Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Politike
Marrëveshja ‘sekrete’ për Refomën në Drejtësi? Soreca ‘shuan’ debatin: S’është koha për të rihapur diskutime,
21 Maj 2020, 18:42Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Pas paralajmërimit të ambasadores amerikane Yuri Kim për ndërhyrje në Reformën në Drejtësi, një reagim ka ardhur edhe nga kolegu i saj, përfaqësuesi i BE-së, Luigi Soreca.
Soreca shkruan se zbatimi i Reformës në Drejtësi duhet të vijojë dhe se nuk është koha që të hidhen dyshime lidhur mbi bazat e tij por duhet fokus për rritjen e efikasitetit të saj.
“Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Kjo nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin e tij dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësinë e pavarur që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj në Bashkimin Europian,”-shkruan Soreca.
Pasditen e sotme, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim,është shprehur se ka dëgjuar zëra për një marrëveshje të fshehtë për të ngadalësuar Reformën në Drejtësi. Ajo paralajmëroi pa përmendur emra se shpresonte që diçka e tillë të mos ishte e vërtetë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Ngecja e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë kanë shqetësuar deputetin socialist Adnor Shametin, i cili e sheh si të dosmosdoshme ndërhyrjen në reformë...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas paralajmërimit të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim se ka marrëveshje për të ngadalësuar Reform...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka koemntuar në mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për pengimin e Reformës ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka reaguar sërish pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një status në facebook, teksa ka shpërndarë një shkrim të mediav...
TIRANË– Zëvendës ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu është futur në Listën e Zezë të Departmanetit Amerikan Të Shtetit dhe bashkë me familjen e saj nuk lejo...
TIRANË– Godina e Teatrit Kombëtar është shembur dhe inertet e saj po pastrohen nga një kompani private. Në një denoncim të publikuar nga zëdhënësja e Parti...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e ka kapërdirë akoma përplasjen e para disa ditëve në studion e “Pressing” në Kosovë, ku përmes lidhjes LIVE me Skype, u ...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë në përfundim të seancës së sotme plenare ka miratuar ligjin për të njohur monedhat virtuale. Shqipëria është vendi i tretë në ...