LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë i rikujton të moshurave polakë traumat e ‘Luftës së Dytë Botërore’

21 Prill 2022, 07:12 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë i rikujton të moshurave polakë traumat e

Lufta në Ukrainë zgjon tek polakët e moshuar bashkë me solidaritetin për njerëzit në zonat e luftës edhe kujtimet dhe traumat e Luftës së Dytë Botërore.

Menjëherë pasi zgjohet, Wanda Traczyk-Stawska shkon në dhomën e ndenjes dhe hap televizorin. Çdo mëngjes, që nga 24 shkurti. Sikur ta kishte për detyrë. 95-vjeçarja do të dijë nëse ukrainasit vazhdojnë luftën kundër pushtuesit rus. Ajo do që të jetë bashkë me ta, edhe nëse vetëm nga kolltuku ku është ulur.

Traczyk-Stawska e di mirë çfarë do të thotë të luftosh: Gjatë Kryengritjes së Varshavës kundër pushtuesit gjerman më 1944 ajo ka qenë ushtare 17 vjeçare, pjesëtare e ushtrisë polake në ilegalitet. Në bisedë me Deutsche Wellen, ajo mundohet të sjellë në kujtesë zhurmat, zërat dhe shijet e asa kohe. Nganjëherë ajo mbyll sytë dhe fillon të flasë ngadalë, sikur kërkon të shijojë çdo fjalë.

“Në ditët e para të luftës unë pashë se si gjermanët vranë një foshnjë,” tregon Wanda Traczyk-Stawska dhe ul kokën. “Deri në ato momente unë nuk e kisha menduar kurrë se njerëzit mund të jenë kaq të poshtër”. Që nga ajo ditë ajo donte të rritej sa më shpejt që të ishte në gjendje të luftonte.

“Unë e urrej luftën, është gabimi më i madh i njerëzimit,” thekson Traczyk-Stawska.

Por që prej dy muajsh ajo konfrontohet me frikërat e saj. „Do të doja më mirë të mos jetoja më për të parë çfarë po shoh, por meqë jam ende në jetë ndihem e detyruar të luftoj. Dhe mund ta bëj këtë vetëm duke i bërë thirrje botës: Ndihmoni ukrainasit!”

Qielli mbi Ukrainë

Traczyk-Stawskës i kujtohet mirë ndjenja e të mospasurit mbrojtje në luftën kundër gjermanëve. Fakti që qielli i Ukrainës, qëndron „i hapur”, pra pa zona ndalim fluturimi, i kujton asaj 1944-ën. “Ne nuk kishim në atë kohë mbrojtje kundërajrore. Dhe avionët nuk mund të qëllohen me pistoletë. Ne na duhej të shihnim të pambrojtur si bombat lëshoheshin mbi shtëpitë tona. Kjo është trauma jonë më e madhe.”

“Ajo që është duke ndodhur aktualisht është barrë e madhe për njerëzit që kanë përjetuar Luftën e Dytë Botërore,” shpjegon Agnieszka Popiel, psikiatre dhe psikoterapiste në Universitetin e Varshavës, SWPS. Profesorja që drejton bashkë me një kolege Klinikën për terapinë e sjelljes konjitive, përqëndrohet mes të tjerash edhe tek traumat. Shkolla e lartë e saj ka ngritur një hotline për njerëzit që kanë ikur nga lufta në Ukrainë dhe vazhdojnë të ndihen të frikësuar dhe të shqetësuar për familjarët ose kanë përjetuar humbjen e njerëzve të dashur.

Ëndërra me përbindësh

Stanislaw Walski ka përjetuar dhimbje të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ka lindur në vitin 1933, vitin kur Hitleri mori pushtetin në Gjermani. “Sulmi i Rusisë e shkatërroi psiqikën time. Mbas gjithë atyre mizorive që kam përjetuar në Luftën e Dytë Botërore unë mendoja se ajo nuk do përsëritej kurrë. Por për fat të keq dalin gjithnjë njerëz të sëmurë që bëjnë luftë,” thotë ai në një bisedë telefonike me Deutsche Wellen.

Sot 88-vjeçari jeton në Breslau. Ai merr pjesë në aksionin „Kurrë më luftë” të qendrës historike “Zajezdnia” (Depo). Njerëzit që kanë përjetuar Luftën e Dytë Botërore dënojnë në filma të shkurtër luftën në Ukrainë. Në videon e tij, Walski, tregon se kur ka qenë 11 vjeç, e kanë marrë dhe futur në kamp në Neumarkt/Oberpfalz. Për vite me radhë ai shihte një ëndërr se si duke qëndruar pezull në ajër, përbindsha përpiqen ta kapin për këmbësh.

“Unë mendoj se psiqika e një fëmije, siç kam qenë unë në atë kohë, nuk është në gjendje të përballojë pamjen e kufomave. Pamjen e njerëzve që binim mbi telat me gjemba,” tregon Walski. Atij i kujtohen zhurmat, erërat dhe uria e madhe. „Ishte e papërballueshme. Kur më binte ndonjë mizë në gojë, nuk e pështyja por e haja.”

Mosha e thyer nxit kujtimet

Agnieszka Popiel thotë se njerëzit e moshuar kujtojnë më shumë çfarë kanë përjetuar në vitet e rinisë, se sa çfarë kanë përjetuar kohët e fundit. “Përjetimet e asaj kohe janë lidhur fort me kujtesën, ato çfarë kanë ndodhur në vitet e vonshme, kur forca të lëshon, kujtohen gjithnjë e më pak.” Prandaj kujtimet nga rinia kthehen të përforcuara.

Psikologia shpjegon se njerëzit ngrenë pa vetëdijë një mekanizëm mbrojtës: Kush ka përjetuar tmerre, ruan në kokë ngacmime konkrete si zhurma, erëra ose imazhe, për ta përgatitur trupin në të ardhmen që të mbrohet në situata të ngjashme.

“Gjermanët ngurrojnë shumë”

“Unë dëgjoj shpesh të thuhet se ne kemi qenë një brez i jashtëzakonshëm. Kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi qenë njësoj si njerëzit sot,” thotë Wanda Traczyk-Stawska. Në bisedë me Deutsche Wellen ajo përsërit disa herë se nuk i këshillon gratë ukrainase të qëndrojnë në Poloni, që është kthyer në linjë fronti, por të shkojnë më në perëndim. “Unë e di që gratë mendojnë për burrat që kanë lënë në luftë. Dhe duan të jenë afër tyre. Por ky është gabim! Për burrat që kanë qëndruar në luftë, është e rëndësishme që të dinë se gratë dhe fëmijët e tyre ndodhen në siguri.”

Kur ndahem duke e falenderuar, luftëtarja e Luftës së Dytë Botërore kujton se asaj i duhet të falenderohet për mundosinë që i jepet të flasë direkt me gjermanët. “Unë dua që Gjermania të luftojë për paqen në botë. Nuk ka paqe sa kohë vazhdon lufta. Gjermanët ngurrojnë shumë.”

Para se të largohem. Wanda Traczyk-Stawska thotë me zë të vendosur: “Po të isha më e re do të isha duke luftuar me ukrainasit.” Ajo thotë se njerëzit në vendin fqinjë nuk duhet të dorëzohen. Ajo është e bindur se Ukraina do të fitojë: „Sepse njerëzit atje e dinë njësoj si unë çfarë rëndësie ka liria dhe çfarë do të thotë dinjitet njerëzor.”

Marrë nga DW. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta e dyte boterore lufta ukraine-rusi wanda traczyk-stawska lufta e dyte boterore lufta ukraine-rusi wanda traczyk-stawska

Sondazh

Poll
Bota 21 Prill 2022, 06:56

Macron apo Le Pen, kë po mbështet Zelenskyy?

FRANCË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, gjatë një interviste me një televizion francez, i bëri thirrje kandidates së djathtë Marine Le Pen, të ris...

Bota 21 Prill 2022, 06:22

Kosova dhe Serbia përplasen në OKB

Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer akuza gjatë një mbledhjeje që u mbajt në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 20 prill. Ministrja e Punëve të Jasht...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend