Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Lufta në Ukrainë, Moska akuzon Kievin për bombardimin e një rajoni rus
14 Prill 2022, 17:02Nga DOSJA
RUSI- Autoritetet në rajonin Bryansk të Rusisë, që gjendet në kufi me Ukrainën, e kanë akuzuar Kievin për granatimin e qytetit rus, Klimovo. Rusia pretendoi se nga këto granatime ka pasur viktima. Guvernatori i rajonit Bryansk, Aleksandr Bogomaz, tha më 14 prill se dy ndërtesa janë dëmtuar nga sulmi, që sipas tij, u krye nga forcat e armatosura të Ukrainës.
Personeli shëndetësor në Klimovo, i kanë thënë agjencisë ruse të lajmeve TASS, se shtatë persona, përfshirë edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë, janë plagosur. Komiteti Hetues i Rusisë tha se sulmi është kryer nga dy helikopterë ushtarakë ukrainas, duke shtuar se kanë nisur një hetim për këtë rast.
Një video që pretendohet se është incizuar në Klimovo pas sulmit, është shpërndarë në internet dhe në të shihet një shtëpi duke u djegur. Nuk është e qartë se ku dhe kur është bërë kjo video. Klimovo gjendet rreth 10 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Autoritetet në rajonin tjetër rus, Belgorod, thanë më 14 prill se forcat ukrainase kanë granatuar fshatin rus Spodorashino. Nuk është raportuar për viktima.
Po ashtu më 14 prill, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha se forcat e armatosura ukrainase kanë hapur zjarr në pikëkalimin kufitar të Novyye Yurovichi, që gjendet në rajonin Bryansk. Por, ky shërbim nuk raportoi për viktima nga kjo ngjarje.
Pala ukrainase nuk ka komentuar këto pretendime të Rusisë. Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë akuzoi Ukrainën për granatimin e territoreve ruse, duke paralajmëruar se nëse sulmet vazhdojnë, Moska do të godasë “qendrat e vendimmarrjes” ukrainase, përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Pas javësh të përballjes me rezistencën e forcave të armatosura ukrainase, Rusia tërhoqi trupat e saj nga pjesa veriore ukrainase, që gjenden në kufi me rajonin Bryansk dhe rajone të tjera ruse.
Marrë nga REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RUSI- Figura e opozitës ruse Alexey Navalny ka lëshuar një seri postimesh në Twitter duke kërkuar një front të ri të së vërtetës dhe informacionit të lirë kundë...
BULLGARI- Në raportin e tij vjetor për të drejtat e njeriut për vitin 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit raporton se Bullgaria ka probleme të mëdha të të dre...
TURQI– Turqia është ende duke punuar në organizimin e një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, th...
SERBI– Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se jo vetëm Serbia por asnjë shtet në Europë s’mund ti ketë marrëdhëniet me Rusinë...
FINLANDË– Një ditë pasi kryeministri i vendit konfirmoi se një vendim për anëtarësimin në NATO do të merret brenda javësh, ministri i Jashtëm i Finla...
UKRAINË– Rusia dhe Ukraina kanë bërë një shkëmbim të katërt të të burgosurve, tha të enjten zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk.“Një tj...
BRITANI– Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Suedinë dhe Finlandën në një ofertë për anëtarësim në NATO, tha të enjten Sekretarja e Jashtme Liz Truss.“Su...
BOSNJE HERCEGOVINË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje Hercegovinë ka përkujtuar masakrën e Srebenicës me anë të disa fotove të ambasadorit Michael...
UKRAINË– Ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës, Simon Coveney po viziton qytetin e Bucha, ku vrasja e dyshuar e civilëve nga forcat ruse është dën...
KORACI- Një dron ushtarak që me sa duket fluturoi gjatë gjithë rrugës nga zona e luftës ukrainase mbi tre vende anëtare evropiane të NATO-s përpara se të rrëzoh...