All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Lufta s’na prek xhepat/ “Moody’s” vlerësim pozitiv: Rritja deri në 4.5%

2 Mars 2022, 19:07 Nga DOSJA
Lufta s’na prek xhepat/ “Moody’s” vlerësim pozitiv:
All - Paragraf - 1

Rritja ekonomike në Shqipëri do vijojë e fortë. Kështu konfirmon agjencia prestigjioze “Moody’s” në vlerësimin e fundit për financat e vendit duke i dhënë notën B+. Ekonomia jonë do të mbetet e qëndrueshme përshkruan kjo agjenci dhe rritja ekonomike ne dy vitet e ardhshme do të fiksohet në 4.5% dhe 4%, pas rimëkëmbjes së fortë në vitin 2021. Turizmi dhe kërkesa e brendshme do jenë faktorët që do nxisin këtë rritje. Konfirmimi vjen në mes të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe krizës së çmimeve që po zhvillohet në Evropë.

Por ekonomia po përjeton një moment te rritjes se çmimeve, e cila nuk vjen si pasoje e luftës në Ukrainë, por nga inflacioni që ka dalë jashtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Lajmi i mire sipas agjencisë së vlerësimit Moody është se inflacioni pritet të ulet në fundin e 2022. Gjithsesi pritet një shtrëngim i lehte i politikës monetare nga Banka e Shqipërisë që mund të rrisë normat e interesit, te cilat sot janë te fiksuara ne shifrën rekord te ulet prej 0.5 për qind.

Duke marrë shkas nga të ardhurat që qeveria thotë se do të grumbullojë këtë vit, pritet që të përmirësohet edhe borxhi publik i vendit që arriti një rekord historik te larte gjate vitit te pare te pandemisë në nivelin 77.6%. Sipas agjencisë “Moody” borxhi pritet te bjere në 74.7% ne 2023. Premtimi elektoral i qeverisë është se brenda këtij mandati do ta dërgojë borxhin në 60%. Si rrezik të vetëm për stabilitetin e ekonomisë Moody’s vlerëson shkallën e ulët të vaksinimit, por edhe efektet e zgjatjes së konfliktit Ukrainë-rusi që do të prekë në masë kontinentin evropian, rrjedhimisht edhe Shqipërinë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ekonomia jonë ka ekspozim të ulët nga konflikti. Kjo vjen nga disa indikatorë. Rezerva jonë valutore përbëhet nga euro dhe dollari, të cilat po e ruajnë vlerën e tyre. Bankat kanë arritur rekorde vlerash në depozita dhe tregjet financiare mbeten gjithashtu të qëndrueshme. Kjo tregohet edhe tek vlera e bonove te thesarit e cila nuk ndryshuar, pavarësisht një rritjeje te moderuar te inflacionit.

Ballafaqimi i situatës ekonomike ne vend mes Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë se Financave u bë pesë ditë pas fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, por raportet tona tregtare me këto dy vende ne konflikt, janë modeste. Sipas shifrave, vendi ynë drejt këtyre dy vendeve dërgon mallra në vlera shumë të ulëta, që në raport me totalin e eksporteve qëndrojnë në 0.01% dhe 0.14%, kryesisht fruta dhe perime. Sa i përket importeve, nga Rusia vendi merr tre produkte kryesore të cilat janë drithërat, lëndë djegëse, kryesisht karburante, dhe vajrat vegjetale.

Ndërkohë nga Ukraina marrim kryesisht drithëra dhe vajra vegjetale. Volumin tregtar me këto dy vende e kemi në masën 3%, ndërsa vendet evropiane zënë 60% me Italinë, Greqinë dhe Gjermaninë si partnerë kryesorë. Top Channel komunikoi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Serbe, dhe sipas saj nuk pritet të ketë ndalim të eksporteve nga ky vend pasi Serbia gëzon surpluse të mëdha në rezerva gruri. Edhe në rast vendosje kuotash eksporti nga Serbia për vendet e tjera, duket se ne ndihme vjen papritur procesi i integrimit te tre vendeve te Ballkanit Perëndimor. Dhoma Serbe e Tregtisë thotë ne komunikimin me Top Channel se do të lobohet që vendet e “Open Balkan” të mbeten jashtë këtij rregulli. Por ndërkohë, tregtarët shqiptare kanë nisur të shohin në vende të tjera si Hungaria dhe Bullgaria.

Vendi ynë nuk pritet të ketë një krizë furnizimi sa i përket miellit, por çmimi pritet të shtrenjtohet, pasi tregjet ndërkombëtare kanë rritur kërkesën pas ndërprerjes së eksporteve nga Rusia dhe Ukraina.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi moody’s raporti i moody’s moody’s raporti i moody’s

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale