LIVE UPDATES
Politike

‘Lufta’ në PD, Bardh Sahia reagon për herë të parë: Jam me Berishën

8 Dhjetor 2021, 18:45 Nga DOSJA
‘Lufta’ në PD, Bardh Sahia reagon për herë të

TIRANË– Ish-deputeti Bardh Spahia ka preferuar të tregojë për herë të parë se cilën anë do të mbajë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një postim në Facebook, Spahia shkruan se do të jetë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Postimi i plotë:

Vota zgjidh krizën në Partinë Demokratike! Nuk është nevoja të përsëris atë që dihet: që situata aktuale në Partinë Demokratike është tejet kritike. Mendoj gjithashtu se situata është bërë aq komplekse, sa fluksi gjigand i informacionit me të cilin mbytet publiku nga mediat, nuk i lejon njerëzit e thjeshtë që t’i vleresojnë gjërat me qartësi. Kam zgjedhur jo pa qëllim, të mos përfshihem publikisht, në situatën e krijuar së fundmi në PD, edhe pse, për hir të së vërtetës, është një realitet, që në një formë apo një tjetër prek cdo anëtar të strukturës së PD-së, në cdo nivel por jo vetëm, edhe simpatizantët, votuesit dhe madje komplet shoqërinë shqiptare. Do të bëj të pamundurën, që të mos hedh benzinë në zjarrin e pasionit apo urrejtjes, ndjesi të forta, të cilat nëse vazhdojnë të ushqehen, rrezikojnë të shkatërrojnë frymën e përkatësisë dhe bashkimit, që na ka mbajtur të lidhur, edhe në ditët me të vështira. Ne nuk jemi armiq, por miq dhe ky është fakt! Edhe pse pasioni dhe emocionet mund ta kenë zbehur këtë fakt, nuk duhet të lejojmë, që lidhja jonë të thyhet. Historitë mund t’i kemi të ndryshme por fatin e kemi të përbashket, të lidhur me Partinë Demokratike. Më shumë se 3 dekada më parë, Partia Demokratike nisi rrugëtimin e vet, përgjatë së cilit, i shenjoi këto dekada me shenjat e sforcove dhe përpjekjeve, shkëlqimin e arritjeve e sukseseve, ashtu sic edhe humbjet. Por mes turbullirash e situatash kritike, Partia Demokratike nuk e humbi kurrë orientimin e vet apo parimet dhe idealet, që përbëjnë edhe forcën e saj të vërtetë.

Liria dhe pushteti, qoftë edhe brenda një organizate politike, mbartin përgjegjësi, dhe pergjegjesia bie mbi strukturat dhe organet kolegjiale të tyre, në të gjitha nivelet. A duhet demokratët t‘i tremben kritikës nga kushdo qoftë? Aktualisht në PD ka shumë mendime dhe kritika. Ka patur gjithmonë në fakt, edhe pse asnjëherë, në një përplasje kaq të fortë. Atëherë, cili duhet të jetë qëndrimi ynë karshi këtyre ideve dhe kritikave? Të pengojmë shprehjen e tyre? T‘i injorojmë? Sigurisht që jo! Vetëm përmes diskutimit, kritikës dhe llogjikës, do mund të zgjidhim problemet. Gabimet duhen evidentuar e kritikuar. Po të reflektonim mbi çmimin, që na është dashur të paguajmë për lirinë e mendimit gjatë diktaturës, do ta mbronim lirinë e çdo ideje dhe çdo kritike, edhe kur drejtohet kundër nesh. Ne duhet të dëgjojmë! Të dëgjosh nuk do të thotë të bindesh! Të dëgjosh nuk do të thotë të bësh kompromise! Të dëgjosh do të thotë të mundohesh të kuptosh në mënyrë, që të bësh zgjedhje më të mira. Eshtë art i vështirë ai i të dëgjuarit! Eshtë i vështirë sepse shpesh, zërat e atyre që kanë më shumë gjëra për të thënë, nuk janë të zhurmshëm, por janë diskretë. Nuk është çështja, se kush do të dalë i fituar nga kjo përplasje. Cështja është, se pas 8 viteve në opozitë, kjo parti ka nevojë për një drejtim të fortë dhe energjik, në vizion e qëndrime, inovativ dhe demokratik. Kohët kanë ndryshuar. Na pëlqen apo jo, rritja e një koshience partiake është një fakt politik, që të gjithë ne duhet ta pranojmë si të tillë, e që me patjetër duhet të merret në konsideratë. 

Njerëzit presin nga ne, dicka më shumë se sa denoncimet, konstatimet dhe deklaratat. Sfidat janë të mëdha, situata është skandaloze dhe për fat të keq, prej më shumë se 8 vitesh, vendi drejtohet nga një grup njerëzish thellësisht të korruptuar dhe të inkriminuar. Metodat e deritanishme të opozitës nuk kanë funksionuar! Ndoshta edhe për faktin, se Partia Demokratike ngjason me një të sëmurë rëndë. E kam konstatuar këtë diagnozë, kohë përpara se SHBA-të, të shpallin non grata liderin e PD-së, Sali Berisha. Nuk kam mbajtur një qendrim publik deri më sot, në përpjekje për të reflektuar me veten, për të kuptuar shkakun dhe si kurohet sëmundja. Sëmundjen e kam ndjerë në lëkurë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Ku me gjithë punën, sakrificën e përkushtimin e jashtëzakonshëm të njerëzve të strukturës, si dhe mbeshtetjen e pakursyer të demokratëve dhe të qytetarëve të ndershëm, nuk arritëm të kishim rezultatin e duhur, për të mos thënë, që patëm një ndër rezultatet më të këqija nga të gjitha qarqet. Pas 9 shtatorit, kur Lulzim Basha mori vendimin kundër Sali Berishës, Partia Demokratike është ndarë në dysh. Një palë flet për sëmundjen e partisë, – mungesën e demokracisë së brendshme, dobësimin e PD-së, për të vepruar si forcë fituese në zgjedhje. Kjo palë e identifikon sëmundjen me kryetarin e partisë. Pala tjetër është fokusuar tek problemi i zotit Berisha me Departamentin e Shtetit, duke u përpjekur që të mbulojë me të problemet reale të PD.  Kjo palë e shikon Sali Berishën, si virus fatal për të ardhmen e PD.

Për mua pak rëndësi ka, se përse zoti Berisha po flet vetëm tani, që iu prek dinjiteti personal apo interesi personal dhe nuk foli më parë. Thelbi qëndron se PD është e sëmurë e me këto simptoma tejet të dukshme: Skemat e vogla kanë zëvendësuar votën. Lidhjet e shkurtra kanë zëvendësuar meritokracinë. Llogaritë personale kanë zëvendësuar interesin e demokratëve. Kjo është kuptuar nga shumë demokratë dhe ata kanë shprehur vullnetin, që zëri i tyre të dëgjohet në një Kuvend! Nuk di sa janë në qytete të tjera, por di sa janë në Shkodër. Më shumë se 70% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar përkrahin idenë, se Partia Demokratike duhet të ndryshojë! Ka shumë prej tyre, që nuk e gjejnë veten të përfaqësuar tek zoti Berisha, por e shohin këtë lëvizje, si një mundësi për t’i ikur “turpit” të nënshtrimit ndaj kundërshtarit; si një mundësi për të shkundur sadopak situatën e sheshtë, që mbizotëron prej kohësh në PD, ku të gjithë i konformohen një barazie mediokre, por edhe si një mundësi për të patur lidership frymëzues e fitues.

Partia Demokratike nuk do projektohet kurrë përpara, në qoftë se mbetet një klub i mbyllur këndvështrimesh të ngushta. Ekuilibër, diversitet dhe kreativitet duhet të jenë shtyllat e politikave të PD. Do të doja që ky takim i madh politik i 11 Dhjetorit, të ishte iniciuar që në fillim të këtij debati nga vetë drejtuesit e Partisë Demokratike dhe jo të humbej kohë duke u fshehur pas gishtit, apo duke tentuar mohimin e një realiteti, që ishte dhe është mëse evident. Kështu do të kishim përfituar 3 gjëra kryesore: Do të kishim garancinë paraprake për një frymë pergjegjshmërie dhe demokratizimi të vërtetë të PD, me ndryshimet e duhura statutore. Do të kishim garancinë se dëshpërimi i demokratëve pas humbjes, nuk do ta kthente Kuvendin në një gijotinë kundër Lulzim Bashës. Do të kishim mundësi reale për të mos u ndarë, në “të Berishës” dhe në “të “Bashës”. Megjithëse takimit të 11 Dhjetorit mund ti mungoje ndonjë nga këto garanci, unë do të jem aty, si anëtar i Këshillit Kombëtar. Nuk do jem aty për emra të vecantë, por do të jem në respekt të vullnetit të çdo shkodrani dhe çdo demokrati, që kërkon jo thjesht zëvendësimin e një kryetari me një kryetar tjetër, por që kërkon një Parti Demokratike fituese, e cila bazohet tek vlerat dhe i jep vendin që i takon çdo demokrati, sipas meritokracise, kontributit, aftësisë, sakrificave dhe fuqisë së tij elektorale. Nuk kanë pse ndihen vetëm, e as të anatemuar në një vendimarrje të tillë, cilido qoftë vendimi i tyre, ata që sa herë pati nevojë Partia Demokratike, nuk na lanë kurrë vetëm. Kurrë nuk i kemi ofruar asgjë, vetëm u kemi kërkuar. Le ta vazhdojmë “traditen”, duke u kërkuar, që të vendosin të lirë, të jenë vetvetja. Gjatë kësaj periudhe reflektimi, çdo analizë më ka treguar se sëmundja e rëndë e PD, shërohet vetëm përmes votës. Më i afti dhe me i forti udhëheq! Politika e ka frikë të aftin sepse aftësia dhe talenti të dhurojnë lirinë dhe forcën për t’u rebeluar. Fatkeqësisht, ne i kemi ikur parimit nr.1 të demokracisë: Kemi fshehur gjendjen tonë! Kemi bërë sikur sëmundja e mosrespektimit të votës nuk ekziston!  Vota e zgjidh këtë krizë, që vendimi për zotin Berisha, thjesht sa e ka nxjerrë në sipërfaqe. Partia Demokratike ka qenë dhe është një parti për njerëz të lirë, jo për ndjekës të verbër, dhe as për konformistë. Prandaj le të vazhdojmë përpara, me një ndërgjegje të pastër, si i vetmi shpërblim i sigurtë, dhe me historinë, si gjykatëse të vendimeve tona.  Ndryshimi do të thotë votim! Votëbesim!

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bardh spahia kuvendi kombetar i 11 dhjetorit bardh spahia kuvendi kombetar i 11 dhjetorit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet