LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e 11 Majit/ Mesnata afati i fundit i dorëzimit të listave në KQZ! PS-PD finalizojnë emrat e ekipit garues! "Lëvizja Bashkë" dorëzon listat e kandidatëve

• Partia Demokratike dhe Partia socialiste kanë zhvilluar ditën e sotme mbledhjet me strukturat përkatëse nga ku kanë dalë dhe me listat zyrtare me emrat për kandidatët për deputetë. • Deri më tani listat e kandidatëve për deputetë për 12 qarqe i ka dorëzuar në KQZ vetëm "Lëvizja Bashkë" dhe Koalicioni Euroatlantik.• Pasditen e sotme janë publikuar edhe emrat e kandidatëve për deputet në listat e mbyllura dhe të hapura në 12 Qarqe të vendit në PD. •Jashtë listave të sigurta janë lënë disa prej fituesve të Primareve, si dhe disa emra me kontribut në PD, duke shkaktuar kështu pakënaqësi mes palëve. •Ndërkohë në lista të sigurta janë futur kreu i partisë Sali Berisha, 12 drejtuesit e qarqeve, drejtuesi i Diasporës, kreu i Forumit Rinor, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, si dhe Gent Strazimiri, të cilët nuk morën pjesë në procesin e Primareve. •Gjithashtu 8 vende në lista të sigurta i kanë marrë dhe partitë aleate, 4 prej tyre në Qarkun e Tiranës, teksa dy kryetarë partie aleate si Shpëtim Idrizi dhe Ilir Meta do të garojnë në listë të hapur, duke ua lënë vendin emrave të tjerë nga partia e tyre në listat e sigurta. •Në Qarkun Tiranë, janë lënë jashtë listës së sigurt Asllan Dogjani, Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, dhe Grigles Muçollari. •Ndërsa në qarqet me vetëm 3 deputetë si Kukësi dhe Gjirokastra, në listat e sigurta ka patur vend vetëm për drejtuesit e Qarqeve. •Ndërkohë, edhe në Lezhë fituesi i Primareve, Gjin Gjoni ka mbetur jashtë listës së sigurt, po ashtu edhe Ilir Krosi në Dibër si dhe Dashnor Sula në Elbasan. • Gjithashtu pas orës 19:30 drejtuesit politikë të PS-së për çdo qark në vend, kanë dalë para gazetarëve pranë selisë rozë dhe kanë bërë me dije emrat për secilin qark dhe listat e mbyllura dhe ato të hapura. • Ajo që bie në sy është kandidimi i kryeministrit Edi Rama në krye të listës së mbyllur në qarkun e Tiranës. • Nga 49 kandidatë mes tyre 12 emra janë rezervuar për në listën e mbyllur dhe 37 në listën e hapur. • Lista e mbyllur do kryesohet nga Rama dhe vijon me Manastirliun, Elisa Spiropalin, Lindita Nikollën, Adea Pirdenin, Taulant Ballën, Adea Pirdenin, Igli Hasanajn, Albana Koçiun, Delina Ibrahimajn, Ilva Gjuzin, Iris Luarasin dhe Erion Malajn. • Ndërsa në listën e hapur janë lënë emra si: Olta Xhaçka, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Erion Braçe, Plarent Ndreca, Ervin Hoxha, Blerina Gjylameti, Blendi Gonxhe etj. • Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar listën e mbyllur dhe të hapur të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit.• Balluku do të udhëheqë listën e mbyllur ku i bashkëngjiten Erion Mile, ministri Petrit Malaj, Kiduina Zaka dhe Ana Nako. • Nga ana tjetër në listën e hapur do të jenë zv. ministri Ceno Klosi, Zira Gjika, Ramion Kurti, Maringlen Hoxha, Gerta Dhima, Asfloral Haxhiu, Elton Koreshi, Maldrita Bardho, Përparim Arapi, Ilirjan Musko, Zejqine Çaushi, Antoneta Dhima, Klevis Jahaj, Dhimitër Kruti, Avdi Snalla dhe Nustret Avdullah.• Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputet në këtë qark për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. • Sako bën me dije se në listën e mbyllur të këtij qarku janë 5 kandidatë për deputet, ndërsa në listën e hapur janë 10 kandidatë për deputet.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Nisma Shqipëria Bëhet dorëzon listat me kandidatë në KQZ, u bashkohet Dash Sula pas zhgënjimit nga PD-ja

Zgjedhjet e 11 Majit/ Mesnata afati i fundit i dorëzimit të listave

TIRANË- Nisma Shqipëria Bëhet ka depoztuar mbrëmjen e sotme listat me kandidatë për deputetë në 12 qarqet e vendit në KQZ. Mësohet se vetë Adriatik Lapaj, po garon në qarkun e Tiranës. 

Ndërkohë që një risi ka ardhur nga deputeti demokrat Dashnor Sula. Pasi kryedemokrati Sali Berisha nuk e futi në listë, Sula do të jetë kandidat në Elbasan me koalicionin e Adriatik Lapajt.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit/ Koalicioni Euroatlantik dorëzon listat në KQZ

Zgjedhjet e 11 Majit/ Mesnata afati i fundit i dorëzimit të listave
Foto ilustruese

TIRANË - Koalicioni Euroatlantik ka dorëzuar pak më parë listat me emrat e kandidatëve për deputet të kësaj force politike që do të garojnë në zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit.

Bëhet me dije se Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik do të jenë në garë me listë të hapur. Sipas Bashës ai kandidat që merr 1 votë më shumë në listën e hapur, do të shkojë në Parlament. 

Lista e kandidatëve sipas qarqeve:

Tiranë

Orsela Aga

Alfred Ahmetcenaj

Lulzim Basha

Fatos Brahja

Fabian Curri

Neli Demi

Rajmond Dervishi

Rudi Erebara

Shpresa Fasllia

Armend Gjana

Fatmir Gjoci

Azgan Haklaj

Lorina Halilaj

Ergert Haxhiu

Marcel Hila

Laura Hoxha

Taulanda Jupi

Ed Kelmendi

Gazmend Koduzi

Kristina Kostasi

Sajmir Lika

Dhimiter Marko

Artan Murati

Denisa Mustafa

Nevila Nika

Ermelind Paja

Oriola Pampuri

Shemsi Premci

Anisa Rapo

Pellumb Seferi

Irsida Shehu

Armando Shushmani

Diana Sino

Abaz Tafaj

Diana Toma

Rajna Tullumani

Hysen Xhura

Fier

Vjola Avdulaj

Ali Bendaj

Dajela Daka

Amarildo Filaj

Burbuqe Goxhaj

Sabire Hoxhaj

Afrim Kokla

Gerard Komini

Gezim Maloku

Klejdan Mehmetaj

Burhan Misiraj

Florentina Nushi

Gjergji Peri

Elvis Pisku

Fatjon Pollozhani

Ermal Sefa

Elbasan

Emin Cani

Riges Cela

Endri Hasa

Matilda Ibrahimi

Migena Kapllanaj

Mirela Karabina

Blerim Kuqja

Aldi Leka

Redjon Llalla

Naim Metaj

Desart Muzhaqi

Adriatik Vrapi

Bujar Vreto

Marsida Xhindi

Durrër

Besnik Babasi

Qazim Bajraktari

Mimoza Celcima

Pirina Cypi

Stela Dedeja

Albor Elezi

Eljan Kasa

Xhuli Kertusha

Drini Muharremi

Jon Myshketa

Sami Osmani

Elona Prendi

Nazmi Shuli

Gjergj Tirja

Vlorë

Gezim Ademaj

Dallendyshe Bleta

Myzafer Elezi

Ismail Ferraj

Blendi Hoxha

Letis Jashaj

Alketa Karafilaj

Kamela Kasimi

Hermes Mishgjoni

Gjergji Nika

Gentian Zere

Brunilda Zoga

Shkodër

Xhevdet Amuli

Ramiz Cobaj

Valbona Cuku

Elvisa Drishti

Arben Gjura

Naim Hasani

Anton Koka

Antonjola Kola

Elvis Pacrami

Nikolin Radovani

Franc Shkembi

Korçë

Shpetim Agolli

Laureta Alidinaj

Elvin Bregu

Sara Caci

Rudolf Cenolli

Besnik Ibi

Ilir Poro

Andi Prifti

Dhimitri Sino

Marinela Ziu

Lezhë

Prel Deda

Aleksander Jushi

Kejda Myftari

Flora Myrta

Eduart Ndocaj

Kol Nikolla

Aleksander Prenga

Berat

Altin Canga

Eugert Cjapi

Julian Gjata

Bujar Hoxha

Artur Hoxha

Tushe Sollaku

Kristina Vrapi

Dibër

Edmond Isaku

Mirjan Kaloshi

Albert Kojku

Sabiana Pasha

Sokol Ruka

Gjirokastër

Klement Caushaj

Dorina Guga

Panajot Laro

Dorian Ziflaj

Kukës

Zenel Halili

Ramiz Metaliaj

Marsilda Shahu

 
1 VITE ME PARE

I largoi përfundimisht nga gara e 11 Majit/ Kush janë 24 deputetët socialistë që Rama i la jashtë listave të PS-së

Zgjedhjet e 11 Majit/ Mesnata afati i fundit i dorëzimit të listave
Foto ilustruese

TIRANË - Partia Socialiste ka lënë rreth 24 deputetë të kësaj legjislature jashtë listave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. 

Bëhet me dije se janë lënë jashtë listave mes të tjerëve Nasip Naço, Petro Koçi, Lavdrim Krashi, Luljeta Bozo, Bujar Çela, Eduard Ndreca dhe Paulin Sterkaj, duke bërë kshtu që të mos angazhohen më në politikën aktive të Parlamentit.

Lista e deputetëve të PS që u lanë jashtë garës

Nasip Naço,

Petro Koçi,

Klevis Xhoxhi,

Agron Çela

Luljeta Bozo

Lavdrim Krashi,

Ilir Metaj,

Gerta Duraku,

Bujar Çela,

Eduard Ndreca,

Niko Kuri,

Anduel Tahiraj,

Paulin Sterkaj,

Shpresa Marnoi,

Laert Duraj,

Baftjar Zeqaj,

Mirela Pitushi,

Ismet Beqiraj,

Lindita Buxheli,

Tatiana Piro,

Ilir Topi,

Bardhyl Kollçaku,

Pranvera Resulaj,

Teuta Rama

1 VITE ME PARE

Nis mbledhja e Partisë Socialiste, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë qarqeve

Zgjedhjet e 11 Majit/ Mesnata afati i fundit i dorëzimit të listave
Rama dhe Ulsi Manja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në selinë e PS-së drejtuesit politikë të qarqeve. Rama është fotografuar krah ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja teksa futeshin në selinë rozë. Raportohet se mbledhja ka nisur dhe se Rama do të këtë bisedime me të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, më vete.

Kjo mbledhje vjen pak orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Deri më tani listat e kandidatëve për deputeti për 12 qarqe i ka dorëzuar "Lëvizja Bashkë".

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 19:00 Kryesinë, nga ku do të dalë dhe përbërja e ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga ministri Taulant Balla.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjet e tij gjatë këtyre tre ditëve me kabinetin e ministrave dhe me Grupin Parlamentar të PS-së, se deputetët qoftë edhe me 1 mandat do të jenë pjesë e listave të hapura. Ndonëse nuk ka asgjë të zyrtarizuar, Rama ka lënë të nënkuptohet se pjesë e listave të mbyllura do të jenë drejtuesit politikë të qarqeve dhe disa emra të rinj. Për veten e tij, kreu i qeverisë ka shprehur se nuk ka marrë ende një vendim, ndërsa ka thënë gjithashtu se mund të mos jetë fare pjesë e listave. 

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit, "Lëvizja Bashkë" dorëzon në KQZ listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe

Zgjedhjet e 11 Majit/ Mesnata afati i fundit i dorëzimit të listave
Foto ilustruese

TIRANË- Mesnata e sotme është afati i fundit i partive politike për të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë "Lëvizja Bashkë" e Arlin Qorit ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit.

Emrat në 12 qarqe:

Tiranë:

-Redi Muçi

⁠-Arlind Qori

-Bora Memaj

-Jani Marka

-Albina Ruko

-Qani Shino

-Jonida Sela

-Fatmir Gashi

-Demian Mrishaj

-Alfred Bushi

-Ana Fociro

-Boris Belortaja


Shkodër:

-Gabriel Rakaj

-Mirza Balaj

-Abel Brahusha

-Arsid Shega

-Tonin Çermeli

-Klejton Çika

-Kristjan Doda

-Kristiana Kola

-Loreta Koleci

-Erald Loshi

-Andrea Palushaj

-Vladimir Shabani

-Dhurata Smajovi

-Ditmir Tuzi

-Erjona Zekaj


Lezhë

-Emiljano Kita

-Xhuljane Uku

-Erjon Fida

-Fran Lleshaj

-Klodian Mandreja

-Kastriot Markoçaj

-Joana Meraja

-Mirushe Mlika

-Alban Shurbi


Korçë:

-Petro Lubonja

-Jeton Pekmezi

-Tea Gugo

-Anxhelo Ago

-Kastriot Avdi

-Vitori Çipi

-Dorina Doce

-Xhilda Gjon Boçari

-Grisildi Gora

-Apostol Kosturi

-Eni Mançka

-Andonaq Mile

-Syrja Ruçi


Fier:

-Mirela Ruko

-Elis Baba

-Xhoen Osmenaj

-Bruno Caushaj

-Ajsi Spahija

-Entiola Agaraj

-Redion Bakuliçi

-Saimir Brahimi

-Endrit Bushaj

-Arjela Cenaj

-Stavri Çina

-Rigels Çuko

-Spiro Goga

-Sara Koçiaj

-Besart Latifaj

-Besnik Manushi

-Teuta Memaj

-Eltjon Metaraku

-Marenglen Niçka

-Denis Saliaj

-Gabriela Sulkaj

Elbasan:

-Oltion Fociro

-Bruna Sallaku 

-Altin Ceveli

-Klajd Biça

-Alda Braçi

-Liridon Abazi

-Shpetim Dyrmishi

-Aldi Gjoni

-Redi Koçiaj

-Adelina Koleci

-Ana Kumria

-Keida Leka

-Kimete Lengo

-Besart Maçi

-Evjon Meçani

-Mivan Peçi

-Habibe Poka

-Leonard Xhebexhia

-Kristjan Zoto

Dibër:

-Besjan Kica

-Rexhina Elmazi

-Staf Çakalli

-Fisnik Jangulli

-Anxhela Nasto

-Luan Rexha

-Gresimela Sula


Kukës:

-Alban Metollari

-Klara Gërbolli

-Syzana Kartallari

-Dritan Tafhasaj


Gjirokastër:

-Klevis Bedaj

-Sokol Gjoni

-Kledison Harizaj

-Stela Muçi

-Silvana Zoto

Durrës:

-Artan Kaçani

-Ferdez Onuzi

-Eduart Çekani

-Ylli Tafaruçi

-Albana Xhebexhia

-Vladimir Agalliu

-Klison Beqaraj

-Lije Bërxulli

-Qemal Braçi

-Martin Braho

-Xhulieta Bulku

-Marte Gjeloshaj

-Eralda Kalemaj

-Klajdi Kolaj

-Lindita Lika

-Ardit Musaj

-Albert Rrushi

-Kujtim Spahiu

-Anxheka Tafaruçi

Berat:

-Eljo Shyti

-Bleranda Meçi

-Irdi Ismaili

-Renato Liçollari

-Geron Myrteza

-Silvana Palushi

-Shpendi Sulçe

-Arjan Turani

-Esi Zaimi

Vlorë:

-Ilir Zoto

-Besmir Skëndaj

-Arjola Zeneli

-Artemen Gjiçali

-Paula Grabovaj

-Ebdi Hoxhaj

-Krisi Hysenj

-Luis Kananaj

-Refatjon Limaj

-Irisa Myrteza

-Kleida Peçulaj

Finalizimi i 46 emrave për listën e mbyllur dhe 140 për listën e hapur do të bëhet pasditen e sotme në selinë rozë dhe blu. Partia Socialiste do të mbledhë në orën 19:00 Kryesinë, nga ku do të dalë dhe përbërja e ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga ministri Taulant Balla. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjet e tij gjatë këtyre tre ditëve me kabinetin e ministrave dhe me Grupin Parlamentar të PS-së, se deputetët qoftë edhe me 1 mandat do të jenë pjesë e listave të hapura. Ndonëse nuk ka asgjë të zyrtarizuar, Rama ka lënë të nënkuptohet se pjesë e listave të mbyllura do të jenë drejtuesit politikë të qarqeve dhe disa emra të rinj. Për veten e tij, kreu i qeverisë ka shprehur se nuk ka marrë ende një vendim, ndërsa ka thënë gjithashtu se mund të mos jetë fare pjesë e listave. 


Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e kësaj force politike dhe Këshillin Kombëtar. Në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Pas takimeve dhe diskutimeve do të shpallen emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë PD-në në zonat zgjedhore në gjithë vendin. Këto mbledhje do të jenë një mundësi për anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të diskutojnë dhe miratojnë listat e kandidatëve, të cilët do të paraqiten për votim dhe do të udhëhiqen nga Partia Demokratike në këtë proces elektoral. Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike garon si pjesë e një koalicioni me 26 parti të tjera. Në koalicionin e emërtuar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" (ASHM).

 

1 VITE ME PARE

Mesnata afati i fundit i dorëzimit të listave në KQZ, PD dhe PS finalizojnë sot emrat e ekipit garues për zgjedhjet e 11 majit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Mesnata afati i fundit i dorëzimit të listave
foto ilustruese

TIRANË- Mesnata e sotme është afati i fundit i partive politike për të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për deputetë. Finalizimi i 46 emrave për listën e mbyllur dhe 140 për listën e hapur do të bëhet pasditen e sotme në selinë rozë dhe blu.

Partia Socialiste do të mbledhë në orën 19:00 Kryesinë, nga ku do të dalë dhe përbërja e ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga ministri Taulant Balla. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjet e tij gjatë këtyre tre ditëve me kabinetin e ministrave dhe me Grupin Parlamentar të PS-së, se deputetët qoftë edhe me 1 mandat do të jenë pjesë e listave të hapura. Ndonëse nuk ka asgjë të zyrtarizuar, Rama ka lënë të nënkuptohet se pjesë e listave të mbyllura do të jenë drejtuesit politikë të qarqeve dhe disa emra të rinj. Për veten e tij, kreu i qeverisë ka shprehur se nuk ka marrë ende një vendim, ndërsa ka thënë gjithashtu se mund të mos jetë fare pjesë e listave. 

Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e kësaj force politike dhe Këshillin Kombëtar. Në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Pas takimeve dhe diskutimeve do të shpallen emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë PD-në në zonat zgjedhore në gjithë vendin. Këto mbledhje do të jenë një mundësi për anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të diskutojnë dhe miratojnë listat e kandidatëve, të cilët do të paraqiten për votim dhe do të udhëhiqen nga Partia Demokratike në këtë proces elektoral.

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike garon si pjesë e një koalicioni me 26 parti të tjera. Në koalicionin e emërtuar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" (ASHM), përfshihen edhe aleatët kryesorë si PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës. Sipas listës, mësohet se në koalicion me PD-në është përfshirë dhe Shpëtim Idrizit, i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), por edhe Vangjel Dule i PPDNJ. Në listat zgjedhore, Partia e Lirisë do të ketë 4 deputetë të sigurtë, ndërsa Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka do të kenë nga një deputet secili. Sipas kësaj, koalicioni siguron 8 mandate të sigurta për aleatët e demokratëve. Gjithashtu sipas marrëveshjes, çdo parti do të propozojë kandidatët e saj për listën shumëemërore, duke u bazuar në peshën elektorale dhe negociata. Në zgjedhje garojnë edhe dy koalicione të tjera, "Nisma Shqipëria Bëhet" e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit dhe "Djathtas për zhvillim" e Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit. 

zgjedhje 11 maj ps-pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet