LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në vend/ Flakët ende aktive në fushën e mbetjeve në Vlorë, një vatër e re në Shëngjin rrezikon banesat pranë portit, zjarri në Has shpërthen minat luftarake

• Temperaturat e larta dhe era që fryn ka bërë që prej ditësh disa zona të vendit të jenë nën pushtetin e flakëve dhe zjarrit.• Në Vlorë që prej 25 korrikut vijon të jetë aktiv zjarri që përfshiu fushën e mbetjeve në Vlorë. • Si pasojë e djegies së mbetjeve, tymi ka "pushtuar" të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit dhe vendasit. • Megjithëse në ndihmë të mjeteve të bashkisë kanë shkuar dhe forcat e ushtrisë por shuarja e flakëve nuk është bërë e mundur. • Në Shëngjin një zjarr që ka përfshirë një masiv pyjor në malin e Rrencit pranë porti po merr përmasa gjigande. • Raportohet se nga zjarri po rrezikohen dhe banesat. • Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj postoi një video nga zjarri në rrjetet sociale ku shkruante se tymi dhe flakët kanë rrethuar Shëngjinin. • Ai bënte thirrje për ndërhyrje urgjente, pse jo dhe me helikopter dhe nga ajri. • Më herët sot Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri nga të cilat 19 janë shuar. • Gjithashtu lajmëroi se mbeten aktive vatrat e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë, sic e raportuam më sipër, në fshatrat Malecaj dhe Torovicë të bashkisë Lezhë, si dhe në fshatin Kameras në Durrës. • Një vatër e re zjarri është aktivizuar në qarkun e Kukësit, në vendin e quajtur Fierza e Qemës, në fshatin Kishaj të bashkisë Has. • Ekipet e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Has, bashkë me punonjësit e shërbimit pyjor, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të luftuar flakët. • Ndërkohë, në dy vatrat e tjera aktive, në Zogaj të Tropojës dhe Letaj të Hasit, po punohet për izolimin e tyre. • Në vendngjarje, janë angazhuar rreth 200 forca, prej të cilave 100 i përkasin ushtarëve Komando, ndërsa pjesa tjetër janë zjarrfikës dhe punonjës të tjerë. • Në fshatin Peraj të Hasit, pranë kufirit me Gjakovën, zjarri ka shpërthyer disa mina luftarake, prezenca e të cilave mendohet të jetë që prej luftës në Kosovë në vitin 1999.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Vatra masive e zjarrit ende aktive në Konispol, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Zjarret në vend/ Flakët ende aktive në fushën e mbetjeve
pamje nga ngjarja

KONISPOL- Zjarri i përmasave të mëdha i cili nisi ditën e djeshme në Konispol vijon të jetë ende aktiv edhe ditën e sotme. Nga flakët është përfshirë mali i Saraqindit duke përfshirë zonën e Shalës- Dishat – Markat.

Bëhet me dije se në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse si dhe banorë të Konispolit. Mësohet se për shkak të terrenit të vështirë për shuarjen e flakëve është vepruar me mjete rrethanore.

Flakët masive kanë rrezikuar ullishtet dhe banesat aty pranë. Ndërkohë zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Zjarri në malin e Rrencit në Shëngjin merr përmasa të frikshme, banesat në rrezik, tymi mbulon qytetin

Zjarret në vend/ Flakët ende aktive në fushën e mbetjeve
zjarri

SHËNGJIN- Vijon aktive vatra e zjarrit në malin e Rrencit në Shëngjin. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës që fryn, ndërsa kanë zbritur deri në zonën shumë pranë portit. 

Sipas raportimeve edhe nga banorët zjarri po rrezikon edhe disa banesat pranë. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa kanë kërkuar edhe përforcime të tjera. 

 

1 VITE ME PARE

Zjarr masiv në Mirditë/ Flakët shkrumbojnë dy banesa, rrezikojnë edhe të tjera, digjet një sipërfaqe e madhe vreshtari

Zjarret në vend/ Flakët ende aktive në fushën e mbetjeve
banesa e djegur

MIRDITË- Një zjarr masiv raportohet se ka rënë në Kodër Rrëshen. Raportohet se flakët kanë djegur dy banesa, ndërsa kanë rrezikuar edhe të tjera. 

Gjithashtu është djegur edhe një sipërfaqe e madhe vreshtari. Në terren janë 3 mjete zjarrfikëse të cilët po luftojnë për vënien nqn kontroll të zjarrit dhe shuarjen e flakëve. 

1 VITE ME PARE

Vatër e re zjarri në Kukës/ Flakët shpërthejnë minat luftarake nga lufta e Kosovës, forcat ushtarake në terren

Zjarret në vend/ Flakët ende aktive në fushën e mbetjeve
pamje nga ngjarja

KUKËS- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në qarkun e Kukësit. Gjatë pasdites, zjarri u shfaq në vendin e quajtur Fierza e Qemës, në fshatin Kishaj të bashkisë Has.

Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të këtij fshati, në një terren të vështirë dhe të largët nga rrugët automobilistike. Ekipet e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Has, bashkë me punonjësit e shërbimit pyjor, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të luftuar flakët. Ndërkohë, në dy vatrat e tjera aktive, në Zogaj të Tropojës dhe Letaj të Hasit, po punohet për izolimin e tyre.

Sipas burimeve në vendngjarje, janë angazhuar rreth 200 forca, prej të cilave 100 i përkasin ushtarëve Komando, ndërsa pjesa tjetër janë zjarrfikës dhe punonjës të tjerë. Në fshatin Peraj të Hasit, pranë kufirit me Gjakovën, zjarri ka shpërthyer disa mina luftarake, prezenca e të cilave mendohet të jetë që prej luftës në Kosovë në vitin 1999.

Për shkak të kësaj situate, punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse kanë ndërprerë punën, duke ia lënë vendin forcave ushtarake që do të monitorojnë situatën në mënyrë të specializuar. Vatrat e zjarrit po ndikohen nga temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta të zonës.

Për momentin bëhet me dije se vatrat e zjarrit nuk rrezikojnë banesat e fshatrave përreth.

1 VITE ME PARE

Zjarri në Shëngjin, deputeti poston videon: Flakët dhe tymi janë kudo rreth qytetit, duhet ndërhyrje urgjente

Zjarret në vend/ Flakët ende aktive në fushën e mbetjeve
zjarri

SHËNGJIN- Një zjarri i përmasave masive ka përfshirë malin në afërsi të portit të Shëngjinit. Flakët janë përhapur për shkak të erës, ndërsa rrezikohen dhe banesat e pallatet pranë portit dhe plazhit.

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka postuar një video nga zjarri në Shëngjin dhe shkruan se zjarri në malin e Rrencit po merr përmasa më të mëdha. Ai thotë se flakët dhe tymi janë kudo rreth qytetit, ndërsa bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga ajri.

POSTIMI I GJEKMARKAJ:

Urgjente ndërhyrja

Zjarri në Malin e Rrencit e të Shengjinit po merr përmasa të mëdha. Flakët dhe tymi janë kudo rreth qytetit si rrezik real i çastit por edhe pak më afatgjatë për shendetin! Deri tani përpjekjet për ta shuar kanë qënë modeste. Duhet ndërhyrje urgjente jo vetëm nga pushteti lokal por nga qeveria qendrore me çdo mjet, mundësisht me helikopter nga ajri.

Nuk ka më kohë për propagandë. Mosveprimi po shndërrohet në krim mjedisor, në rrezik për jetën e pronat në kulmin e sezonit turistik. I bëj thirrje Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi ti përgjigjen apelit për të nderhyrë ushtria dhe çdo institucion që mund të jetë i dobishëm. Nuk duhen fjalë dhe mbi të gjitha jo genjeshtra por lëvizje menjëherë e Qeverisë dhe Shtetit nëse kemi ënde të tilla në të vertetë e jo në spote propogande.

Shtëllungat e tymit kanë zëvëndësuar retë, ndërsa gjitha këta ditë zjarret kanë djegë hektar të shumtë pyjesh në Torovicë dhe Mirditë! Banorët po thithin tym. Zjarri nuk po djeg vetëm pemë e shkurre por edhe seriozitetin e Emergjencave Civile dhe gadishmerinë për të reaguar. Nesër do jetë vonë. Sonte duhet bërë diçka. Pasojat merren me mend!

1 VITE ME PARE

Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Shëngjin, rrezikohen disa banesa në afërsi të portit

Zjarret në vend/ Flakët ende aktive në fushën e mbetjeve
pamje nga ngjarja

SHËNGJIN- Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në afërsi të portit të Shëngjinit. Mësohet se flakët kanë përfshirë masivin pyjor dhe se janë duke u përhapur për shkak të erës së fortë.

Mbi port ndodhen edhe disa banesa të cilat janë të rrezikuara nga flakët. Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe mbajtjen nën kontroll të situatës.

1 VITE ME PARE

Situatat me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nga 23 vatra, 19 janë shuar

Zjarret në vend/ Flakët ende aktive në fushën e mbetjeve

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri nga të cilat 19 janë shuar. Ndërkohë mbeten aktive vatrat e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë, në fshatrat Malecaj dhe Torovicë të bashkisë Lezhë dhe Torovicë, si dhe në fshatin Kameras, Bashkia Durrës. Gjithashtu Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe FA do të vijojnë të jenë në ndihmë të komunitetit në bashkëpunim me pushtetin vendor.

Njoftimi:

Situata nga zjarret në vend/ Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat është bërë i mundur izolimi i 19 vatrave. Sot mbeten aktive vatrat në: Vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë për të cilin janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku të mbështetura nga kapacitete të pushtetit qëndror dhe subjekte private. Vatra e zjarrit në fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë, i cili ditën e sotme vijon me intesitet të ulët. Gjatë mbrëmjes së kaluar është bërë e mundur shmangia e rrezikut të kalimit të zjarrit në lagjet Shqut dhe Ish Kampi të këtij fshati. Po në këtë bashki zjarri në fshatin Torovicë është drejt shuarjes përfundimtare. Po vijojnë operacionin strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga FA.

Është aktive vatra e zjarrit në fshatin Kameras, Bashkia Durrës për të cilin janë angazhuar ditën e djeshme kapacitetet e qarkut Durrës dhe Tiranë duke bërë të mundur shmangien e rrezikut për kalimin e zjarrit në sipërfaqe me pyll dhe ullinj shekullore. Sot janë angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe forca vullnetare. Zjarri në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë për të cilin ditën e djeshme kanë punuar Forcat e Armatosura, strukturat vendore të mbështetura nga një Helikopter I KFOR. Vijojnë edhe ditën e sotme operacionin për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij. Situata në bashkitë e qarqeve të tjera të vendit ditën e sotme paraqitet relativisht e qetë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe FA do të vijojnë të jenë në ndihmë të komunitetit në bashkëpunim me pushtetin vendor.

1 VITE ME PARE

Tymi "pushton" qytetin e Vlorës, flakët ende aktive në fushën e mbetjeve

Zjarret në vend/ Flakët ende aktive në fushën e mbetjeve
pamje nga zjarri

VLORË- Një vatër zjarri në Vlorë në fushën e mbetjeve vijon të jetë ende aktive, që prej 25 korrikut. Si pasojë e djegies së mbetjeve, tymi ka "pushtuar" të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit. Megjithëse në ndihmë të mjeteve të bashkisë kanë shkuar dhe forcat e ushtrisë por shuarja e flakëve nuk është bërë e mundur.

Edhe sot situata në fushën e mbetjeve vijon të mbetet e njëjtë, ndërsa tymi përhapet në gjithë qytetin. Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane, e cila ndodhet në zonë të banuar, në lagjen 24 Maji, e njohur si ish-Fusha e Aviacionit. Ndërkohë tymi është shqetësues jo vetëm për ata që kanë banesat pranë, por për të gjithë qytetarët e Vlorës. 

 

zjarret ne vend shengjin vlore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet