LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbërthimi i SKY ECC/ Operacion i SPAK vazhdim i "Plumbit të Artë", lëshohen 36 urdhëra-arreste, zbardhen 6 vrasje në vend

• SPAK po zhvillon një operacion në tre qytete kryesore të vendit për goditjen e krimit të organizuar. • GJKKO me urdhër të SPAK ka lëshuar 36 urdhërarreste, të cilat kanë nisur ekzekutimin që nga mbrëmja e kaluar. • Persona në kërkim dyshohet se janë përfshirë në grup të strukturuar kriminal. • Operacioni i SPAK është kërkuar, pasi janë zbërthyer bisedat në aplikacionin SKY ECC. • Sipas informacioneve ky operacion është vazhdim i megaoperacionit 'Plumbi i Artë' ku dhe u vu në pranga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. • Nga operacioni pritet të ndalohen persona me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje. • Deri tani janë ekzekutuar disa urdhërarreste të dhënë nga GJKKO nga aksioni në tre qytete në vend. • Mësohet se është vënë në "arrest shtëpie", ish-gjyqtarja problematike e Elbasanit Pajtime Fetahu. • Po ashtu në pranga është vënë dhe zv-drejtori i burgut të Bradasheshit në Elbasan Martin Musaj. • Në pranga ka rënë dhe shefi i krimit ekonomik në Durrës Agustin Cinari. • Po ashtu nga operacioni i sotëm janë zbardhur 6 vrasje të ndodhura në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat. 

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Operacioni në tre qytete/ SPAK zbardh tentatin ndaj vëllezërve Baho 5 vite më parë në Elbasan

Zbërthimi i SKY ECC/ Operacion i SPAK vazhdim i "Plumbit të
SPAK

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur sot atentatin ndaj vëllezërve Baho, 5 vite më parë në Elbasan. Nga vazhdimi i megaoperacionit 'Plumbi i Artë' janë zbardhur sot 6 vrasje të ndodhura në Elbasan, Rrogozhinë si dhe Berat. Mes këtyre vrasjeve është zbardhur atentati që vrau Klevi Bahon dhe plagosi rëndë Eraldo Bahon. 

Klevi Baho është ekzekutuar në vitin 2019, teksa ndodhej me makinë më vëllanë e tij, tip Audi pranë banesës së tyre. Teksa ata po shkonin për në banesë, një tjetër makinë tip Benz i ka ndjekur nga pas dhe i ka qëlluar me breshëri automatiku. Nga të shtënat, Klevi Baho humbi jetën në vend, ndërsa Eraldo mbeti i plagosur rëndë. 

1 VITE ME PARE

U ekzekutua me breshëri plumbash brenda makinës, SPAK zbardh vrasjen e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë

Zbërthimi i SKY ECC/ Operacion i SPAK vazhdim i "Plumbit të
Klevis Kapllanit

RROGOZHINË- Operacioni i Prokurorisë së Posaçme ka zbardhur sot vrasjen e 33-vjeçarit Klevis Kapllanit në vitin 2020 në Rrogozhinë. Nga vazhdimi i megaoperacionit 'Plumbi i Artë' janë zbardhur sot 6 vrasje të ndodhura në Elbasan, Rrogozhinë si dhe Berat. Mes këtyre vrasjeve është zbardhur dhe ekzekutimi mafioz i babait të dy fëmijëve Klevis Kapllani.

Klevis Kapllani u ekzekutua me breshëri plumbash brenda mjetit “Fiat Punto”, vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Ai u gjet i pajetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të 15 shtatorit të vitit 2020 nga një banor i zonës, i cili kishte dalë për të grumbulluar qumështin.

1 VITE ME PARE

Operacioni i SPAK/ Zbardhet masakra e Bradasheshit, ku u vranë tre persona

Zbërthimi i SKY ECC/ Operacion i SPAK vazhdim i "Plumbit të

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur sot vrasjen e trefishtë në Bradashesh të ndodhur në vitin 2018, ku u masakruan tre persona. Nga operacioni i nisur mbrëmjen e kaluar, janë zbardhur gjithej 6 vrasje të ndodhura, mes tyre dhe masakra e Bradasheshit.

Viktimë në këtë masakër mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, vëllai i Erjon Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Në atë kohë u tha se një sasi prej 50 kg kokainë që u zhduk në Britaninë e Madhe dyshohej të ishte motivi kësaj vrasjeje të trefishtë

1 VITE ME PARE

EMRI/ Zbardhen 6 vrasje në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, në pranga dhe shefi i krimit ekonomik në Durrës

Zbërthimi i SKY ECC/ Operacion i SPAK vazhdim i "Plumbit të
Agustin Cinari

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur gjithsej 6 vrasje të ndodhura në Elbasan, Rrogozhinë si dhe Berat gjatë operacionit të sotëm. Mes personave për të cilët GJKKO ka vendosur masa sigurie janë dhe dy oficerë policie.

 Ndërkohë që bëhet me dije se në pranga ka përfunduar dhe ish-shefi i Krimeve në Pogradec dhe shefin e krimit ekonomik në Durrës Agustin Cinari. Oficerët e policisë dyshohet se kanë siguruar kushte për të kryer vrasje.

Ky operacion është për të vënë në pranga persona me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje. Deri më tani nga SPAK janë lëshuar 36 urdhëra-arreste, nga të cilat disa janë ekzekutuar nga forcat e policisë operacionale. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që po vijon akoma. 

1 VITE ME PARE

Operacioni i SPAK në tre qytete/ Zbardhen EMRAT, kush janë personat e vënë në 'rrjetën e SPAK' për tu arrestuar

Zbërthimi i SKY ECC/ Operacion i SPAK vazhdim i "Plumbit të
SPAK

TIRANË- Emrat e personave të vënë në rrjet nga Prokuroria e Posaçme për tu arrestuar janë zbardhur. Mësohet se GJKKo gjithsej ka lëshuar 36 urdhëra-arresti, nga të cilët janë ekzekutuar disa. Ndërkohë që disa prej personave të shpallur në kërkim nuk ndodhen në Shqipëri. 

Emrat e personave që SPAK ka kërkuar urdhëra-arresti janë: Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami.

Ky operacion është për të vënë në pranga persona me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje. Deri më tani nga SPAK janë lëshuar 36 urdhëra-arreste, nga të cilat disa janë ekzekutuar nga forcat e policisë operacionale. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që po vijon akoma. 

1 VITE ME PARE

Zbardhen disa vrasje në Elbasan, operacioni i SPAK vë në pranga dhe 2 efektivë policie

Zbërthimi i SKY ECC/ Operacion i SPAK vazhdim i "Plumbit të
Policia

ELBASAN- Operacioni i SPAK gjatë ditës së sotme në tre qytete në vend, ka zbardhur disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Elbasan. Mësohet se nga zbërthimet e aplikacionit Sky Ecc dhe nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, kanë marrë përgjigje disa vrasje që kanë ndodhur. Po ashtu gjatë aksionit të sotëm, janë vënë në pranga dhe dy punonjës policie në Elbasan, për përfshirje në grup kriminal. 

Ky operacion është për të vënë në pranga persona me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje. Deri më tani nga SPAK janë lëshuar mbi 30 urdhëra-arreste, nga të cilat disa janë ekzekutuar nga forcat e policisë operacionale. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që po vijon akoma. 

1 VITE ME PARE

U prangos disa muaj më parë në Dubai, GJKKO lëshon urdhër-arresti dhe për 'Darin e Elbasanit'

Zbërthimi i SKY ECC/ Operacion i SPAK vazhdim i "Plumbit të
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë arresti dhe për 'Darin e Elbasanit' të arrestuar disa muaj më parë në Dubai. Mësohet se 40 vjeçari nga Elbasani me disa emra Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, është shpallur në kërkim për plagosje e rëndë me dashje dhe është dënuar nga gjykatat shqiptare me katër vite burg. 

'Dari i Elbasanit' dhe vëllezërit e tij, Ervini dhe Francis Bako kanë dalë nga dëshmia e dhënë në SPAK nga Nuredin Dumani, i cili ekspozon si financues, për vrasjen e Arjan Spahisë në Belgjikë, ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh dhe planet për të vrarë Erion Alibejn. 

Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin. Madje vëllezërit Bako i ofruan Nuredin Dumanit 300 mijë euro për të ekzekutuar vrasjen e Arjan Spahisë, i cili u vra në Belgjikë. 

1 VITE ME PARE

Operacioni i SPAK në 3 qytete/ Arrestohet ish-gjyqtarja e Elbasanit dhe zv.drejtori i burgut në Bradashesh (EMRAT)

Zbërthimi i SKY ECC/ Operacion i SPAK vazhdim i "Plumbit të
Pajtime Fetahu

ELBASAN- SPAK ka ekzekutuar 2 urdhëra-arreste të dhënë nga GJKKO nga aksioni në tre qytete në vend. Mësohet se është vënë në 'arrest shtëpie', ish-gjyqtarja problematike e Elbasanit Pajtime Fetahu. Po ashtu në pranga është vënë dhe zv-drejtori i burgut të Bradasheshit në Elbasan, Martin Musaj.

Ky operacion është për të vënë në pranga persona me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje. Deri më tani nga SPAK janë lëshuar mbi 30 urdhëra-arreste, nga të cilat disa janë ekzekutuar nga forcat e policisë operacionale. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që po vijon akoma. 

1 VITE ME PARE

Operacioni i SPAK vazhdim i 'Plumbit të Artë'/ Çfarë ngjarjesh kanë zbardhur dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, mbi 30 urdhëra-arreste

Zbërthimi i SKY ECC/ Operacion i SPAK vazhdim i "Plumbit të
Nuredin Dumani

TIRANË- Dosja.al, ka mësuar detaje në lidhje me operacionin e SPAK të nisur gjatë natës së kaluar në tre qytete kyçe të krimit të organizuar në vend. Mësohet se operacioni i SPAK, është vazhdim i megaoperacionit 'Plumbi i Artë' ku dhe u vu në pranga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. 

Ky operacion është për të vënë në pranga persona me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje. Deri më tani nga SPAK janë lëshuar mbi 30 urdhëra-arreste, nga të cilat disa janë ekzekutuar nga forcat e policisë operacionale. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që po vijon akoma. 

1 VITE ME PARE

Zbërthimi i aplikacionit Sky Ecc/ Detaje nga operacioni i SPAK me mbi 30 urdhëra-arreste

Zbërthimi i SKY ECC/ Operacion i SPAK vazhdim i "Plumbit të
SPAK

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, në tre qytete në vend. Dosja.al, mëson se operacioni është i përfshirë në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan. Urdhërarrestet e lëshuara nga GJKKO-ja kanë nisur ekzekutimin që nga mbrëmja e kaluar. 

Ndërkohë që janë lëshuar mbi 30 urdhër-arreste për persona që dyshohet se janë përfshirë në grup të strukturuar kriminal. Operacioni i SPAK është kërkuar, pasi janë zbërthyer bisedat në aplikacionin Sky Ecc. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që ende po vijon. 

1 VITE ME PARE

SPAK operacion në Tiranë Durrës dhe Elbasan, lëshohen mbi 25 urdhër-arreste për goditjen e krimit të organizuar

Zbërthimi i SKY ECC/ Operacion i SPAK vazhdim i "Plumbit të
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Operacioni vjen pasi Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka lëshuar mbi 25 urdhër arreste për veprën penale "Krimi i Organizuar".

Ndërkohë raportohet se Policia e Shtetit ka nisur me ekzekutimin e urdhërarresteve të lëshuara. Gjithashtu raportohet se operacioni është ndërmarrë në lidhje me zbërthimin e aplikacionit Sky ECC. Pritet reagimi zyrtar i SPAK për informacione më të sakta.

operacioni i spak sky ecc

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet