LIVE UPDATES
Bota

Maqedoni e Veriut: Pushteti dhe opozita në kërkim të shumicës parlamentare

27 Shkurt 2021, 21:54 Nga DOSJA
Maqedoni e Veriut: Pushteti dhe opozita në kërkim të

Zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, si rasti me ish-kreun e policisë sekrete Sasho Mijallkov, të cilin për dy ditë policia nuk arriti ta kapte për të siguruar praninë e tij në gjykimin për aferën e përgjimeve, pastaj dënimi me burgim të përjetshëm i katër shqiptarëve për rastin “Monstra”, kontesti me Bullgarinë, rritja e krimit dhe korrupsionit, bllokimi i punës së kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, kanë vënë në pikëpyetje ekzistencën e qeverisë së kryeministrit, Zoran Zaev.

Nga 120 deputetë sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, shumica që përbëhet nga Lidhja Social Demokrate me partitë e koalicionit dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, ka 62 deputetë apo vetëm dy më shumë se shumica e nevojshme.


Dallimi i vogël në numra ka bërë që shumica parlamentare të ketë probleme të shumta për mbajtjen e seancave plenare, ndërkohë që opozita që kryesohet nga VMRO-DPMNE-ja thotë se është duke punuar për të siguruar shumicë të re për rrëzimin e qeverisë, të cilën e akuzon për skandalet e fundit dhe keqmenaxhim me vendin.

“Ne tani një kohë të gjatë jemi duke biseduar me deputetë që janë pjesë e shumicës parlamentare për formimin e një shumice të re parlamentare. Bisedimet janë në rrjedhë e sipër dhe presim që të përfundojmë me rrëzimin e kësaj qeverie. Dëshmi se kjo qeveri është nga fundi janë edhe vështirësitë që ka ajo në sigurimin e kuorumit për seancat e kuvendit”, tha për Radion Evropa e Lirë, Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Se kryeministri Zoran Zaev mund të humbë shumicën, flasin vendimet e dy partive të vogla, me të cilat është në koalicion, e që kanë tre deputetë, Partia Liberal-Demokrate dhe Lidhja Demokratike. Drejtuesit e tyre kanë vendosur të veprojnë të pavarur edhe pse nuk pranojnë se do të shkëputen nga shumica parlamentare.

“Absolutisht se është e papranueshme për mua që qëndrimet të cilat përfaqëson LSDM-ja apo koordinatori i saj në kuvend, t’i mbështes edhe unë. Ne do të veprojmë të pavarur dhe kjo nuk do të thotë se do të largohemi nga koalicioni”, ka deklaruar kryetari i LD-së, Pavle Trajanov.

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur i dëshpëruar nga veprimi i partnerëve të tij edhe pse ka thënë se nuk beson se do të humbë shumicën.

“Pa dyshim se në rrethanat kur opozita thotë se mund të formojë shumicën dhe ne themi të kundërtën, veprimi i këtyre partive bie ndesh me marrëveshjen për koalicion. Por, unë besoj se kemi shumicë parlamentare dhe këtë do ta dëshmojmë shumë shpejt. Mund të kemi edhe më shumë se 62 deputetë”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Kundër qeverisë së Zaevit është deklaruar edhe opozita shqiptare, e cila ka 12 deputetë, por për ngritjen e mocionit të mosbesimit do të kërkojë mbështetjen e opozitës maqedonase, nëse ajo nuk e inicion nj mocion të tillë.

“Ne do ta iniciojmë dhe do të kërkojmë mbështetje prej të gjithë deputetëve, jo vetëm prej opozitës, por prej gjithë deputetëve që kanë ende ndërgjegje për atë që ndodh në vendin tonë, që të na bashkohen t’i japim fund kësaj qeverisje skandaloze”, ka deklaruar Afrim Gashi, kryetar i Alternativës që është në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, që drejtohet nga Ziadin Sela.

Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës dhe njohës i rrethanave politike, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pakënaqësitë e shumta ndaj gjyqësorit po rrënojnë besimin ndaj qeverisë së Zaevit.

“Bindja ime personale është se është se Zaevi e humbi betejën që nga momenti i shuarjes së Prokurorisë Speciale dhe pritet të ketë kalime të deputetëve tjerë, pasi për momentin nuk e ka stabilitetin e duhur. Dy deputetët që ishin nga PLD-ja dolën publikisht, por ka dhe të tjerë që publikisht dalin e thonë këtë apo në heshtje bojkotojnë pjesëmarrjen në seancat e kuvendit. Unë nuk besoj se mund të përmirësohen proceset dhe unë besoj se kjo qeveri mund të bie shumë shpejt”, thotë Bashkim Selmani.

Qeveria që drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, është votuar në kuvend më 31 gusht 2020, si fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që janë mbajtur më 15 korrik të vitit të kaluar.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protestat ne maqedoni protestat ne maqedoni

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës