Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim të gjatë në Facebook është shprehur se sot festohet 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve në historinë e kombit tonë shqiptar.
Basha ka theksuar se “ky kongres ka luajtur rolin më të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar, pasi qëllimi i mbajtjes së këtij kongresi ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Kanë marrë pjesë rreth 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë”.
Reagimi i plotë:
SHQIPËRIA E PARA! 100 vjet më parë, burra të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, u mblodhën në Lushnje, në një moment të vështirë për pavarësinë e shtetit të brishtë shqiptar dhe me Kongresin që i çeli dyert me 21 janar 1920, dhanë shembullin e madh të vendosjes mbi gjithçka të së mirës së atdheut. Kur fati i Shqipërisë ishte ende në tryezën e Konferencës së Paqes në Paris, delegatët e Kongresit të Lushnjes u mblodhën, duke pasur mbi gjithçka dy parime bazë: Shqipëria është një dhe e pandarë, Shqipëria është e pandarë kur është fjala për të mbrojtur interesat e saj para fuqive të mëdha.
Në këtë leksion të madh trimërie dhe atdhedashurie morën pjesë të gjithë, morën pjesë të gjitha besimet fetare, të gjitha shtresat shoqërore, morën pjesë përfaqësuesit politikë dhe klerikë, rinia, inteligjencia e diaspora. Edhe ata që s’mundën të vinin në Lushnje, për shkak se një pjesë e madhe e vendit ishte ende nën pushtim, iu bashkuan kësaj zgjidhje kombëtare, asaj iu bashkuan delegatët e Shkodrës, Lezhës e Malësisë së Gjakovës, me firmat e tyre të 13 shkurtit në Tiranë. Kur ka një konsensus të tillë kombëtar, vijnë edhe zgjidhje në rang kombëtar, edhe fitore kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjes, autoriteti i dalë prej tij mori në dorëzim Shkodrën me 25 mars, Gjirokastrën me 27 prill dhe Korçën me 15 maj. Me luftën madhështore të Vlorës dhe marrjen e qytetit me 17 gusht, u përmbyll faza e jetësimit të shtetit shqiptar, i cili prej Kongresit të Lushnjes trashëgoi edhe të parat principe kushtetuese të qeverimit të tij, me anë të Kanunores së Këshillit të Lartë. Ata burra e gra që u angazhuan për mbajtjen e Kongresit të Lushnjes meritojnë një vend të përjetshëm në historinë e Shqipërisë. Kontributi i tyre është sot e gjithë ditën një leksion që duhet përsëritur vazhdimisht, në mënyrë që çdo shqiptar, qytetar i thjeshtë, aktivist, politikan a klerik të mos i humbasë prioritetet e veta. Në fillim është kombi dhe mbrothësia e tij, më pas vijnë individët dhe karrierat e tyre. Respekti për qytetarin, për të drejtat dhe interesat e tij dhe përpjekja për të mbrojtur ligjet që sanksionojnë dinjitetin e tij janë detyrime të përhershme që na vijnë nga Kongresi i Lushnjes. Siç thotë Mit’hat Frashëri, njëri nga gjenitë e Historisë së Shqipërisë së shekullit të kaluar, “Kongresi i Lushnjes është një kandil që ndrit dhe duhet të ndriçojë kurdoherë që gjendet në errësirë e në të keqe. Të mbajturit lart të akteve të mëdha të patriotizmës është një lumturi, si edhe një detyrë”. Sot festohet 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve në Historinë e Kombit tonë Shqiptar. Kongresi i Lushnjes ka zhvilluar punimet që prej datës 21 deri më 31 janar të vitit 1920. Ky kongres ka luajtur rolin më të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar, pasi qëllimi i mbajtjes së këtij kongresi ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Kanë marrë pjesë rreth 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.
Sot festohet 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve në historinë e kombit tonë shqiptar. Kongresi i Lushnjes ka zhvilluar punimet që prej datës 21 deri më 31 janar të vitit 1920. Ky kongres ka luajtur rolin më të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar, pasi qëllimi i mbajtjes së këtij kongresi ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në këtë kongres ka marrë pjesë rreth 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar sërish, një ditë pas zgjedhjes së Artur Metanit në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Në një deklaratë për...
TIRANË- Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e konsideron si fyerje sentencën “kush flet për ndryshim sistemi bën lojën e Edi Ramës”. Në një postim në F...
TIRANË– Komisioni i Venecias do të mbërrijë në Shqipëri në datat 13 dhe 14 shkurt në vijimësi të hetimeve për Presidentin Ilir Meta dhe shkeljet për të cil...
TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Ditari” në A2 deklaroi se “palëve u mungon vullneti politik, pa...
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta, ka kujtuar sot 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes, duke e cilësuar atë një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rënd...
Tiranë- Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka deklaruar së fundmi se vendi i ka të domosdoshme zgjedhjet e parakohshme. Në emisionin “360 Gradë” në...
TIRANË- Njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur verifikimet mbi të shkuarën e Agron Malajt, sot kryetar bashkie në Burrel, i d...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka zbuluar disa nga prapaskenat e tryezës për tryezën konsensuale me maxhorancën. E ftuar sot në emis...
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, nga foltroja e Kuvendit ka replikuar sot me kolegët e tij të maxhorancës që i ka quajtur dhe grenëza, që b...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot publik një denoncim që i ka mbërritur në adresë të tij për Arben Keshin. Sipas një reagimi të Beris...