Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Partia Demokratike zhvilloi ditën e sotme procesin e primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. • Votimet kanë nisur në orën 08:00 dhe janë mbyllur në 18:00, ndërsa çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat. • Procesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtarë, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit.• Në fletën e votimit gjende të renditur të gjithë kandidatët e qarkut. •Kreu i PD-së Sali Berisha ka votuar kandidatin e tij të preferuar në listën e primareve për t’u bërë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 11 majit. •Pas hedhjes së votës në kutinë në selinë blu, Berisha deklaroi se e kishte shumë të vështirë të bënte zgjedhjen e tij. •Sipas Berishës, ky është akt shprese për shqiptarët, që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend. •Procesi i votimit u mbyll zyrtarisht në orën 18:00 për 12 qarqe të vendit dhe pas 2 orëve ka nisur numërimi në disa bashki. • Bëhet me dije se gjatë numërimit të votave janë konstatuar parregullsi në kutinë e votimit në Konispol, ku janë gjetur 20 fletë votimi më shumë sesa ishin regjistruar. • Procesi i numërimit vijon edhe në bashkitë e tjera, ndërkohë që ka përfunduar numërimi i votave në Këlcyrë dhe Përmet, për qarkun e Gjirokastrës. • Bajram Hysaj renditet i pari me 270 vota në total, ndërsa i dyti vjen Arben Ristani me 95 vota në total. •Nga rezultatet e para të publikuara në Konispol, shihet se kryeson deutetja Ina Zhupa me 126 vota. • Ndërsa nga rezultatet e e numërimit të votave në Pogradec kryeson Genti Çela me 323 vota, ndjekur nga Arbër Male me 203 vota.
20 artikuj për këtë temë.
POGRADEC - Ka përfunduar numërimi i votave të Primareve në PD, edhe në qytetin e Pogradecit.
Nga rezultatet e publikuara shihet se kryeson Genti Çela me 323 vota, ndjekur nga Arbër Male me 203 vota. Nga lista e mëposhtme vërehet se deputetja Sorina Koti nuk ka marrë asnjë votë, kurse Edmond Spaho ka marrë vetëm 6 vota.
Lista e rezultateve në Pogradec
1-LEDINA ALOLLI - 7
2- LORENC BEGAJ- 25
3- GENTI ÇELA- 323
4- ALFRED GEGA- 3
5- XHULJAN GUÇE-
6- KUJTIM HOXHA -
7- YLLSON IBRAHIMLLARI 39
8- KRISTIANO KOÇIBELLI- 4
9- SORINA KOTI-
10- FIDEL KREKA-
11- ARBËR MALE- 203
12- ANDREA MANO-
13- BLEDION NALLBATI- 19
14- ALBANA PRIFTI- 38
15- BRUNILDA PRIFTI - 13
16- ELEINA QIRICI
17- LULEZIM RAKIPI
18- EDMOND SPAHO- 6
19- ELSUIDA VILA
KONISPOL - Kanë dalë rezultatet e para të votave të Primareve në Partinë Demokratike. Bëhet me dije se nga numërimi i votave në Konispol, ka fituar bindshëm deputetja Ina Zhupa.
Sipas rezultateve, Zhupa ka marrë 126 vota të anëtarësisë së PD në këtë qytet, ndjekur mës pas nga Manjola Nikollo e cila ka sigururar 34 vota.
Rezultati
Ina Zhupa, 126 vota
Manjola Nikollo, 34 vota
Liljana Elmazi, 12 vota
Dashamir Tahiri, 12 vota
Atird Hoxha, 4 vota
Nada Daullja, 1 votë
TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas mbylljes së procesit të votimit për Primaret në Partinë Demokratike.
Në një postim në rrjete sociale, Bardhi ka ndarë foton nga qendrat e votimit teksa shprehet se procesi i sotëm sipas tij ishte model dhe transparent. Bardhi shkruan ndër të tjera se pjesëmarrja masive sipas tij tregon entuziazmin e demokratëve për të sjellë ndryshimin.
GJIROKASTËR - Ka përfunduar numërimi i votave të primareve të PD-së në Këlcyrë dhe Përmet, për qarkun e Gjirokastrës. Bëhet me dije se Bajram Hysaj renditet i pari me 270 vota në total, ndërsa i dyti vjen Arben Ristani me 95 vota në total.
Më poshtë rezultatet:
1-Bajram Hysa 131 vota
2-Alma Buci Kore 55 vota
3-Arben Ristani 51 vota
4-Ndriçim Seferi 9 vota
5-Anila Kuka Caca 6 vota
6-Xhaferr Meço 6 vota
Përmeti:
1-Bajram Hysaj 139 vota
2-Arben Ristani 40 vota
3-Alma Buci Kore 24 vota
4-Anila Kuka Cacaj 4 vota.
KONISPOL - Pas përfundimit të procesit të votimit ka nisur edhe numërimi i votave në disa qendra për primaret në Partinë Demokratike që u mbajtën këtë të shtunë.
Bëhet me dije se gjatë numërimi të votave në degët Konispol, Sarandë, Finiq dhe Delvinë janë konstatuar disa parregullsi në kutinë e Konispolit. Raportohet se në këtë kuti janë gjetur 20 fletë votimi më shumë se nga numri i personave që kanë firmosur në listë.
Nuk dihet ende se përse rezultojnë 20 fletë votimi më shumë, sakaq ende nuk është marrë vendim si do të procesohet me këtë kuti votimi.
TIRANË - Është mbyllur procesi i votimit në primaret e Partisë Demokratike për 12 Qarqe të vendit. Bëhet me dije se pas përfundimit të procesit, pritet të grubullohen të gjitha kutitë e votimit dhe do të numërohen votat.
Bëhet me dije se në Lushnjë ka pasur 1450 votues. Në Divjakë kanë votuar 800 anëtarë të PD. Në Pogradec kanë votuar 687 anëtarë, teksa në listë kanë qenë 1200 persona. Në Devoll votuan 1371 anëtarë, ndërsa në Kolonjë, votuan 557 anëtarë të PD-së.
Në Berat po ashtu u mbyll procesi, ku kanë votuar 815 anëtarë të PD-së. Në Kukës ka pasur 935 votues, në Has kishte 1050 votues, ndërsa në Tropojë 830. Në Shkodër votuan 1785 anëtarë të Partisë Demokratike, në Malësinë e Madhe 781 votues, në Vaun e Dejës 701 votues, në Pukë 586 dhe në Fushë Arrëz 588 votues.
Bëhet me dije gjithashtu se në Bashkinë e Belshit të qarkut Elbasan kanë marrë pjesë në primare 411 njerëz ose 56 përqind e anëtarësisë të Partisë Demokratike.
U mbyll votimi për primaret në Sarandë, ku morën pjesë 699 votues nga 1300 të listës. Në Finiq pati 130 votues. Në Delvinë 250 votues dhe në Konispol 176 votues.
Sakaq Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike njoftoi pak më herët se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.
TIRANË - Është mbyllur zyrtarisht votimi në 3 degë për primaret në Partinë Demokratike. Bëhet me dije se vetëm në Fier është shtyrë procesi i votimit. Orari zyrtar i mbylljes së primareve është ora 18:00, megjithatë në Fier do të vijojë dhe për pak kohë më shumë, për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve që nuk kanë mundur ende të votojnë.
Ndërkohë, në degën e Patosit, Roskovecit dhe Mallakastrës procesi i votimit është mbyllur ne orën 18:00. Gjithashtu edhe në selinë blu është mbyllur votimit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike njoftoi pak më herët se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.
TIRANË - Vijon procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike njofton se deri në orën 16:00 kanë votuar 41,666 anëtarë në të gjithë vendin. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.
TIRANË - Koordinatori i Tiranës për Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka votuar në Primaret që po mban PD këtë të shtunë. Në një postim në rrjetet sociale, Balliu teksa ka ndarë dhe foton nga votimi, thekson rëndësinë e këtij procesi. Ai thotë se procesi forcon opozitën për betejën finale të 11 Majit.
Postimi i Balliut:
Në këto 2 orë që kanë mbetur ju ftoj të dashur miq të marrim pjesë masivisht!
Ky proces na forcon maksimalisht përpara betejës finale me 11 Maj ku Shqipëria falë bashkimit opozitar me qytetarër do të shkërrmoq narkopushtetim e Edi Rames.
TIRANA- Kreu i PD-së Sali Berisha ka votuar kandidatin e tij të preferuar në listën e primareve për t’u bërë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Pas hedhjes së votës në kutinë në selinë blu, Berisha deklaroi se e kishte shumë të vështirë të bënte zgjedhjen e tij. Sipas Berishës, ky është akt shprese për shqiptarët, që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Berisha: Një përshëndetje të përzemërt të gjithë demokrateve dhe demokratëve që kanë votuar dhe do votojnë sot për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në parlamentin e Shqipërisë. Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, është një ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë.
PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje.
Pyetje: Z.Berisha, e patët të lehtë ta bënit zgjedhjen tuaj?
Berisha: Shumë të vështirë, sepse kishte kandidatura aq konkurruese, sa ishte e vështirë ta përqendroje vendimin tek një e veçantë. Do të doja të ishin disa, por unë respektova statutin.
TIRANA- Procesi i Primareve 2025 në Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit ka nisur dhe vijon në të gjithë vendin. Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), deri në mesditë kanë votuar 19,186 anëtarë të PD, ku pjesëmarrja më e lartë aktualisht shënohet në Tiranë, Shkodër dhe Korçë.
KOKOE bën thirrje për vijimin e votimit, duke e cilësuar këtë një proces të rëndësishëm për demokratët dhe të ardhmen e vendit. Procesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtarë, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit. Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut.
POGRADEC- Në qytetin e Pogradecit gjatë procesit të primareve është tentuar të votohet me karta anëtarësie false nga persona të ndryshëm që janë paraqitur pa pasur emrin në listën e anëtarëve të PD-së me karta anëtarësie të parregullta.
Sipas informacioneve, menjëherë sapo këta persona kanë paraqitur kartën e anëtarësisë, komisioni i votimit ka vënë re parregullsitë dhe nuk ka lejuar që me këto mjetë të votojnë, ndërkaq komisioni nuk i ka kthyer tek personat këto mjete të falsifikuara.
Bëhet me dije se janë kapur 7 karta të tilla, ndërkohë që nga komisioni rezulton që të ketë pasur një numër të konsiderueshëm të paraqitur me këto dokumente anëtarësie.
FIER- Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë për mediat ka ky qytet teksa ka ndjekur nga afër procesin e votimit në Primare. Bardhi tha se PD është një forcë politike që respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik. Ai shtoi se ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin nga ana e anëtarëve.
"Është një proces statutor në PD, janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’.
Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin e tyre. Anëtarët të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie", tha Bardhi.
DURRËS- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, e cila është pjesë e listës së primareve në Durrës, ka publikuar fotot nga votimet në primaret në këtë qytet.
Garo shkruan se radhë në Durrës për të votuar janë plot, duke e konsideruar një super manifestim demokracie. Ajo shton se bashkë me demokratët do të shkojnë drejt ndryshimit dhe fitores më 11 maj.
“Primaret filluan dhe rradhet ne Durres jane plot! Nje super manifestim demokracie! Bravo demokratet! Bashke drejt Ndryshimit dhe Fitores me 11 maj”, shkruan ajo.
TIRANA- partia Demokratike mban ditën e sotme votimet në të gjithë vendin për procesin e primareve, nga të cilat kryesia do të përzgjedhë kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Procesi i votimit në këto primare ka nisur dhe në Tiranë.
Votimi do të zhvillohet nga ora 08:00-18:00. Procesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtarë, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit. Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut.
Vendet e votimit në Tiranë:
-Tirana 1 – Shkolla “Ali Demi”
-Tirana 2 – Selia Qëndrore e PDSH
-Tirana 3 – Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas karburantit Ifuel
-Tirana 4 – Selia e Degës, “Kompleksi Orion”, Rr. “Faruk Begolli”
-Tirana 5 – Selia Degës, Kompleksi “Kika”
-Tirana 6 – Selia e Degës, Kombinat
-Tirana 7 – Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Godina përballë “Hotel Mondial”
-Tirana 8 – Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te Selvia, Rruga e “Saraçëve”
-Tirana 9 – Selia e Degës, Bulevardi i Ri
-Tirana 10 – Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”
-Tirana 11 – Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati 2
-Tirana 12 – Zyra e Degës, Sauk
-Tirana 13 – Zyra e Degës, Yrshek
-Tirana 14 – Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt
-Tirana 15 – Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë Helmës
-Tirana 16 – Selia Degës, zona e Astir
-Kamëz – Selia e Degës, në qendër të Kamzës
-Kavajë – Tek kinemaja, në qendër
-Vorë – Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas
-Rrogozhinë – Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja

KORÇA- Ka nisur procesi i primareve edhe në qarkun e Korçës, ku gjithsej janë 19 kandidatë që garojnë për të qenë kandidatë të Partisë Demokratikë në zgjedhjet e 11 majit. Votimi do të zhvillohet nga ora 08:00-18:00.
Procesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtarë, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit. Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut.
Emrat e kandidatëve:
1-LEDINA ALOLLI
2- LORENC BEGAJ
3- GENTI ÇELA
4- ALFRED GEGA
5- XHULJAN GUÇE
6- KUJTIM HOXHA
7- YLLSON IBRAHIMLLARI
8- KRISTIANO KOÇIBELLI
9- SORINA KOTI
10- FIDEL KREKA
11- ARBËR MALE
12- ANDREA MANO
13- BLEDION NALLBATI
14- ALBANA PRIFTI
15- BRUNILDA PRIFTI
16- ELEINA QIRICI
17- LULEZIM RAKIPI
18- EDMOND SPAHO
19- ELSUIDA VILA
Në degën e PD-së Korçë janë rreth 2800 anëtarë:
-Devoll- 1900 anëtarë
-Maliq -1854 anëtarë
-Pogradec – 1200 anëtarë
-Kolonjë- 1000 anëtarë.
DURRËS- Drejtuesi Politik në Qarkun e Durrësit për Partinë Demokratike Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat ka bërë me dije se procesi i Primareve për këtë qark po shkon shumë mirë. Bylykbashi tha se interesi i anëtarëve të PD-së që i janë drejtuar kutive të votimit ka qenë i lartë që në fillim. Ai e ka cilësuar procesin si një nga më demokratikët.
“Sot është hapur sipas ri i një për proceseve më demokratike. Janë Primaret e PD për të përzgjedhur në fazën e parë kandidatë që do t’i nënshtrohen më tej gjykimit të PD për listat e zgjedhjeve të 11 majit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë. Janë një moment i rëndësishëm sepse anëtarësia do të përcaktojë me votë, kush do t’i përfaqësojë ata dhe shqiptarët që do të duan të votojnë më 11 maj ndryshimin. Procesi ka nisur në orën 08:00 me një interes të lartë, fluksi është i lartë që në fillim, me një rregullshmëri maksimale. Procesi deri tani po shkon shumë mirë në të gjithë qarkun e Durrësit”, tha ai.
SHQIPËRI- Procesi i votimit në Primaret e PD-së ka nisur dhe në Durrës dhe në Vlorë. Mësohet se aktualisht po zhvillohet një process tejet i qetë dhe që pritet të nxjerrë kandidatët për deputetë të PD në zgjedhjet e 11 majit. Procesi do të zhvillohet nga ora 08:00-18:00.
Procesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtarë, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit. Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut.
Më poshtë është edhe lista me garuesit në Primare, në këto dy qarqe:


SHQIPËRI- Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet e saj primare në 12 qarqet e vendit. Nga këto zgjedhje, do të zbulohet dhe lista e kandidatëve të saj që do të shkojnë në listat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Votimi ka nisur në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00, ndërsa mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Listat e mëposhtme paraqesin emrat e kandidatëve garues në secilin qark të vendit.
SHQIPËRI- Partia Demokratike zhvillon ditën e sotme procesin e primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Votimet kanë nisur në orën 08:00 dhe vijojnë deri në 18:00, ndërsa çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.
Sipas informacioneve, procesi i votimit ka nisur në disa qytete, konkretisht në Lushnje, Divjakë dhe Gjirokastër. Në Lushnje, janë 4 kandidatë: Eduard Sharka, Sajmir Korreshi, Gentian Çela dhe Devin Serjani.
Në Divjakë janë 2 kandidatë: Ilda Dhori dhe Elisabeta Rredhi. Ndërkohë në fletën e votimit anëtarët e degëve të PD Lushnje dhe Divjakë janë 22 emra pasi votimi bëhet në rang Qarku.
Nga ana tjetër, në qarkun e Gjirokastër janë 9 kandidatë në garë: Anila Cacaj Gjirokastër; Mariklent Dervishi, Memaliaj; Bajram Hysa, Përmet; Zenjel Kola, Memaliaj; Alma Kore, Gjirokastër; Xhafer Meca, Tepelenë; Armando Rabaj, Gjirokastër; Arben Ristani Gjirokastër dhe Ndricim Seferi Gjirokastër.