LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Zgjerimi është domosdoshmëri për BE", Forumi i Zgjerimit në Bruksel! Rama: Kos solli rezultate dhe entuziazëm në procesin për anëtarësimin

• Komisioni Evropian organizoi sot për herë të parë Forumin e Zgjerimit të BE-së, një ngjarje që fokusohet tek prioritetet e unionit për vitet 2024–2029. • Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku mori në çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave, mori pjesë në panelin e forumit, duke theksuar rëndësinë historike dhe strategjike të zgjerimit për të ardhmen e unionit. • Rama theksoi se procesi i zgjerimit nuk është thjesht një formalitet, por një domosdoshmëri historike dhe një mundësi për ribashkimin e Europës. • Kreu i qeverisë vuri në dukje se zgjerimi mbetet një nga misionet kryesore të Bashkimit Europian dhe se vendet e rajonit kanë përpara sfida dhe mundësi të jashtëzakonshme për t’u integruar plotësisht në union. • Kryeministri Rama falenderoi gjithashtu Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian për angazhimin dhe energjinë që ka dhënë procesit, duke përshpejtuar hapjen e kapitujve të fundit të negociatave për Shqipërinë brenda një viti nga marrja e detyrës. • Ai theksoi se përpjekjet e saj kanë qenë vendimtare për avancimin e procesit dhe për rritjen e besimit në rrugën europiane të vendit. • Forumi i Zgjerimit synon të jetë një pikë takimi për ekspertët dhe profesionistët që punojnë për të realizuar prioritetet kryesore të mandatit të ri të Komisionit Evropian, duke u fokusuar në një proces të zgjeruar dhe të qëndrueshëm. 

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Rama në Bruksel: BE ka përfituar sa herë ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj, të njëjtin rezultat do ketë dhe me Shqipërinë

"Zgjerimi është domosdoshmëri për BE", Forumi i
Edi Rama

BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se BE ka përfituar sa herë ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj, dhe se të njëjtin rezultat do ketë dhe me Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se Europa e bashkuar është Europa që formëson fatin e saj.

"Zgjerimi funksionin. Sa herë që BE ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj, përfitimet kanë tejkaluar frikën. Nuk ka asnjë arsye të vetëm të besojmë se gjërat do të jenë kundër tashmë. Demokracia është në tërheqje, demagogjia po ecën përpara, të drejtat e njërit janë nën sulmet, jo vetëm që Europa është më e cenueshme, por duket më e mirë si një pre e preferuar për agresorët. Europa e bashkuar është Europa që formëson fatin e saj", tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Pse duhet anëtarësuar Shqipëria në BE?/ Rama: I sjellim Europës shpirtin e dikurshëm

"Zgjerimi është domosdoshmëri për BE", Forumi i
Edi Rama

BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria duhet të anëtarsohet në BE, pasi i sjell Europës shpirtin e dikurshëm. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se Shqipëria është gati për tu anëtarësuar dhe se ndjen përgjegjësinë për t’i shërbyer Europës.

"Ndonjëherë duhet t’i përgjigjem një pyetje jo fort të lehtë: Pse BE duhet ta ketë Shqipërinë në tryezën e saj të rrumbullakët? Dhe mua më duket se përgjigjja është më e lehtë se vetë pyetja, Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dukurshëm të Europës, dhe i sjell kurorës së saj një grup të tjetër të vogël të çmuar. Shqipëria është gati, jemi plotësisht të përkushtuar, kemi treguar rezultate me reforma, nuk do të ndalim asnjë çast, ndjejmë përgjegjësinë për t’i shërbyer Europës dhe Europa për t’i shërbyer paqes", tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Rama: Marta Kos po shkruan historinë me ne, dhe historia duhet të shkruajë për të

"Zgjerimi është domosdoshmëri për BE", Forumi i
Edi Rama

BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se Marta Kos po shkruan historinë me Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se Marta Kos duhet të botojë një libër me titull Antologjia e një zgjerimi.

"Unë besoj që ndërsa Marta po shkruan historinë me ne, duhet të sigurohemi që edhe historia do të shkruajë për të me faqet e saj. Ajo duhet të botojë një libër me titull Antologjia e një zgjerimi të bërë nga unë, dhe i jap fjalën Martës me të gjithë lagjen ballkanike që ndodhet këtu që do të përbahem me fisnikëri nga pretendimet e të drejtës së autorit për kapitullin e Shqipërisë", tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

“Ribashkimi çliron dhe sjell prosperitet”,Rama: Ballkani Perëndimor është aset dhe jo barrë! Zgjerimi nuk është vetëm politik por...

"Zgjerimi është domosdoshmëri për BE", Forumi i
Edi Rama

BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se zgjerimi nuk është vetëm politik por është dhe ekonomik. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se anëtarët e rinj zgjerojnë tregun, sjellin dinamizëm, novacion dhe energji rinore.

Ai tha se Ballkani Perëndimor nuk është barrë përkundrazi, sjell burime, pozicion, popullsi, energji, pasuri dhe asete për të ardhmen e BE. Në fund, kreu i qeverisë tha se ribashkimi çliron dhe sjell prosperitet. 

“Ribashkimi çliron dhe sjell prosperitet. Po, zgjerimi nuk është vetëm politik por është dhe ekonomik. Anëtarët e rinj zgjerojnë tregun, sjellin dinamizëm, novacion dhe energji rinore, Ballkani Perëndimor nuk janë barrë aspak përkundrazi, ne sjellin burime, pozicion, popullsi, energji, pasuri dhe asete për të ardhmen e BE. Dhe në fund sjellin një buzëqeshje në fytyrën shumë shpejtë të zymtë të BE.

Zgjerimi funksionon sa herë BE ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj përfitimet kanë tejkaluar frikën. Çdo herë ka ndodhur kjo. Shifrat e tregojnë qartë. Faktet e ilustrojnë këtë gjë dhe nuk ka as dhe një arsye të vetme, që të besojmë se gjërat do jenë ndryshe tashmë, përkundrazi sa më shpejt të ndodhë aq më mirë do jetë për BE”, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

“BE nuk i mbajti premtimet, por ky është bekim"/ Forumi i Zgjerimit në Bruksel! Rama: Procesi është ringjallur, Shqipëria është gati kur të vijë momenti

"Zgjerimi është domosdoshmëri për BE", Forumi i
Edi Rama

BELGJIKË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se për Shqipërinë rrugëtimi për në BE, nuk ka qenë një rrugë e drejtë dhe e mbushur me duartrokitje. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se për Shqipërinë integrimi në BE ka qenë i stigmatizuar me stereotipe të amplifikuara nga mediat perëndimore.

Në fund, lideri i qeverisë Rama tha se Shqipëria është gati kur të vijë momenti i duhur për anëtarësim e saj në BE.

“Këto muaj, komisionerja Marta Kos i ka mbushur me lëvizje dhe me rezultate të prekshme. Deri vonë besoja se Brukseli ishte varrosur përfundimisht dhe nuk kishte më shans të ringjallej, tani procesi ka gjeneruar debat kaq konstruktiv dhe oksigjen të pastër në politikën europiane sa nuk mbaj mend kur ka ndodhur herën e fundit. Për Shqipërinë ky rrugëtim nuk ka qenë një rrugë e drejtë dhe e mbushur me duartrokitje. Ka qenë një udhë e gjatë, shpesh e stigmatizuar dhe me stereotipe të amplifikuara nga mediat perëndimore.

BE nuk i mbajti premtimet e saj, por për ne kjo u shndërrua në një lloj bekimi. Vazhduam reformat sepse i bënim për vendin tonë dhe jo për Brukselin. Sot BE mbetet burimi ynë i hapur i njohurive dhe ne po punojmë çdo ditë që të jemi plotësisht gati kur të vijë momenti i duhur për anëtarësim,” tha kryeministri Rama./Dosja.al

forumi i zgjerimit në bruksel edi rama marta kos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet