LIVE UPDATES
Sport

Marash Kumbulla mes testit të Kombëtares dhe atij të Mourinhos

4 Qershor 2021, 11:15 Nga DOSJA
Marash Kumbulla mes testit të Kombëtares dhe atij të Mourinhos

UELLS – Midis Kampionatit Europian, “Copa America” dhe shumë turneve të tjerë që vijnë këtë verë, ndoshta një miqësore midis Uellsit dhe Shqipërisë, të shtunën në Cardiff, nuk është ndeshje e spikatur. Por, për qendërmbrojtësin 21-vjeçar, Marash Kumbulla, nuk mund të ishte më e rëndësishme.

Mbrojtësi shqiptar i Romës shpreson se trajneri i ri i klubit, Jose Mourinho, do ta shikojë, ndërsa ai përpiqet të tregojë se e meriton një vend në formacionin titullar të sezonit të ardhshëm. Nesër duhet të merret me kërcënimin e superyllit të Real Madridit, Gareth Bale.

Kumbulla është i ngazëllyer për mundësinë e përballjes me Bale të shtunën dhe beson se testi kundër lojtarëve të atij kalibri e përmirëson lojën e tij. Për “Goal”, 21-vjeçari pohon: “Unë jam shumë i ngazëllyer. Uellsi ka shumë lojtarë të talentuar, është një ndeshje që do ta ndihmojë Shqipërinë të rritet. Unë me të vërtetë po pres të përballem me Bale. Jam gjithmonë i lumtur kur luaj kundër kampionëve të mëdhenj, sepse kjo më ndihmon të fitoj më shumë përvojë”.

Ai e di se si është të luash kundër sulmuesve kryesorë, teksa emëron yllin e Juventusit, Paulo Dybala, dhe fituesin e kurorëzuar së fundmi me titull, Romelu Lukaku, si kundërshtarët e tij më të vështirë deri tani. Kumbulla, gjithashtu është përballur me Cristiano Ronaldon katër herë:

“Kur jeni në fushë nuk mendoni se luani kundër tyre, sepse duhet të jeni të përqendruar në lojë. Pastaj, kur e ktheni filmin, është një ndjenjë e çuditshme, por e mirë. Që kur isha i vogël, i shihja ato duke luajtur për ekipet më të mira. Kështu që, loja kundër tyre është e çuditshme, por më bën shumë të lumtur”.

Këto lloj rastesh nuk e trondisin mbrojtësin e ri. Ai nuk ndjeu asnjë presion kur bëri transferimin te Roma nga Hellas Verona, verën e kaluar. Kishte shumë interes nga klube të ndryshme në Europë, përfshirë Tottenham, pas një sezoni të jashtëzakonshëm për verdheblutë: Sidoqoftë, sapo Roma u bë një opsion, ishte një vendim i thjeshtë për t’u marrë nga shqiptari:
“Unë u kënaqa, sepse shumë ekipe të forta më donin, por kur dëgjova se Roma ishte e interesuar, vendimi u bë më i lehtë. Brenda pak orësh kisha vendosur të shkoja në Romë dhe isha i lumtur për këtë”.

Sidoqoftë, ky që kaloi u provua se ishte një sezon zhgënjyes për Kumbullën, veçanërisht duke pasur parasysh pozicionin e tij si një nga mbrojtësit e rinj qendrorë më të vlerësuar në kontinent. Ai nuk mori kohën e lojës që do të shpresonte, duke filluar vetëm 14 ndeshje në Serie A dhe 21 në të gjitha garat, në total.

Por ai nuk mban inat ndaj trajnerit të larguar, Paulo Fonseca: “Unë kam një marrëdhënie të mirë me Fonseca, padyshim që doja të luaja më shumë, por kur je në një ekip shumë të mirë, me lojtarë shumë të talentuar, ndonjëherë është e vështirë të gjesh hapësirë”.
Kumbulla ka mësuar nga ish-lojtari i Manchester United, Chris Smalling. Ndërsa e shikonte nga afër mbrojtësin qendror në stërvitje, ka fituar nga teknika e tij: “Unë përpiqem të flas anglisht me të, sepse Chris nuk flet shumë mirë italisht. Ai më ka treguar se është një lojtar shumë me përvojë, që ka luajtur për shumë ekipe të nivelit të lartë. Kam mësuar shumë prej tij, nga mënyra se si ai luan”.

Gjatë ditëve të tij të hershme në Romë, Kumbulla e kishte të vështirë të adaptohej në jetën e tij të re, për herë të parëe larg familjes. Me kalimin e kohës u mësua me jetën në kryeqytetin italian, ndërsa beson se Fonseca solli lojën e tij.
Me Romën, që përfundoi e shtata në Serie A, megjithatë, dhe pa asnjë trofe, mandati i portugezit Fonseca përfundoi papritur. Mourinho do të drejtojë ekipin për sezonin e ri, i cili është një perspektivë emocionuese për Kumbullën ambicioz:

“Ende nuk mund ta besoj. Është si një ëndërr që të stërvitesh nga Mourinho. Trajneri i ri do të jetë një arsye tjetër për t’u përmirësuar dhe rritur shumë më tepër. Unë ende nuk kam folur me të, por e di që do të flas kur të arrijë në Romë. Do të jetë një përvojë e pabesueshme”.

Mourinho ka fituar trofe në klube në të gjithë kontinentin, përfshirë Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United. Kumbulla beson se historia e tij e suksesit do ta transformojë Romën:

“Gjëja më e rëndësishme që Mourinho do t’i sjellë Romës është mentaliteti fitues. Të gjithë e dinë se ai ka fituar diçka në çdo skuadër që ka menaxhuar. Unë do të mësoj shumë gjëra taktike dhe teknike prej tij, por gjëja më e rëndësishme është mentaliteti fitues”.
Kumbulla ka një ndeshje të mirë kundër Republikës Çeke, e pret me padurim, por Shqipëria nuk është kualifikuar në Europian, siç bëri më 2016. Ylli shqiptar, i lindur në Itali, megjithatë do të brohorasë për axurrët e Roberto Mancini në turneun e kësaj vere: “Unë do t’i shikoj të gjitha ekipet. Nuk jam i sigurt se kush do të fitojë, sepse ka shumë ekipe të forta, por shpresoj që Italia të triumfojë, sepse është si atdheu im i dytë”.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë