All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Lufta kundër falsifikimit të vizave. Nënshkrhet Memorandumi, krijohet njësia e përbashkët policore Shqipëri-SHBA

9 Tetor 2020, 17:52 Nga DOSJA
Lufta kundër falsifikimit të vizave. Nënshkrhet Memorandumi,
All - Paragraf - 1

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurimit pranë ambasadës amerikane në Tiranë Karen D Riley nënshkruan në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një Memorandum Mirëkuptimi.

Ky Memorandum Mirëkuptimi përcakton rolet dhe përgjegjësitë për krijimin dhe menaxhimin e një misioni të përbashkët për të luftuar mashtrimin me viza, pasaporta dhe forma të tjera të dokumenteve të udhëtimit dhe për të investiguar krimet me interes të përbashkët për ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë.

Drejtor Veliu dhe Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurimit Riley e kanë vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit, Zyrës Rajonale të Sigurimit në ambasadën amerikane në Tiranë dhe agjencive ligjzbatuese amerikane dhe e kanë cilësuar këtë Memorandum si një tjetër shembull të besueshmërisë të parterëve të Policisë së Shtetit.

Veliu u shpreh: Përshëndetje të gjithëve. Është një ditë e veçantë për ne sot të kemi kolegët e Zyrës së Shërbimit Diplomatik të Sigurisë këtu në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ashtu siç shikohet edhe nga prezenca tregon që kemi një event apo një çështje të veçantë, të cilën ne do ta konkretizojmë sot me nënshkrimin e një marrëveshjeje. Kjo marrëveshje është në vazhdën e bashkëpunimit shumë të mirë që ne kemi me këtë zyrë dhe do të jetë një mundësi akoma më e madhe për të shfrytëzuar kapacitetet e përbashkëta të Drejtorisë së Përgjithshme dhe të agjentëve specialë të kësaj zyre për të luftuar së bashku kontrabandimin e qenieve njerëzore, por jo vetëm, edhe në drejtim të shkëmbimit të eksperiencave të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme, duke treguar edhe njëherë që jemi të besueshëm të të gjitha agjencive të tjera ligjzbatuese, duke bërë të mundur dhe dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e parametrave të sigurisë, jo vetën në vendin tonë, por në Bashkimin Evropian dhe më gjerë. Kështu që duke vlerësuar maksimalisht eksperiencën e përfituar gjatë dy viteve të kaluara në hetimet e përbashkëta të realizuara, marrëveshja që do të nënshkruajmë sot do të çojë më tej këtë bashkëpunim siç e theksova më përpara dhe do të mundësojë drejtpërdrejt në suksesin e operacionit të radhës.

Ndërkohë Riley tha: Është një ditë shumë e veçantë sot dhe jam shumë e nderuar që jam këtu sot për të firmosur këtë Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet dy palëve, pra me Policinë së Shtetit do të jetë një punë shumë e mirë që ne do të bëjmë bashkërisht në kontrabandimin e qenieve njerëzore dhe në trafikime të tjera apo operacione të tjera të përbashkëta. Policia e Shtetit është një partner shumë i fuqishëm i joni dhe jam shumë e lumtur që do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe që do të firmosim këtë Memorandum Mirëkuptimi sot.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet karen d riley shefja e zyrës rajonale shtetit ardi veliu karen d riley shefja e zyrës rajonale shtetit ardi veliu

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet