LIVE UPDATES
Politike

‘Kryeministër dezhurn’, përplasen Mero Baze dhe Pandeli Majko: S’jam delfini i askujt/ Replikat

7 Mars 2019, 09:25 Nga DOSJA
‘Kryeministër dezhurn’, përplasen Mero Baze dhe Pandeli

TIRANE- Një përplasje ka nisur mes gazetarit Mero Baze dhe ministrit për Diasporën Pandeli Majkos. Shkak është bërë një shkrim i Gazetës Tema të drejtuar nga Mero Baze ku thuhej se ministri Pandeli Majko, mund të jetë i “përzgjedhuri” i opozitës me të cilin mund të futen në zgjedhje. Ndër të tjera, Baze ka zgjedhur fjalën “Kryeministër dezhurn”, që ka sjellë përgjigjien e socialistit Majko. 

Shkrimi i Gazeta Tema:

Luzlim Basha do zgjedhje, i do tani, i do pa Edi Ramën dhe do që të caktojë dhe një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon, me siguri ngaqë ka dëgjuar kur ka qenë emigrant se ai është kryeministër dezhurn, sa here është nevoja. Kjo gjë është më shumë se banale kur merret seriozisht si tezë politike.

Ky shkrim duket se nuk i ka pëlqyer Majkos, i cili ka reaguar dhe thotë se nuk e pranon rolin e ‘delfinit’, ndërkohë që e cilëson si nder të jetë kryeministër i socialistëve, nuk do të pranojë të shërbejë për pazarin e radhës politik.

Pjesë nga reagimi i Majkos:

Roli i “delfinit” është një kostum i cili nuk më është përshtatur në politikë. Kam bërë “dezhurn” (sic shkruan Baze) që 30 vjec në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, jo për “fajin” tim. Kam shërbyer, dhe kur kam lënë zyrën, vendi ka qenë më mirë se sa ditën kur e kam marrë detyrën. Titullin “kryeministër i socialistëve” e konsideroj një nder, të cilin nuk kam ndërmend ta shkëmbej në pazarin e maskave të politikës. Ditët e vështira i konsideroj provë për besimin dhe jo bukshkalësinë.

Replikat kanë vijuar deri më tani, pasi gazetari Mero Baze i është përgjigjur Majkos dhe i ka thënë se as ai dhe as “Gazeta Tema” nuk kanë shkruar që Pandeli Majko është i preferuari i opozitës për kryeministër. Ai sqaron se e ka perceptuar si tallje të Monika Kryemadhit kur e ka thënë me zë dhe figurë në televizor këtë gjë.

“As unë, as gazeta Tema, nuk kemi shkruar që Pandeli Majko është i preferuari i opozitës për kryeministër. Unë e kam perceptuar si tallje të Monika Kryemadhit kur e ka thënë me zë dhe figurë në tv këtë gjë. Por me sa po shikoj nga reagimi zotit Majko, atij i ka ardhur keq që nuk e kam marrë seriozisht idenë e Monikës. Kjo më ka ndodhur ngaqë kam marrë seriozisht Majkon. Nuk e përsëris më.”-shkruan Baze.

Shkrimi i plotë i Gazeta Tema:
Lulzim Basha po bëhet i lodhshëm me gjuhën e drunjtë dhe sloganet që përdor, për të mbuluar pafuqinë e parashikimit të fundit të aksionit të tij politik. Ndërkohë që bashkësia ndërkombëtare kërkon një zgjidhje të krizës dhe fton palët në dialog, Lulzim Basha ka shpikur një tezë të re politike, se ai do ulet të bisedojë me socialistët e thjeshtë, pa Edi Ramën në krye.
Nga mënyra si e thotë dhe nga mungesa e intelektit që rrezaton kur përpiqet të duket sikur ka ndonjë plan, në fakt ai është duke legjitimuar njëqind për qind, atë që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë.
Pas djegies së mandateve nga opozita, KQZ ka zbatuar procedurën ligjore dhe ka ftuar të marrin mandatet deputetët e tjerë të listës së PD dhe LSI. Dhe duket se ritmi me të cilin po i përgjigjen këtij detyrimi ligjor shumë deputetë, është i lartë.
Është aq i lartë, sa Edi Rama ka filluar e bën humor e thotë që do dialogojë me opozitën e re në Parlament.
Dhe nuk ka faj. Jo vetëm pse ajo është e vetmja alternativë që i ka lënë Basha me firmë të vet, por mbi të gjitha, se goditja kryesore idiote që tenton të bëjë kryetari formal i opozitës, është pikërisht përpjekja për të delegjitimuar kundërshtarin si kryetar i Partisë Socialiste dhe për të caktuar ai se kush është kryetari i PS dhe kryeministri i saj.
Pra, ai është i pari që ka nisur një aksion politik, për të delegjitimuar palën tjetër dhe për ta caktuar ai se me kë do flasë, e me kë do të ndeshet në betejë. Luzlim Basha do zgjedhje, i do tani, i do pa Edi Ramën dhe do që të caktojë dhe një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon, me siguri ngaqë ka dëgjuar kur ka qenë emigrant se ai është kryeministër dezhurn, sa here është nevoja.
Kjo gjë është më shumë se banale kur merret seriozisht si tezë politike.
Në politikë, në një sistem demokratik, je i dënuar të mos e zgjedhësh kundërshtarin, por të ndeshesh me atë që ke përballë dhe me atë çfarë përfaqëson ai.
Të zgjedhësh kundërshtarin, të caktosh kryetarin e kundërshtarit dhe të diktosh rregulla për palën tjetër, do të thotë ose që je idiot, ose të kesh në mendje se jeton në një regjim ku ti vendos rregullat e lojës.
Në fakt, rregullat e lojës janë vendosur më 8 dhjetor 1990 dhe prej asaj dite, palët njohin njëra- tjetrën dhe përballen me njëra- tjetrën.
I pari rast kur një palë ka ikur nga fusha e lojës dhe thotë “nuk luaj më me atë të gjatin se na mund”, është kjo e Lulzim Bashës.
Përpjekja e tij për të caktuar udhëheqësin e palës tjetër dhe duke pasur guximin ta quajë këtë dhe lëvizje politike, përveçse e bën njeri qesharak, e bën dhe Edi Ramën të rrezikshëm, pasi i jep atij të drejtë të caktojë kryetar të PD-së, Lefter Maliqin dhe kryetar të LSI-së, Ylli Shehun, pasi ata e pranojnë për kundërshtar në Parlament.
Ata janë në Parlament për arsye ligjore dhe për shkak të meritave të Lulzim Bashës, që i ka futur në lista, por nëse Lulzim Basha promovon teorinë se ai duhet të caktojë dhe interlokutorin, dhe udhëheqësin e PS, atëhere përpara kësaj, ai ka caktuar udhëheqësit e opozitës, që dhe ashtu, janë me firmë të tij në Parlament.
Prandaj të gjithë ata që bëjnë sikur irritohen kur Edi Rama bën humor me “opozitën” e re në Kuvend, në fakt duhet të irritohen dhe shqetësohen kur bëjnë sikur dëgjojnë me durim një idiotësi, që ka disa javë që përsëritet nga goja e Lulzim Bashës, dhe që ka të bëjë me faktin se ai do një qeveri pa Edi Ramën, biles lakon dhe emrin e kryeministrit që do të donte, a thua se ka mandatin të bëjë qeveri në këtë vend.
Dhe në fund, thotë se do dialogojë me socialistët e vërtetë, pa Edi Ramën. Po qe se e ka seriozisht atë, është vonë, pasi Edi Rama ka filluar të dialogojë me demokratët e “vërtetë” në Kuvend. Falë idiotësisë së Lulit.

Reagimi i plotë i Majkos:

Një editorial i gazetarit Mero Baze më ka shpallur të “përzgjedhurin” e opozitës për të drejtuar mazhorancën. Padyshim që artikulli nuk është në “ajër” pasi pena e Bazes nuk ngjyen në bojën e imagjinatës. Me një siguri, të cilën e zotëron kur ka informacion ai në shkrimin e tij nënvizon se “Lulëzim Basha do zgjedhje…me një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon…” (!)
Jetojmë në kohë të vështira dhe ankthi për politikën! Në dijeninë time, nuk më ka marrë malli të bëj gjëra të cilat i kam përbuzur që ditën që i kam hyrë politikës. Zoti Baze e di këtë edhe kur ai (pa ironi) ishte një bashkëpunëtor luajal i Sali Berishës.
Roli i “delfinit” është një kostum i cili nuk më është përshtatur në politikë. Kam bërë “dezhurn” (sic shkruan Baze) që 30 vjec në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, jo për “fajin” tim. Kam shërbyer, dhe kur kam lënë zyrën, vendi ka qenë më mirë se sa ditën kur e kam marrë detyrën.
Titullin “kryeministër i socialistëve” e konsideroj një nder, të cilin nuk kam ndërmend ta shkëmbej në pazarin e maskave të politikës. Ditët e vështira i konsideroj provë për besimin dhe jo bukshkalësinë.
Pena e Meros është e rrallë në gjetjën e dobësive të politikës. Sot, ajo, më bëri të qartë frikën e saj. Kësaj të fundit nuk kam cfarë i bëj. Padyshim, frika e frikacakut të vret ndonjëherë më shumë se trimëria e trimit.
Në korridoret e politikë shqiptare i njoh rregullat. Një prej tyre është se “Lajmësi nuk ka faj”! Ai është dezhurni i kohës! Sigurisht!

(J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e e mandateve lulzim basha mero baze pandeli majko protestat e opozites zgjedhjet e 30 qershorit djegia e e mandateve lulzim basha mero baze pandeli majko protestat e opozites zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet