LIVE UPDATES
Aktualitet

Mali i Zi: Kriza e Coronës trazon Tuzin

27 Shkurt 2021, 06:17 Nga DOSJA
Mali i Zi: Kriza e Coronës trazon Tuzin

MALI I ZI- Tuzi, qyteti me shumicë shqiptare, 10 kilometra larg kryeqendrës Podgoricë është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë, jo vetëm për opinionin e Malit të Zi. Shkak u bë vendimi i Institutit të Shëndetit Publik, respektivisht Ministrisë së Shëndetësisë, në bazë të të cilit, mbylleshin këtë komunë objektet e hotelerisë, në kuadër të masave të ashpërsuara që u morën për parandalimin e pandemisë së Coronavirusit. Tuzi  ishte qyteti i vetëm nga e ashtuquajtura ”Zonë e Gjelbër” që do të mbyllte lokalet, dhe kjo shkaktoi indinjatë në radhët e pronarëve të hoteleve . 

Kryetari i kësaj komune, Nik  Gjeloshaj, në përputhje me ligjin për  qeverisjen lokale lëshoi vendimin, që objektet hoteliere të vazhdojnë punën nga ora 8:00 deri në ora 18:00. Forca të shumta policore erdhën në Tuz që të vinin në jetë  vendimin, respektivisht të mbyllnin objektet hoteliere, por hasën në kundërshtim nga ana e qytetarëve dhe autoriteteve komunale.

Kryetari i komunës Nik Gjeloshaj kërkoi takim me kryeministrin Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq me qëllim të gjetjes së gjuhës së përbashkët. Kur qytetarët e Tuzit bllokuan sheshin në drejtim të Podgoricës dhe rrugën ndërkombëtare në drejtim të Shqipërisë situata u duk se do të përkeqësohej.

Përkrahje dhe akuza për strukturat drejtuese të Tuzit

Banorët e Tuzit dhe strukturat drejtuese të komunës morën përkrahje nga partitë partnere të koalicionit Forca e Re demokratike, por edhe nga partitë opozitare malazeze, ndërkohë që disa parti të shumicës parlamentare kërkonin procedimin e Kryetarit të Komunës Nik Gjeloshaj. Fillimisht u tha se në Tuz do të vij Kryeministri Krivokapiq, por vizita e tij u anulua, ndërkaq në një video-mesazh Kryeministri vlerësoi se  “ngjarjet në Tuz nuk i shërbejnë askujt dhe se institucionet do të funksionojnë në të gjithë territorin e shtetit”. Më pas ai shtoi, se “nuk dua të akuzoj askënd për këtë aktivitet, por ka tregues që zotëri Nik Gjeloshaj donte të shndërronte këtë problem shëndetësor në një problem politik”, u shpreh Krivokapiq.

Ndërkohë pas qetësimit të situatës, pati zëra se Qeveria  e Malit të Zi do ta tërheqë vendimin për objektet hoteliere në Tuz. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe deputeti Genci Nimanbegu zhvilluan një takim me zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq dhe Ministren e Shëndetësisë, Jelena Boronoviq Bojoviq, ku u ra dakord për respektimin e masave, për sa kohë Instituti për Shëndetin Publik dhe Ministria e Shëndetësisë nuk dalin me masa të reja. Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj pati të enjten në mbrëmje takime edhe me pronarët e objekteve  hoteliere. Të premten hotelet mbeten të  mbyllura. Prokuroria  Themelore në Podgoricë ka njoftuar ndërkohë, se po hetohet lidhur me deklaratën e Nik Gjeloshajt, dhe se po konfirmohet “ekzistimi i bazës së dyshimit  se është kryer vepra penale e thirrjes për rezistencë. Po ashtu padi penale është ngritur dhe ndaj  ushtruesit të detyrës së Kryeshefit të Policisë komunale, Rexhep Çunmulaj, i cili po ashtu dyshohet se ka kryer veprën penale të thirrjes për rezistence. Situata në orët e hershme të mëngjesit të së premtes u paraqit qetë.

Marrë nga DW

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mali i zi tuzi mali i zi tuzi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet