LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Arresohet pronari i 'Monopol Lounge', Aurel Hoxha ishte porositësi (HASMËRIA MES FISEVE)

• Rrëmbimi dhe vrasja e Klevis Lleshit është zbardhur nga Prokuroria e Posaçme. • SPAK ka lëshuar gjithsej 4 urdhër-arreste nga të cilat janë ekzekutuar 2. • RENEA dhe forcat operacionale kanë ndërmarrë një aksion gjatë natës në zonën e Burrelit si dhe në zonën Myslym Shyrit. • Kjo për shkak se porositësi i vvrasjes së Llesit është pronari i lokalit Monopol Lounge Aurel Hoxha, që ndodhet në këtë rrugë. • Hasmësia mes fiseve Hoxha dhe Lleshi nisi në vitin 2012. • Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia i gjallë brenda i personit të identifikuar si Afrim Hoxha, në makinën e tij në Britani, në vitin 2012. Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë, Arben Lleshi. • Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel. • Klevis Lleshi i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai, para shtëpisë. • Po ashtu në vitin 2016, të riut i është zhdukur edhe një kushëri.

8 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit/ Vihet në pranga Sajmir Kolaveri në Itali 

 

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Arresohet pronari i 'Monopol
Saimir Kolaveri

ITALI- Saimir Kolaveri, i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit është arrestuar nga policia italiane. Kolaveri dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit mes Aurel Hoxhës, që dyshohet se ka urdhëruar vrasjen për motive gjakmarrjeje, dhe Sahab Nuzit, i cili dyshohet ta ketë ekzekutuar vrasjen për një pagesë prej 50,000 euro. Gjithashtu Hoxha është akuzuar se dha urdhrin për vrasje ndaj Lleshit, ndërsa Nuzi u përmend si ekzekutori, që mori pagesë për kryerjen e krimit.

Si qëndron hasmëria mes fisit Lleshi dhe Hoxha?

Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia i gjallë brenda i personit të identifikuar si Afrim Hoxha, në makinën e tij në Britani, në vitin 2012. Fisi Hoxha ka pasur konflikte me persona nga familja Lleshi dhe kanë dyshuar që vrasjen macabre në Britani e kanë bërë ata, dhe ashtu rezultoi.

Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë, Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel. Klevis Lleshi i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai, para shtëpisë. Po ashtu në vitin 2016, të riut i është zhdukur edhe një kushëri./Dosja.al

 

9 MUAJ ME PARE

Porositi ekzekutimin e Klevis Lleshit, del FOTOJA e Aurel Hoxhës

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Arresohet pronari i 'Monopol
Aurel Hoxha

TIRANË- Personi që shihni në foto është Aurel Hoxha, i cili porositi për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit në 2020. Hoxha gjithashtu rezulton pronari i lokalit të njohur në Tiranë, Monopol. Mëngjesin e sotëm u ushtruan kontrolle në lokalin e tij, por Hoxha, i njohur ndryshe edhe si Aurelinjo Kalaveri, rezulton ende në kërkim.

Si nisi hasmëria mes fisit Lleshi dhe Hoxha?

Agim Hoxha u gjet i shkrumbuar në makinën e tij në Britaninë e Madhe. Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.

Mediat britanike shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër. Autoritetet britanike vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të. Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.  

Lleshi është dënuar me 32 vite burg dhe në vitin 2016 u ekstradua drejt Shqipërisë për të shlyer 28 vitet e mbetura. Por, ndërkohë që Lleshi kishte marrë dënimin nga drejtësia, familja Hoxha s’e fali! Kështu nisi dhe hakmarrja.

Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i të riut që iu gjet sot trupi. Xhavit LLeshit iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’.

Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel.

Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.

Në 5 gusht të vitit 2020, është parë për herë të fundit Klevis Lleshi i gjallë. Atë mesditë, Lleshi ka humbur kontaktet me çdo njeri dhe trupi i tij është gjketur vetëm 2 vite më vonë i groposur.

Goditja e fundit e fisit Hoxha ndaj fisit Lleshi ishte në dhjetor të vitit 2023. Kjo pasi në burgun e Peqinit ku ndodhej Arben Lleshi, i dënuar me 32 vite burg, arritën që ta vrasin./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e Klevis Lleshit në 2020 në Burrel/ SPAK: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro për ta eleminuar, Sabah Nuzi ishte ekzekutori

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Arresohet pronari i 'Monopol
SPAK

TIRANË- SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen dhe groposjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Burrel. Sipas njoftimit të SPAK, vrasja dyshohet se është kryer kundrejt një pagese prej 50.000 eurosh. SPAK bën me dije se Aurel Hoxha ka porositur vrasjen e të riut kundrejt pagesës në shenjë hakmarrje për vëllain Agim Hoxha në Angli, ndërsa sabah Nuzi ka qenë ekzekutori.

SPAK thekson se veprimet e kundraligjshme të vrasjes për gjakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe fshehja e kufomës janë kryer në kuadër të grupit grupi të strukturuar kriminal. Gjithashtu në njoftim thuhet se të ardhurat e kundraligjshme janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri.

Sipas SPAK, të ardhurat monetare të krijuara nga ky grup kriminal kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.

Po ashtu SPAK ka lëshuar 4 urdhërarreste. Të arrestuarit janë Sabah Nuzi, Samet Loka, të dy 31 vjeç, si edhe Sajmir Kolaveri, i cili është vënë në pranga në Itali. Ndërkohë, në kërkim është shpallur 36 vjeçari Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, i cili është pronar i lokalit “Monopol” në Myslym Shyr.

Njoftimi i SPAK:

SPAK godet një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 177, të regjistruar më datë 16.9.2025, po zhvillon hetime të thelluara në lidhje me disa vepra penale me rrezikshmëri të lartë, të kryera në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në:

-Vrasje me pagesë dhe për gjakmarrje, përfshirë fshehjen e kufomave dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit;

-Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj;

Hetimet u përqëndruan tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare. Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë shuma të konsiderueshme parash, të kontraktojnë persona për kryerjen e vrasjeve me pagesë për hakmarrje personale apo gjakmarrje. Disa anëtarë të këtij grupi kriminal dyshohet se kanë mundësuar depërtimin e sasive të konsiderueshme të parave të përftuara në mënyrë të paligjshme në sistemin finaciar shqiptar, përmes investimeve me karakter dyshues dhe duke përdorur këto shuma parash për kryerjen e veprave penale kundër jetës dhe shëndetit.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprave penale të përmendura, një pjesë e të cilave është kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal.

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje të shtetasit, K.LL më datë 05.08.2020, në qytetin e Burrelit dhe më pas fshehja e kufomës së viktimës K.LL, duke u varrosur në fshatin Shpërdhet të Njësisë Administrative Mamurras, Bashkia Kurbin. Eshtrat e viktimës u zbuluan më datë 8.12.2020. Dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove.

Veprimet e kundraligjshme të vrasjes për gjakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe fshehja e kufomës janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për gjakmarrje dyshohet të jetë shtetasi A.K (alias A.H), në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012.

Si ndihmës dhe ndërmjetës dyshohet të jetë shtetasi, A.K, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jetë shtetasi S.N. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë , të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi A.K (alias A.H), në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundraligjshme të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasi S.L dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.

Të ardhurat e kundraligjshme, dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri. Informacionet e mësipërme janë administruar nga autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të Bashkimit Europian si dhe nga analiza e komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyECC.

Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.98, më datë 25.9.2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj katër shtetasve shqiptarë:

A.K (alias A.H), i datëlindjes 06.12.1989, i dyshuar për veprat penale:
– “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal;
– “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;

S.N, i datëlindjes 25.06.1994, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;
S.K, i datëlindjes 19.05.1982, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;
S.L, i datëlindjes 30.12.1994, i dyshuar për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
Prokurorët e Posaçëm kanë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masave të sigurimit më datë 25.09.2025.

Zbatimi i masave të sigurisë ndaj shtetasve S.N. dhe S.L, është bërë i mundur nga hetuesit e BKH-së dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për krijuesin, organizatorin dhe drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal shtetasin A.K (alias A.H).

Pas bashkëpunimit të ngushtë me Europol dhe autoritetet ligjzbatuese italiane është bërë e mundur arrestimi në Itali i shtetasit nën hetim S.K,.

Falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe BKH-së për profesionalizmin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë në fazën e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

Falenderojmë veçanërisht Europol, Eurojust, autoritetet gjyqësore të Republikës së Francës dhe autoritetet ligjzbatuese të Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e tyre gjatë hetimeve të këtij procedimi penal si dhe në zbatimin e masave të sigurimit personal.

9 MUAJ ME PARE

EMRI/ Zbulohet personi i 4 i përfshirë në vrasjen e Klevis Lleshit

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Arresohet pronari i 'Monopol
Sajmir Kolaveri

TIRANË- Personi tjetër i shpallur në kërkim që ka marrë pjesë në vrasjen e Klevis Lleshit është Sajmir Kolaveri. Mësohet se urdhëri për vrasjen e Lleshit është dhënë nga Aurel Hoxha, i cili ndodhet në kërkim. 

Ndërsa ekzekutorët e tij janë Sajmir Kolaveri, i shpallur në kërkim si dhe Sabah Nuzi si dhe Samet Loka, të cilët janë vënë në pranga. 

9 MUAJ ME PARE

Rrëmbimi dhe vrasja e Klevis Lleshit/ Dalin emrat e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të Aurel Hoxhës(AKUZAT)

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Arresohet pronari i 'Monopol
Klevis Lleshi

BURREL- Emrat e dy personave të tjerë që akuzohen për vrasjen e Klevis Lleshit, të rrëmbyer dhe vrarë në vitin 2020, janë zbuluar ditën e sotme. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në pranga janë vënë Sabah Nuzi si dhe Samet Loka. 

Kët dy persona akuzohen për 'Vrasje për gjakmarrje', 'Fshehje dhe asgjësim kufome', 'Pastrim i produkteve të veprës penale', 'Grup i strukturuar kriminal' dhe 'Vepra penale të kryera nga grup i strukturuar kriminal'.

9 MUAJ ME PARE

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Si nisi saga e ekzekutimeve mes dy fiseve në Burrel, nga miqësia në hasmëri

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Arresohet pronari i 'Monopol
Arben Lleshi (majtas) Klevis Lleshi (lart), Agim Hoxha (poshtë), Artan Lleshi (majtas)

TIRANË- Porositësi i vrasjës së Klevis Lleshit është zbuluar ditën e sotme dhe është vënë në pranga nga policia. Ai është Aurel Hoxha, fisi i të cilit ka qenë në hasmëri me fisin Lleshi prej vitit 2012. E gjithë ngjarja nisi me një miqësi të shkatërruar në Londër mes dy pjestarëve të dy fiseve të ndryshëm.   

Si nisi hasmëria mes fisit Lleshi dhe Hoxha?

Agim Hoxha u gjet i shkrumbuar në makinën e tij në Britaninë e Madhe. Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.

Mediat britanike shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër. Autoritetet britanike vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të. Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.  

Lleshi është dënuar me 32 vite burg dhe në vitin 2016 u ekstradua drejt Shqipërisë për të shlyer 28 vitet e mbetura. Por, ndërkohë që Lleshi kishte marrë dënimin nga drejtësia, familja Hoxha s’e fali! Kështu nisi dhe hakmarrja.

Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i të riut që iu gjet sot trupi. Xhavit LLeshit iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’.

Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel.

Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.

Në 5 gusht të vitit 2020, është parë për herë të fundit Klevis Lleshi i gjallë. Atë mesditë, Lleshi ka humbur kontaktet me çdo njeri dhe trupi i tij është gjketur vetëm 2 vite më vonë i groposur.

Goditja e fundit e fisit Hoxha ndaj fisit Lleshi ishte në dhjetor të vitit 2023. Kjo pasi në burgun e Peqinit ku ndodhej Arben Lleshi, i dënuar me 32 vite burg, arritën që ta vrasin./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e Klevis Lleshit, RENEA aksion në zonën e Myslym Shyrit, kontrollohet lokali i Aurel Hoxhës

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Arresohet pronari i 'Monopol
Monopol Lounge

TIRANË- RENEA dhe forcat operacionale kanë ndërmarrë një aksion gjatë natës në zonën e Myslym Shyrit. Mësohet se shkak i aksionit është bërë zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit më 5 gusht 2020. 

Porositësi i rrëmbimit dhe groposjes së Lleshit është, pronari i Monopol Lounge në zonën e Myslym Shyrit, Aurel Hoxha. 

Si qëndron hasmëria mes fisit Lleshi dhe Hoxha?

Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia i gjallë brenda i personit të identifikuar si Afrim Hoxha, në makinën e tij në Britani, në vitin 2012. Fisi Hoxha ka pasur konflikte me persona nga familja Lleshi dhe kanë dyshuar që vrasjen macabre në Britani e kanë bërë ata, dhe ashtu rezultoi.

Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë, Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel. Klevis Lleshi i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai, para shtëpisë. Po ashtu në vitin 2016, të riut i është zhdukur edhe një kushëri./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK lëshon 4 urdhër-arreste, zbulohet identiteti i porositësit të rrëmbimit

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit/ Arresohet pronari i 'Monopol
Klevis Lleshi

BURREL- Rrëmbimi dhe vrasja e Klevis Lleshit është zbardhur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se Lleshi u mor peng dhe më pas u gropos në 5 gusht të vitit 2020. 

SPAK ka lëshuar gjithsej 4 urdhër-arreste nga të cilat është ekzekutuar vetëm një. Po ashtu bëhet me dije se urdhëruesi i rrëmbimit dhe vrasjes së Lleshit është Aurel Hoxha.

aurel hoxha klevis lleshi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet