ashtu. Syrjai e ndihmoi Luftën sa mundi. Dy shtëpi që zuri me qira na i vuri në dispozicion të punës sonë ilegale. Jepte ndihma në të holla për Luftën tonë dhe mua personalisht gjatë Luftës më ka ndihmuar shumë, po ashtu familjen time kur dola në ilegalitet”.

Pikërisht ky mik i tiji, Syrja Selfo, në vitin 1946 do të arrestohej për “komplot kundër pushtetit popullor” dhe do të dënohej me pushkatim. Në kujtimet e tij, në librin “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re”, Enver Hoxha sqaron se pushkatimi i Selfos qenkësh një intrigë e kurdisur nga Koçi Xoxe dhe se ai e paskësh dhënë urdhrin për ekzekutim pasi ky i fundit i paskësh dëftuar deponimin e Selfos me firmën e tij. Për fatin tragjik, Selfo kishte qenë krejtësisht i pafajshëm. 40 vjet pas pushkatimit të tij Hoxha shprehu keqardhje: mbetet ndoshta keqardhja e vetme e tij në gjallje. Nexhmije Hoxha, në kohën tonë, e dëshmon kështu momentin kur Hoxha i propozoi martesën: “Ndërkohë që unë isha me shpinë nga ai duke përgatitur kafenë, Enveri ia pati që andej ku po rrinte: “E di Nexhmije, meqë s’po kupton gjë ose po bën sikur s’kupton, po ta them copë: DUA TË MARTOHEM ME TY!” Unë ngriva, një propozim i tillë, i thënë kaq bram, më ra si bombë në kokë”.

Pak ditë më pas vajza e re, e vendosur për zgjedhjen e saj, e organizoi ditën që të shkonte në bazën ku ndodhej Enver Hoxha. Vajtja atje ishte për t’i  kthyer përgjigje propozimit të tij, siç dëshmon në kujtimet, në po atë mënyrë. “I thashë: “U thye fronti i rezistencës sime, u dorëzova!” Kjo i erdhi aq e papritur sa për një moment mbeti si i hutuar dhe sikur më pyeste me sy: “E dëgjova mirë”? “Po, po, – i thashë duke qeshur, – unë u dorëzova!”

Ishte viti 1942: Hoxha dhe Xhuglini do të jetonin edhe dy vite në ilegalitet, shpesh me ndarje disamujore. Deri në vdekjen e Hoxhës në prill të 1985-ës ata jetuan së bashku plot 43 vjet. Roli i zonjës Hoxha është padyshim ndër më të diskutuarit dhe misteriozët në jetën e liderit komunist. Vetë ajo, në një intervistë të vitit 1995 kur gjendej në burgun e Tiranës, ka dëshmuar se në histori i është veshur një rol që nuk e ka luajtur kurrë. “Unë nuk kam luajtur asnjë rol në vendimmarrjen e Enverit, me përjashtim të kohës që ai ishte sëmurë dhe unë ua komunikoja porositë e tij shokëve”. Shkëputur nga libri ”Enver Hoxha”, i gazetarit Blendi Fevziu.

(Marrë nga Opinion.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur enver hoxha martesa e nexhmijes dhe enverit nexhmije hoxha enver hoxha martesa e nexhmijes dhe enverit nexhmije hoxha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës