LIVE UPDATES
Aktualitet

Debat në Kolegj, KPA-ja pranon tërheqjen e ankimit për Marsida Xhaferllarin, Mulaj dhe Schuetz kërkojnë ‘ekspuls’ 15 vj

4 Shkurt 2020, 18:59 Nga DOSJA
Debat në Kolegj, KPA-ja pranon tërheqjen e ankimit për Marsida

Dy ditë pasi u dekretua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta, Marsida Xhaferllari i shkroi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se hiqte dorë nga ankimi që kishte bërë ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Xhaferllari i ishte drejtuar Kolegjit për të kundërshtuar mbylljen pa vendim të procesit të vetingut në KPK me argumentin se ajo e kishte humbur statusin e magjistratit, por pas zgjedhjes në Gjykatë Kushtetuese e konsideroi shqyrtimin e ankimit të panevojshëm.

Tërheqja e ankimit u motivua nga Xhaferllari me faktin se vendimarrja e Kolegjit nuk ishte më e nevojshme për shkak të pozicionit të ri që ajo kishte marrë si dhe me faktin se ishte vlerësuar paralelisht edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Situata e krijuar, siç del nga vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ishte unike dhe e paparashikuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtarë të gjyqtarëve”.

Tërheqja nga ankimi do të thoshte se Xhaferllari merrte pozicionin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese pa një vendim të institucioneve të rivlerësimit si kolegët e saj, edhe pse i ishte nënshtruar procesit dhe kishte kundërshtuar vendimin e KPK që e nxirrte jashtë kompetencave.

Kolegji që shqyrtoi në fund kërkesën për heqje dorë nga ankimi, u nda në mënyrën se si arsyetoi mbi këtë tërheqje. Shumica, e përbërë nga Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Sokol Çomo, duke iu referuar Kodit Civil dhe të drejtës së palëve për t’u tërhequr në çdo moment nga ankimi i një çështje gjyqësore, vendosi pushimin e çështjes dhe lënien në fuqi të vendimit të KPK.

Në pakicë, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arsyetuan se tërheqja nga ankimi në këtë rast duhej të konsiderohej si dorëheqje dhe Xhaferrllarit i duhej ndaluar punësimi në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Pakica arsyetoi se Xhaferllari ishte subjekt i rivlerësimit dhe si i tillë tërheqja nga procesi duhej penalizuar, ndërsa referimi në Kodin e Procedurës Civile prej shumicës binte sipas tyre ndesh me qëllimin e procesit të rivlerësimit.

Vendimi i KPK dhe ankimi

Ish-kryeinspektorja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari iu nënshtrua një procesi normal rivlerësimi në të tre kriteret në pranverë të vitit 2019 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por në vend të vendimit, shumica në KPK doli në përfundimin se “objekti ishte bërë i pamundur” dhe nuk mund të kishte një vendim.

Sipas vendimit të KPK-së u vendos se për shkak se kishte punuar jashtë gjyqësorit, Marsida Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates në vitin 2011. Relatori Roland Ilia dhe kryesuesja Firdes Shuli ishin të mendimit se për këtë arsye, ish-gjyqtarja duhej t’i nënshtrohej sërish një testimi në Shkollën e Magjistraturës.

Xhaferllari e kundërshtoi vendimarrjen e KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ajo kundërshtoi pretendimin se kishte humbur statusin e magjistrates dhe kërkoi përmbyllje të procesit. Vendimarrja për këtë rast u përshpejtua me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Vlerësimi i Xhaferllarit si kandidate për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ishte më i shpejtë dhe ajo e kaloi procesin duke u cilësuar e përshtatshme. KED e renditi Xhaferllarin të katërtën në listën e kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese që zgjidhej nga Presidenti i Republikës.

Ky i fundit, pasi Kuvendi kishte zgjedhur Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën të renditura para Xhaferllarit, vendosi të dekretonte këtë të fundit duke marrë të mirëqenë se ajo ndodhej tashmë e dyta në listë. Dekretimi u shoqëruar me thellim të përplasjes mes Presidentit dhe shumicës socialiste në Kuvend dhe kryetarit të KED, Ardian Dvorani.

Partia Socialiste miratoi një rezolutë në parlament që e cilësoi dekretimin e Xhaferllarit nul. Por Gjykata Kushtetuese, duke iu referuar drejtpërdrejt nenit të Kushtetutës që cilësonte si gjyqtar atë që kishte kryer betimin para presidentit, vendosi të pranonte Xhaferllarin në vend të Arta Vorpsit, e cila teknikisht ishte zgjedhur si e para në listë për shkak të afatit kohor të shkelur nga Presidenti. Gjykata Kushtetuese u shpreh në një njoftim se do të vendoste për çështjen sapo të kishte një kuorum me të cilin mund të merrte një vendim.

Dekretimi në Gjykatën Kushtetuese e bëri, sipas Xhaferrllarit, të panevojshëm ankimin që ajo kishte bërë në KPA. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese kërkoi të tërhiqej nga ankimimi duke arsyetuar se procesi i vlerësimit ndaj saj ishte kryer tashmë nga KED dhe ajo ishte vlerësuar pozitivisht në të tre kriteret.

Qëndrimet në Kolegj

Shumica në KPA pranoi tërheqjen nga ankimi si një proces që varej tërësisht prej subjektit.

Duke iu referuar vendimit të dytë të marrë prej KPA në vitin 2018 mbi tërheqjen e një ankimi nga Komisioneri Publik për prokurorin Sulejman Tola, shumica në KPA e cilësoi tërheqjen e Xhaferllarit nga ankimi të drejtë.

Shumica arsyetoi duke u bazuar në Kodin e Procedurës Civile dhe parimin “se ankuesi është dhe mbetet titullari i vetëm i këtij mjeti procedural për të kundërshtuar vendimmarrjet e Komisionit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit”.

Kolegji në shumicë vuri në dukje se rasti ishte i veçantë dhe se nuk kishte parashikime ligjore për këtë rast në ligjet për vetingun dhe se do duhej të gjendeshin referime në Kodin e Procedurës Civile.

Pikërisht duke iu referuar këtij Kodi, shumica arsyetoi se “në çdo fazë të gjykimit të çështjes në apel, ankuesi ose përfaqësuesi i tij mund të heqë dorë nga ankimi. Në këtë rast vendoset pushimi i shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit”.

Po ashtu shumica u shpreh se pas tërheqjes së Ankimit, KPA nuk kishte më juridiksion mbi këtë çështje. Nga ana tjetër shumica vuri në dukje se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sipas të cilit Xhaferllari kishte humbur statusin e magjistrates në kohën e kryerjes së procesit mbetej në fuqi dhe merrte formë të prerë.

Shumica nuk shprehet në vendim mbi faktin se Xhaferllari emërohej në Gjykatën Kushtetuese pa pasur një vendim përfundimtar nga institucionet e rivlerësimit edhe pse defakto iu nënshtrua një procesi rivlerësimi.

Por në pakicë Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arsyetuan se tërheqja nga ankimi prej Xhaferllarit duhej të konsiderohej si dorëheqje nga statusi i magjistratit dhe duhej të shoqërohej me ndalimin për 15 vjet të punës në institucionet e drejtësisë.

Pakica arsyetoi se Xhaferllari ishte subjekt i rivlerësimit dhe se kjo ishte një pozitë që ajo e kishte mbrojtur edhe vetë në ankimin voluminoz kundër vendimit të KPK. Sipas pakicës Xhaferllari duhej t’i nënshtrohej rivlerësimit dhe tërheqja nga ankimi ishte e barabartë me dorëheqje, pasi synonte në një mënyrë shmangien e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga procesi i vetingut. “Nëse pranohej arsyetimi i tij (subjektit) sipas ankimit, vlerësuar në bazë të viteve të punës si gjyqtar, pushimi i çështjes nga shumica është në kontradiktë me ligjin”, thuhet në mendimin e pakicës.

Pakica arsyeton se vendimi i shumicës bie ndesh me qëllimin e procesit të rivlerësimit. Sipas dy anëtarve në pakicë KPA kishte: “Dy mundësi: të rivlerësojnë subjektet që i nënshtrohen procesit ose të përjashtojnë nga mundësia e emërimit në organet e drejtësisë ata individë që vendosin të mos i nënshtrohen procesit”.

Në pakicë Mulaj dhe Schuetz arsyetuan se heqja dorë nga Xhaferllari në momentin procedurial që ishte ankimi, “duhej parë si heqje dorë nga procesi i rivlerësimit, si dhe si tërheqje nga statusi i magjistratit e tërheqje nga detyra dhe, si rrjedhojë, të zbatohej neni G i Aneksit të Kushtetutës”.

Marrë nga Reporter.al

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kpk marsida xhaferllari vettingu kpk marsida xhaferllari vettingu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet