LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut: Zoran Zaev, njeriu që kërkoi gjithçka dhe nuk mori asgjë

2 Nëntor 2021, 08:09 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut: Zoran Zaev, njeriu që kërkoi gjithçka dhe

MAQEDONI E VERIUT – Maqedonia e Veriut hyn në një fazë të mungesës së stabilitetit politik pasi kryeministri, Zoran Zaev bëri të ditur dorëheqjen pas humbjes së rëndë të partisë së tij Unioni Social Demokratik i Maqedonisë, SDSM në zgjedhjet lokale të së dielës.

Unë marr përgjegjësinë për rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe prandaj jap dorëheqjen si kryeministër dhe president i Unionit Social Demokratik”, tha Zaev në selinë e partisë së tij.

Ky njoftim erdhi pasi partia kryesore e opozitës, VMRO-DPMNE nacionaliste fitoi të paktën gjysmën e 80 komunave, ndërsa socialdemokratët fituan më pak se 20. Ky rezultat shënon një kthesë në skenën politike të Maqedonisë së Veriut: Pesë vite më parë, ishin socialdemokratët që fituan 57 komuna dhe VMRO-DPMNE vetëm 5. Zaev tha se vendosi të dorëhiqet pasi partia e tij dështoi të marrë shumicën.

“Më 31 tetor ne ishim për all-in – për gjithçka”, tha ai duke përdorur shprehjen në anglisht. Një javë më parë, Zoran Zaev i tha një televizioni lokal: “Vendimi është marrë, njerëzit do të vendosin. Ky nuk është kërcënim”. Siç e shpjegoi ai më vonë, qëllimi i tij ishte të mobilizonte “pjesën progresive” të shoqërisë në mbështetje të qeverisë së tij proeuropiane dhe politikave liberale. Ky plan dështoi. Shumë votues që nuk ishin të bindur për asnjërën nga partitë kryesore preferuan më mirë të qëndronin në shtëpi, se të votonin për kandidatët, që nuk i konsideronin të përshtatshëm.

I parë si një zë i rrallë i moderuar në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit, Zoran Zaev fitoi reputacion ndërkombëtar për zgjidhjen e konfliktit të vjetër të emrit me Greqinë dhe ndryshimin e emrit të vendit në “Maqedoni e Veriut” në vitin 2018. Republika e dikurshme e Maqedonisë u bë anëtare e NATO-s në mars 2020 me emrin e ri. Veto nga Franca në vitin 2019 dhe Bullgaria bllokuan rrugën e këtij vendi në drejtim të Bashkimit Europian, duke e lënë premtimin më të rëndësishëm të Zaevit të papërmbushur.

Prej kohësh opozita nacionaliste, që e kundërshtoon marrëveshjen me Greqinë e damkosi Zoran Zaev si “tradhtar”, por ashtu shumica e votuesve të Zaevit nuk i mbështetën më shumë nga politikat e brendshme të tij. Reformat e premtuara në sundimin e shtetit ligjor, në drejtim të luftë kundër korrupsionit, nepotizmit kronik dhe ekonomisë tarafeve nuk u bënë realitet. Stanjacioni ekonomik dhe problemet në menaxhimin e pandemisë Covid-19 e shtuan zhgënjimin e votuesve. Por më e rëndësishmja, shumë nga “votuesit progresivë” siç i quan Zaev ata, thjesht humbën shpresën në shansin e pranimit të vendit në BE. Besimi se Maqedonia e Veriut një ditë do të jetë anëtare e Bashkimit Europian është në nivelet më të ulta në publik, dhe shumë vetë nuk shohin më arsye pse të votojnë për politikanët dhe politikat pro-europiane pas vitesh zhgënjimi dhe premtimeve të shkelura nga Brukseli apo kryeqytetet e tjera europiane.

Koalicioni qeverisës i Maqedonisë së Veriut i përbërë nga socialdemokratët dhe Bashkimi Demokratik kanë një mazhoritet të ngushtë, 62 vende nga 120 gjithsej. Pas dorëheqjes së Zoran Zaevit mbetet të shihet, nëse socialdemokratët do të vazhdojnë të qeverisin me një lider të ri. Alternativat e tjera – një qeveri e drejtuar nga VMRO-DPMNE apo zgjedhjet e parakohshme nuk duken realiste për momentin. Zoran Zaev dhe partia e tij janë kundër zgjedhjeve të reja, zgjedhjet e fundit u mbajtën në korrik 2020, kurse Hristjan Mickoski, drejtuesi i partisë opozitare, VMRO-DPMNE të dielën bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, por nuk përmendi një afat të caktuar. “Partia qeverisëse tani është e delegjitimizuar, dhe ky është realiteti i ri. Mënyra më e mirë për të ecur përpara janë zgjedhjet e parakohshme”, tha Mickoski. Vetë partia opozitare do ishte e lumtur të priste deri në pranverë, për të ditur, nëse kryesimi në sondazhe do të vazhdojë të rritet edhe më tej duke marrë në konsideratë vështirësitë që ka qeveria.

Zaev largohet, por kush vjen?

Muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë për Maqedoninë e Veriut. Veç situatës së vështirë ekonomie dhe pandemisë, vendi po përballet me pasiguri të tjera për shkak të krizës energjitike që ka përfshirë të gjithë Europën. Në vend flitet ndërkohë për kufizime të energjisë elektrike dhe çmimet janë rritur. Po ashtu qeveria ishte duke planifikuar rifillimin e bisedimeve me vendin fqinj, Bullgarinë pas zgjedhjeve, me qëllim të gjetjes së një kompromisi për të hapur dyert e çeljes së negociatave me BE në samitin e dhjetorit të shteteve të BE. Sofja i ka bllokuar bisedimet e anëtarësimit për dy vjet, duke insistuar që Shkupi fillimisht të pranojë, se gjuha maqedonase është një dialekt bullgar dhe se identiteti i maqedonasve të sotëm është në të vërtetë bullgar.

Në një kohë që socialdemokratët maqedonas ishin të gatshëm për një kompromis, opozita e VMRO-DPMNE është kundër çdo lloj negociatash mbi identitetin kombëtar. Zoran Zaev e drejtoi Maqedoninë e Veriut në një nga periudhat më të vështira pas 10 vitesh të regjimit të Nikola Gruevskit e VMRO-DPMNE-së, por pas katër vitesh në krye të qeverisë, Zoran Zaev duket se largohet i zhgënjyer nga votuesit dhe nga ndërkombëtarët. “Nuk është e vështirë të largohesh nga politika”, tha Zaev të dielën. “Ajo që është e vështirë është fakti, se si votuan zgjedhësit.”

Por fakti është që votuesit maqedonasveriorë kanë humbur besimin në rrugën drejt BE, të cilën e promovuan Zaev dhe partia e tij, po ashtu edhe besimin se këta politikanë e kanë aftësinë t’i çojnë drejt BE. Socialdemokratët duhet të zgjedhin sa më shpejt një drejtues të ri tani e të shpresojnë, se ai do të pranohet nga shumica. Për fat të keq Zoran Zaev nuk kanë lënë një pasues bindës si në parti edhe në qeveri. Dhe si një zyrtar socialdemokrat i tha DW-së anonimisht, nëse ka shumë kandidatë që kanë vullnetin të marrin në dorë drejtimin e partisë, nuk ka shumë të interesuar të marrin në dorë frenat në një krizë të thellë politike dhe ekonomike.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll
Bota 2 Nëntor 2021, 08:20

Biden: Dekadë vendimtare për planetin

Në samitin mbi klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë presidenti amerikan u zotua për një angazhim të ri të guximshëm nga Shtetet e Bashkuara: një reduktim p...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet