LIVE UPDATES
Bota

Londra nuk është më bursa e botës! Mungojnë analistët, rivalët po e tejkalojnë

24 Tetor 2021, 05:23 Nga DOSJA
Londra nuk është më bursa e botës! Mungojnë

Nëse do të konsiderojmë dy eksportet më të mëdha britanike, fushën e kinemasë dhe financat, viti 2005 ishte tejet i suksesshëm, shkruan The Economist.

Albumi më i shitur britanik ishte “X&Y” nga Coldplay, një grup roku britanik. Libri “Harri Poter dhe Princi Gjakpërzier” u shit më shumë kopje në 24 orët e para se çdo roman i mëparshëm. Gjithashtu, përtej Atlantikut debutoi “Peppa Pig”, një program televiziv për fëmijë u bë aq popullor, sa që prindërit amerikanë u ankuan se po u jepte fëmijëve të tyre theks britanik.

Rrethi financiar i Londrës, gjithashtu dukej se mbizotëronte në botë. Tashmë kishin kaluar kohërat e pasluftës dhe gjysmëshekulli novacion financiar dhe tregti e lirë, joshën bankat e huaja në Square Mile dhe më pas i hapën ato për kapitalin ndërkombëtar. Si vendlindja e tregut të eurobonove, që lejonte kompanitë të huazonin dollarë amerikanë jashtë Amerikës, Londra kishte qenë prej kohësh një qendër ndërkombëtare për ngritjen e borxhit dhe tregtimin e monedhave të huaja.

Tani po bëhej edhe qendra e kapitalit. Një e pesta e të gjitha kompanive globale që u bënë publike nëpërmjet një oferte fillestare publike (IPO) në vitin 2005, zgjodhën ta bëjnë këtë në Bursën e Londrës (LSE). Brenda pak vitesh, analistët që shqetësoheshin se Amerika po vuante nga mungesa e listimeve, e tregonin Britaninë si një shembull ku gjërat bëhen siç duhet.

Çfarë po ndodh 15 vjet më vonë

Është për të ardhur keq që gjithë ato vite të vrullshme në prag të krizës financiare globale vendosën standarde tepër të larta për tregun e kapitalit britanik. Një dekadë e gjysmë më vonë, shpresat se Qyteti do të bëhej një bursë botërore, janë venitur. Pjesa e Qytetit në IPO-të (ofertat publike fillestare) globale ka rënë me një faktor pesë, duke arritur në 4%, dhe numri i kompanive të listuara në të ka rënë me 40% që nga kulmi në vitin 2007. Vlera e Britanisë ka rënë në mënyrë të vazhdueshme (shiko grafikun 1) e shprehur si peshë e tregut të kapitalit global.

Ndërsa pjesa e IPO-ve të Londrës është zvogëluar, po kështu është reduktuar edhe prestigji i atyre pak që ementon. Më shumë se një dekadë më parë debutonin kompani si Glencore, një gjigant minierash, me vlerë 60 miliardë dollarë. Tani debutojnë kompani shumë më të vogla në vlerë si Deliveroo (10.5 miliardë dollarë) dhe Wise (11 miliardë dollarë), por në kohët e sotme, ato konsiderohen të mëdha.

Tregu po vuan nga mungesa e performancës. Një dollar i investuar në tregun botëror në vitin 2005, do të vlente 3.07 dollarë deri në fund të vitit 2020 (shiko grafikun 2). Investuar në Britani, ai do të kishte vlerën 1.55 dollarë. Pjesa më e madhe e kësaj ka ardhur si pasojë e rrezikut politik dhe luhatjeve të kursit të këmbimit të shkaktuar nga Brexit.

Analistët në kompaninë e administrimit të fondeve “Jupiter”, mendojnë se aksionet britanike janë ulur me 40% në raport me dividentët, fitimet dhe perspektivat e rritjes, krahasuar me vlerësimet para referendumit të Brexit në vitin 2016. Ky nënvlerësim ka nxitur kompanitë e huaja dhe fondet e kapitalit privat që të heqin nga tregu publik firmat britanike të listuara.

Ndërkohë, humbja e IPO-ve ka bërë që tregu i aksioneve të Britanisë t’i ngjajë më tepër së shkuarës, sesa së ardhmes. FTSE 100, një indeks i kompanive më të mëdha të listuara në Bursën e Londrës LSE, është i mbushur me aksionet e kompanive minerare, kompanive energjitike dhe bankave. Ka shumë më pak kompani teknologjike, të cilat përbëjnë më pak se 2% të vlerës së tij, krahasuar me 39% për S&P 500, ekuivalentin amerikan.

Rezultati i gjithë kësaj është një rreth vicioz. Nëse tregu i aksioneve në Londër vendos një vlerë më të ulët për kompanitë në krahasim me tregjet e tjera, firmat me perspektiva të mira do të zgjedhin të listohen aty ku mund të shesin aksionet e tyre për më shumë para. Mungesa e listimeve të reja krijon një treg të varur aksionesh dhe vlerësime të ulëta.

Rrethi vicioz

Faktorë të tjerë po e përshpejtojnë këtë rreth vicioz. Njëri është performanca e dobët nga kompanitë individuale britanike në krahasim me kolegët e tyre ndërkombëtarë. Pavarësisht se kompanitë më të mëdha të qytetit krenohen me standardet “e arta” të qeverisjes së korporatave në LSE, ka gjithashtu të tjera që ankohen për “emigrimin e trurit” që rezulton nga rregulla të tilla, me drejtues të talentuar që largohen nga kompanitë e listuara në Londër drejt konkurrentëve privatë ose të huaj. Ndikimi i këtij ndryshimi është i dukshëm në çmimet e aksioneve. Krahasoni GlaxoSmithKline, një kompani farmaceutike britanike, me Pfizer, një kompani amerikane, ose bankat Barclays dhe JPMorgan Chase.

E braktisur

Londra gjithashtu po tejkalohet nga qendrat e huaja të teknologjisë. Krahasuar me rivalët ndërkombëtarë, mjedisi rregullator i qytetit është më pak miqësor ndaj themeluesve të teknologjisë që kërkojnë të lançojnë kompaninë e tyre pa hequr dorë nga kontrolli i votës ose duke i detyruar mbështetësit e tyre të hershëm të shesin pjesë të mëdha të aksioneve. Londrës gjithashtu i mungojnë analistët e thellë të Nju Jorkut që i kuptojnë kompanitë e teknologjisë dhe të fintech (financës teknologjike) dhe i vlerësojnë ato siç duhet.

Pas përvojës me kompaninë Deliveroo, është përforcuar përshtypja se investitorët e Londrës janë tepër armiqësorë ndaj kompanive teknologjike. “Nëse unë jam një themelues i një firme fintech që kërkoj IPO, pse do të rrezikoja të trajtohesha si Deliveroo në Londër, kur mund të shkoja në Nasdaq dhe të mirëpritesha krahëhapur?” thotë një lobist i teknologjisë.

Një faktor përfundimtar që kontribuon në këtë pengesë, është fakti se investitorët britanikë nuk kanë më njëanshmëri të madhe për Britaninë. Administruesit e fondeve të kapitalit britanik ankohen se platformat e investimeve, të cilat dikur promovonin fondet e tyre tek investitorët me pakicë, tani i shtyjnë ata investitorë drejt fondeve me një mandat global.

Edhe më dramatike është braktisja e aksioneve britanike nga blerësit institucionalë. Skemat e pensioneve me përfitime të përcaktuara, asetet e të cilave arritën në 1.7 trilionë paund në vitin 2020, dikur ishin blerës të mëdhenj të aksioneve të listuara në Londër. Shifrat nga Fondi i Mbrojtjes së Pensionit, një program sigurimi i mbështetur nga qeveria, tregojnë se ata investuan 26% të aseteve të tyre në aksione të listuara në Britani në vitin 2008. Deri në vitin 2020, kjo shifër kishte rënë nën 3%. Administratorët e fondeve pensionale po zgjedhin Britaninë gjithnjë e më pak.

Ndërkohë që rënia vazhdon, dy grupe pritet të pësojnë humbjet më të mëdha. Njëri është Departamenti i Thesarit, i cili mbledh rreth një të dhjetën e të ardhurave tatimore nga sektori i shërbimeve financiare, një pjesë e të cilit është e lidhur me Bursën e Londrës (LSE). Grupi tjetër janë kompanitë financiare, ligjore dhe të kontabilitetit. Shumë ekonomi të tjera mund të lulëzojnë pa tregje të mëdha aksionesh, por LSE luan një rol të madh në aftësinë e Britanisë për të lulëzuar në botën e financave.

Qeveria është shumë e vetëdijshme për problemet dhe e sheh zgjidhjen e tyre si një nga detyrat e saj kryesore, për ta bërë Britaninë një mjedis më mikpritës për sipërmarrësit. Ajo ka sugjeruar një sërë rregullimesh këtë vit. Më i rëndësishmi, i rekomanduar nga Kalifa Review dhe UK Listing Review, është që të lejohen kompanitë me dy klasa aksionesh (të cilat u japin disa drejtorëve më shumë të drejta votimi) në segmentin premium të LSE. Kjo do të lejonte që firma të tilla të përfshiheshin në indekse si FTSE.

Sugjerime të tjera, përfshirë uljen e pjesës minimale të aksioneve të një kompanie që duhet të bëhen publike në një IPO, synojnë të nxisin investitorët privatë që nuk duan të heqin dorë nga aksionet e tyre në firmat fitimprurëse. Sugjerime të tjera synojnë të shtojnë numrin e firmave me rritje të shpejtë në LSE.

Për këtë janë bërë propozime për liberalizimin e vizave, si pjesë e strategjisë së inovacionit të qeverisë në korrik. Planet përfshijnë kualifikimin e të gjithë të diplomuarve të universiteteve më të mira për të marrë një vizë, pavarësisht statusit të punësimit, dhe lejimin e kompanive me rritje të lartë që të punësojnë më lehtë të huaj të kualifikuar.

Përpjekjet për rregullim

Në mënyrë që të dilet nga ky rreth vicioz, firmat novatore duhet të binden se investitorët e qytetit do të jenë të gatshëm për të pranuar modelet e tyre të biznesit dhe do t’i vlerësojnë ato. Që kjo të ndodhë, bankat dhe administruesit e aseteve duhet të punësojnë analistë kërkimorë që i kuptojnë mirë kompanitë e teknologjisë dhe fintech.

Kjo do të nxiste më shumë kompani që të emetojnë aksione në Londër. Regjistrimi i Wise, një firmë pagesash ndërkufitare me rritje të shpejtë dhe fitimprurëse, në fillim të këtij viti, habiti shumë njerëz. Nëse kompani të tjera ndjekin të njëjtin shembull, Qyteti ka një shans për të ndërtuar një grupim kompanish fintech, gjë që do të përsëriste suksesin e tij në shekullin XX me firmat e energjisë, gjigantët e minierave dhe kompanitë e sigurimit. Londra mund të kthehet në një qendër me aftësi për t’u ripërtëritur.

Marre nga MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bursa bursa e londres londer bursa bursa e londres londer

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet