"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Lumi i Sylbicës doli nga shtrati, u izoluan 80 banorë në Valbonë, flet Prefekti i Qarkut: Ngjarje të tilla të kemi sa më
6 Tetor 2020, 14:08Nga DOSJA
TROPOJE– Reshjet e shiut që ranë ditën e djeshme në Tropojë kanë shkaktuar daljen e lumit Sylbicë nga shtrati duke dëmtuar kështu rrugët e zonës.
80 nga banorët e zonës mbetën të bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave si dhe u bllokuan disa akse rrugore.
Për gjendjen në qytet ka folur Prefekti i Qarkut, Zenel Kuçana i cili u shpreh se qarkullimi u ndalua për disa orë mirëpo në bashkëpunim me policinë e shtetit po punohet për rregullimin e situatës.
‘Në datën 4 Tetor, në bashkinë e Tropojës pati reshje të dendura shiu për pasojë pati bllokim rrugës në rrugën Bajram Curri-Valbonë, në mënyrë të veccantë në anën e djathë dhe mbi dragobi nga përroi i Thatë deri te ndarja e rrugës Cerem-Valbonë. Për disa kohë është ndaluar qarkullimi, në bashkëpunim me policinë e shtetit. U bë e mundur që t ndalohet lëvizja e qytetarëve deri në rregullimin e kësaj rruge. Po ashtu dëmtime pati dhe në rrugën e lumit Shifshen, në rrugën për Bjeshkët, Pojan për Sylbicë. Në të gjithë luginën e këtyre bjeshkëve pati grumbullime të mëdha reshjesh dhe për pasojë pati dëmtime dhe të rrugës, aty ku kalojnë mjete të kalueshmërisë së lartë. Dhe për këtë rrugë janë marrë masat e plota nga kryetari I Bashkisë, nga drejtoria e shërbimeve janë cuar mjetet përkatëse dhe sot janë në gjendje që të kalojnë këto mjete. Shpresojmë që ngjarje të tilla të kemi sa më pak, reshje sa më shumë në Kukës për mbushjen e liqenit të Fierzës.’- është shprehur Zenel Kuçana.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 3 viktima nga pandemia e koronavirusit. Pacientë...
TIRANË- policia e shtetit ka arrestuar ditën e sotme 5 persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë kanë rënë në prnaga shtetasti...
TIRANE– Këshilli i Lartë i Prokurorëve inkurajon prokurorët të cilët përmbushin kriteret për emërimin në Gjykatën Kushtetuese dhe kanë kaluar me sukses pr...
TIRANË- 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar mesditën e kësaj të marte me anë të një fluturimi me charter.Sipas policisë...
SHKODËR- Ditën e sotme janë arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas përfundimit të operacionit të koduar “Thethi”. Policia bën me ...
SHKODËR– Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepajt, një prej tre të zhdukurve në Malësinë e Madhe që akuzohet për vrasjen e dy kushërinjve të tij, ka folur për her...
TIRANË– Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka rivlerësuar masën e sigurisë për të riun Lajden Kadilli, i cili ra pak ditë më parë në prangat e Policisë, pasi ...
TIRANË– Arben Lena, avokati i Myrteza Çaushit që një ditë më parë kërkoi përllogaritjen e viteve të dënimit, u shpreh se nuk kërkon lirimin e klient...
TIRANË– OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ditën e sotme, u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Enea Pipa dhe Il...