Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për çështjen kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarë të tjerë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishin. Të tre zyrtarët e PD tashmë nuk do të kenë asnjë akuzë, pasi gjykata ka pushuar çështjen e “falsifikimit të dokumenteve”.
Gjyqtari i çështjes Lazer Sallaku, i caktuar me short si gjyqtar paraprak, duhet të vendoste për dërgimin e dosjes në gjyq, kthimin e saj për rihetim apo pushimin e saj. Duke dëgjuar për më shumë se 2 orë argumentat dhe faktet nga të dyja palët, Sallaku vendosi për pushimin e çështjes për mungesë provash.
I pranishëm në seancë nga të pandehurit ka qënë vetëm ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi zgjodhën që të përfaqësoheshin nga avokatët. Duke rikthyer edhe njëherë në skenë Eduart Halimin, i cili dikur ka qënë deputet i PD-së por që dha dorëheqjen nga mandati për t’ju përkushtuar karrierës së tij si jurist.
Më herët Lulzim Basha ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për “pastrim parash”, por kjo akuzë ka rënë, pasi Prokuroria çështjen në Gjykatë e dërgoi vetëm me akuzën e “falsikimit të dokumenteve”, për shkak se nuk kishin deklaruar të gjitha shpenzimet e pushatës në formularët e KQZ-së . Në bazë të Kodit Penal, nëse vepra penale e falsifikimit të vulave dhe formularëve do të provohej ata do dënoheheshin deri në 7 vite burgim.
HISTORIA E LOBIMIT
Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017.
Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.
(F.G. K.M. A.B. E.K/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka parë nga afër polumbarët e Forcave Speciale RENEA teksa ushtroheshin në pishinën e ndërtuar në godinën e tyre...
TIRANË– Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar sot disa dokumente dhe ka hedhur akuza kundër Drejtoriasë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) në...
TIRANË– Forcat Speciale RENEA kanë demonstruar shembullin e një aksioni për neutralizimin e një personi të rrezikshëm. Aksioni është zhvilluar në ambientet...
Laç- Mëngjesin e sotëm një kabëll elektrik është djegur në shkollën 9-vjeçare numër 3 në qytetin e Laçit.Ngjarja ka shkaktuar panik te nxën...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku ka dhënë disa mesazhe për uniformat blu. Në f...
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për shtetasin turk Selami Simsek, i cili u kap në Rinas së bashku me Harun Çelik. ...
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar sot të dhënat për gjendjen e rrugëve në vend pas reshjeve të dëborës që kanë mbuluar disa qytete. Në një nj...
GREQI- Nëna e Eleni Topaloudi, studentes 21-vjeçare nga ishulli i Rodosit, nuk e ka përmbajtur veten para dy të pandehurve, të cilët akuzohen për vrasjen...
LEZHE- Prokuroria e Lezhës ka marrë si objekt hetimi 7 pallatet që pësuan dëmtime gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Burime nga organi i akuzës, i thanë Dosja.al se...
TIRANË– Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj është rikonfirmuar në detyrë. Merkaj doli sërish sot para Komisionit të Jashtëm ...