LIVE UPDATES
Politike

Lubonja: Berisha ka opozitën më të fortë për momentin, por s’mjafton për të mposhtur Ramën

25 Mars 2022, 20:52 Nga DOSJA
Lubonja: Berisha ka opozitën më të fortë për momentin,

TIRANË– I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, analisti Fatos Lubonja, komentoi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike. Sipas tij, Berisha tashmë përbën shumicën në PD. Lubonja theksoi se opozita është e fortë momentalisht, por tha se duke pasur përballë një regjim si ai i Edi Ramës, gjithçka është më e vështirë.

“Politikisht është e vështirë t’i kundërvihesh me sukses grupit të Berishës, qoftë edhe duke pasur ambasadën e SHBA-së mbrapa. Ne e dimë historinë e çarjes së PD. Mundet që ky grup i vogël që nuk e dimë se sa është. E kam fjalën për grupin parlamentar të PD që ishte i kontrolluar nga Basha. Kanë ikur dhe nuk dihet sa i kanë mbetur Bashës, por është në minorancë. Berisha sot kishte një konferencë shtypi me bujarinë e fitimtarit, ku ftonte ata, bashkë me Lulzim Bashës. Ai tha që të gjithë ato janë anëtarë të PD. Fliste me sigurinë e një njeriu që ka marrë kryesinë, por njëkohësisht kërkon të ketë sa më afër të gjithë. Këtu mbeten tashmë për mendimin tim, elementi psikologjik i rëndësishëm. Janë shumë sharje, të gjitha ata që janë thënë me njëri-tjetrin. Këta do të krijojnë një grupim tjetër tani, sepse lind edhe problemi i gjykatës që thotë do e çojmë në apel. Më mirë të bëhet një parti tjetër, grupim tjetër dhe t’i kundërvihen. kjo shkon në favor të Ramës ose munden nëse Berisha tregohet i hapur të krijohet fraksion brenda partisë. Duke qenë se si ishte katandisur PD pas ikjes së Berishës, bëhet më e fortë seç ishte. A mjafton për të përmbysur Ramën? Kjo mbetet e hapur. Unë gjykoj se nuk mjafton. Ka nevojë për një bashkim, por kjo varet nga mundësitë reale. Unë dyshoj se kushdo të vijë këtu do e ketë të vështirë të përballojë këtë regjim. Kjo është opozita më e fortë për momentin, sa do e arrijë Berisha… Ai ka një karizëm, por nëse do të bashkojë të gjithë shqiptarët kam dyshimet e mia. Vetëm një krizë do i dërgojë njerëzit te opozita e Berishës”, tha Lubonja.

Lubonja tregoi ndër të tjera se si do të jetë e ardhmja e PD. Ai tha se Berisha thotë se do të ndërtojë një parti konservatore, por si e tillë do të jetë më e vështirë për të formuar aleatë në Evropë e gjetkë, për shkak të partive politike të pakta që ndjekin këtë ideologji.

“Protestat që pamë së fundmi për çmimet e naftës, kur u bënë nga shoqëria… PD ka qenë aty brenda gjithmonë për të krijuar masë më të madhe e shfrytëzuar për interesat e veta. Ngrihet si pikëpyetje se sa mund të arrijë PD të legjitimohet në këtë drejtim, për të krijuar një koalicion. Kjo do politikë. Berisha e ka më të vështirë, por ku ta gjejmë. Këtu hy në lojë politika, negociatat, ai tani po tenton të bashkohet edhe me Lulzim Bashën. Këto janë problemet tona. Berisha e ka atë përvojë. Berisha erdhi për të sjellë demokracinë në Shqipëri në fillim. U bë president e u bë autokrat. E vërteta është se filluan duke ikur ata, sepse ajo është mendësia jonë. Nuk po them se në 2005 e mbrapa ishte po ai. Disa i thërriti se i duheshin. Krijoi një karizëm që nuk i dilnin dot kundra, u futën interesat dhe sundoi si autokrat, por jo me forcën e parë. Edhe kundërshtarët i la të bënin aktivitetin e tyre. Edhe Rama vetë që mendimi im është që është më keq se autokrat, prapë se prapë i lë këto hapësira, e kontrollon me forma të tjera, me ekonominë, mediat, me të gjithë mjetet që lidhin njerëzit. Ky është një regjim mediatik-ambasadorik. Ai ka kapur edhe shoqërinë civile, kjo është e rëndësishme. Këto janë përpjekjet për një lloj demokratizimi. Edhe fasada ndryshon esencën që ke mbrapa. Më komplekse për mua është çështja e shoqërisë konservatore. Duhet parë se çfarë kuptohet me konservatore? Është një parti me vlerat e familjes, fetare, nacionaliste, e kundërta në thelb e një partie liberale që ve individin në qendër.

Partitë populiste që vendosin komunitetin. Anti-liberal, ku kuptohet partitë politike amerikane. Pse e bën Berisha këtë? Është pjesa që tha Berisha se është i lidhur me Amerikën. Ai tha që të mos harrohet që janë parti konservatore dhe lidhjet e tyre janë me partinë republikane, ku përmendi disa kongresmenë. Ai në këtë kuptim thotë që e dua Amerikën, por jam me republikanët. Të gjithë kanë qenë liberalë. Oligarkia ka lindur me individin e suksesshëm, e jo komuniteti. Jo shteti social se si duhet të ishte e majta. Nuk është folur për politika sociale, siç ka Kaczynsky. Berisha i ka ngritur për mendimin tim edhe për arsyet që thanë, por edhe se pse ka në parti nga ata që bëjnë këtë diferencë. Kjo kërkon program të qartë. Në PD ndodh që të ketë fraksione, siç mund të jetë ai i Lulzim Bashës, më liberal dhe më konservator ai i PD. Në opozitën e Fatos Nanos, që duke ardhur nga një origjinë socialiste ka bërë kritika ideore ndaj reformave të Berishës, për shtetin social. Ka pasur kritika për privatizime, për shpërthimin e neo-liberalizmit. Kur erdhën në pushtet, e bënë më keq se ata. Doli Edi Rama dhe thoshte ka reforma standard. Je konservator, apo liberal, prapë reformat do i bësh ndryshe. Dolën më pas në idenë që të gjithë njësoj jeni dhe folën për popullin që fliste për korrupsionin. Nuk është artikuluar asnjëherë një program bindës. Shikoni aleancat që kanë në perëndim, PD i ka me partitë popullore, që janë liberale. Edhe këtë e ka problem Berisha. Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për kthim në nevojat humanitare”, u shpreh Lubonja.

Marrë nga BW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatos lubonja rithemelimi merr pd fatos lubonja rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale