Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Ambasadori i Gjemranisë në Tiranë, Peter Zingraf, ka reaguar sot në lidhje me hapat e ndërmarrënga Shqipëria për rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në një deklaratë, Zingraf shprehet se dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Më tej ai shprehet se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman dhe me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare, ndaj sipas tij duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit.
“Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit. Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri.
Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit”, shkruhet në deklaratë.
Palët politike të premten e kaluar arritën marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, që ishte një kusht për vijimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Maxhoranca dhe opozita ranë dakrod për identifikim biometrik 100%, që nuk do prekinin administratën zgjedhore, për kuotat gjitnore, financimin e partive dhe kohën kur do mbahen zgjedhjet. Marrëveshja erdhi pas një jave të ngjeshur me negociata, ku në lojë u përfshinë dhe ndërkombëtarët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka reaguar për ndotjen me djegien e plehrave në manëz. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD në Durrës, Ferdi...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për faljen e TVSH-së për importin e jahteve që janë jo më të vjetra se 20 vite. Me anë të dekretit...
ELBASAN– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal ditën e sotme në Elbasan, ku dëgjoi më nga afqër hallet e bpronarëve të bizneseve. Basha përsëriti aku...
TIRANË– Ish-Zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka ironizuar ministrin e Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Duke komentuar lëkundjet e mbrëmjes së djes...
TIRANW-Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet dhe shtesat në ligjin nr 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”. Sipas njoftimit të Presidencës, ligji...
Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbuluar sipas tij se kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vend. Në...
Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli sot për mediet për dy opinioneve paraprake të Komisionit të Venecias, për paketën ...
Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit është i zhytur në kaos. Sa i ...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim po zhvillon një takim me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Burime për Dos...