Showbiz

Nuk bëri dedikim në ditëlindjen të atit, Lori Hoxha i kthehet komentuesit: Njerëzit që nuk i kam në zemër do i mbaj larg atyre që kam brenda saj

Krijoi përshtypjen që nuk ishte e pranishme, por sigurisht nuk kishte se si mungonte. Ndërkohë në videot që qarkulluan në rrjet  u pa nëna e saj, Vjollca Hoxha e cila ka mbajtur një fjalim para të ftuarve. 
Featured image of article: Nuk bëri dedikim në ditëlindjen të atit, Lori Hoxha i kthehet komentuesit: Njerëzit që nuk i kam në zemër do i mbaj larg atyre që kam brenda saj Dritan Hoxha

TIRANË- Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel është një prej personazheve  të showbizzit shqiptar më të ndjekur dhe pëlqyer në rrjetet sociale.

Mbërmjen e djeshme, më 16 tetor është mbajtur festa e përvitshme e ditëlindjes së të ndjerit Dritan Hoxha.

Edhe pse Lori ishte e pranishme në festën për të atin  e saj, trashëgimtarja e Top Channel nuk publikoi asnjë foto apo video nga mbrëmja e djeshme, ndërkohë që shumë personazhe të tjerë mbushën plot Instagramin  me foto dhe video nga festa.

Krijoi përshtypjen që nuk ishte e pranishme, por sigurisht nuk kishte se si mungonte. Ndërkohë në videot që qarkulluan në rrjet  u pa nëna e saj, Vjollca Hoxha e cila ka mbajtur një fjalim para të ftuarve.

Nga ana tjetër Lori paraditen e sotme përmes një postimi në Instastory ka treguar se jo gjithçka dua ta publikojë, pasi sipas saj ata që janë pjesë e zemrës së saj duhet  të qëndrojnë larg atyre që nuk janë pjesë e zemrës së saj.

Dhe  shkak për këtë reagim ka qenë komenti i një ndjekësi që i ka thënë pse nuk bëre një dedikim për të atin.

“Thjesht një mendim që më erdhi mbrëme vone dhe doja ta shpërndaja;jo gjithcka unë(apo ju)duhet të postohet patjetër në social media.Thjesht sepse unë nuk e postoj atë nuk do të thotë që unë nuk e shikoj atë,nuk e ndjej atë apo nuk e përjetoj. Duke qenë një person publik për nje kohë të gjatë kam mësuar dhe e kam zbatuar që kush është pjese e zemrës time duhet të qëndrojë larg atyre që nuk janë pjesë e zemrës.  Ne jemi mësuar duke parë cdo lindje/mamatë/babatë/shokët më të mirë duke iu uruar ditën e tyre në instagram dhe kemi filluar të gjykojmë cdo lidhje nga mungesa për ta uruar atë online.  Unë isha një nga këta njerëz gjithashtu,dhe nëse e gjen veten duke u shqetësuar për këtë,të lutem hidh një hap dhe vlerëso jetën tëndë. E dua motrën time njësoj edhe pse nuk e urova ne instagram sepse ajo i dha jetë te bukurit Roman. Unë isha pranë saj, duke ia bërë të ditur asaj dhe jo botës. Unë gjithashtu e di që sot do të jetë ditëlindja e babait tim. Ai do të ishte 51 sot dhe ka 11 vite që un nuk e puth atë dhe t’i them gëzuar ditëlindjen. Mundet dikush ta ndryshojë këtë nqs do e postoja? Thjesht perceptimi juaj, jo dhimbja ime. Unë jetoj me kujtimet e tij cdo ditë, kështu që ju lutem mos harxhoni kohen tuaj për te bërë dikë të ndihet keq. Ju nuk e dini se cfarë po kalon një person,kështu që bëhuni të ndërgjegjshëm. Mos i lejoni mediat sociale të ngatërrohen me ndjeshmëritë tuaja. Ne jemi të gjithë qenie humane në anën tjetër të ekranit. -shkruan Lori.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment