Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Disa ditë pas vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi është zbardhur ngjarja e rëndë e regjistruar më 13 nëntor. • Në njoftimin e sotëm të policisë bëhet me dije se lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy autorët e dyshuar të cilët janë dy vëllezër, të identifikuar si Florian dhe Shkëlqim Duka. • Ky i fundit është oficer policie. • Ditën e djeshme, policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike. • Nga hetimet të kryera mësohet se Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat i cili kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë. • Më tej theksohet se pallati që Reçi po përpiqej të ndërtonte ndodhej në një zonë kufitare me pronën e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka. • Vëllezërit Duka kishin konflikt mbi pronësinë e truallit me viktimës dhe më pas kanë marrë aktin e rëndë duke e vrarë. • Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi armësh”.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 13 nëntorit ku mbeti i vrarë Eduart Reçi. Pas arrestimit të dy autorëve të dyshuar mësohet se janë kryer disa hetime të cilat i dërguan autoritetet drejt dy vëllezërve Duka. Hetuesit kanë arritur të ndjekin gjurmët e Shkëlqim dhe Florian Duka ndërsa ata realizuan një eksperiment hetimor për të përcaktuar pozicionin e mundshëm nga ku mund të ishte qëlluar biznesmeni, si dhe drejtimin e plumbit.
Raportohet se ky hulumtim ka qenë një hap kyç për të identifikuar burimin e plumbit që shkaktoi vdekjen e biznesmenit. Pas bashkimit të të gjithë hetimeve dhe pjesëve të analizës, hetuesit kanë arritur të kryejnë një hetim të detajuar mbi vendndodhjen e autorëve të dyshuar. Mësohet se policia ka shqyrtuar kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi vrasja, duke zbuluar prova të rëndësishme që çuan në ndjekjen e vëllezërve Duka.
Gjatë kontrolleve të kryera në banesat dhe lokalin e tyre, që ndodhen afër vendit të ngjarjes, u sekuestruan prova të tjera materiale që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në ngjarjen kriminale. Gjithashtu bëhet me dije se vëllezërit Duka kishin pasur një konflikt të hapur me Reçin lidhur me pronësinë e truallit ku ai po planifikonte ndërtimin e pallatit.
TIRANË- Policia ka vënë në pranga ditën e sotme dy autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi. Në njoftimin e sotëm të policisë u bë me dije se lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy vëllezër, të identifikuar si Florian dhe Shkëlqim Duka. Shkëlqim Duka është oficer policie ndërsa tashmë janë publikuar edhe fotot e dy autorëve të dyshuar.
Ditën e djeshme, policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Gjithashtu mësohet se Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat i cili kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë. Më tej theksohet se pallati që Reçi po përpiqej të ndërtonte ndodhej në një zonë kufitare me pronën e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka. Vëllezërit Duka kishin konflikt mbi pronësinë e truallit me viktimës ndërsa janë arrestar nga policia. Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi armësh”.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e biznesmenit 52-vjeçar, Eduart Reçi. Mësohet se vrasja e 13 nëntorit në rrugën “Faik Konica” u regjistruar pas një konflikti të ashpër mbi pronësinë e një trualli. Nga hetimet të kryera mësohet se Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat i cili kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë.
Më tej theksohet se pallati që Reçi po përpiqej të ndërtonte ndodhej në një zonë kufitare me pronën e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka. Vëllezërit Duka kishin konflikt mbi pronësinë e truallit me viktimës ndërsa janë arrestar nga policia. Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi armësh”.
TIRANË- Është zbardhur atentati i ndodhur disa ditë më parë në Tiranë, ku viktimë mbeti biznesmeni Eduart Reçi. Në njoftimin e sotëm të policisë bëhet me dije se lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy autorët e dyshuar të cilët janë dy vëllezër, të identifikuar si Florian dhe Shkëlqim Duka. Ky i fundit është oficer policie.
Ditën e djeshme, policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Gjithashtu bëhet me dije se biznesmeni Reçi po planifikonte të ndërtonte një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës). Ndër personat me të cilët Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Duka. Ndërkohë Prokuroria vijon hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 13.11.2024, ku në rrugën "Faik Konica", u plagos me armë zjarri shtetasi E. R., i cili si pasojë e plagëve marra ndërroi jetë në spital.
Vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Sekuestrohen prova materiale që shërbejnë për dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor në drejtimin Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ju informojmë se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi intensiv, arrestuan shtetasit Sh. D., 48 vjeç, (oficer Policie) dhe F. D., 45 vjeç, (vëllezër),të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim" e kryer ne bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/1/4 të Kodit Penal.
Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, administrimit të provave dhe ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, administrimit të dokumenteve, grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të personave si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, më datë 23.11.2024 është ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi E. R., po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).
Ndër personat me të cilët shtetasi E. R., kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit F. D., dhe Sh. D.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.