LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e trefishtë në Memaliaj/ Kamarieri dhe klienti ishin shokë të ngushtë, familjarët e viktimave: Kërkojmë drejtësi!

• Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës Memaliajn. • Tre persona gjetën vdekjen pas breshërisë së plumbave të cilat u qëlluan në drejtim të tyre. • Shënjestër e këtij atentati ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera morën plumba pasi ndodheshin pranë shënjestrës në momentin kur autorët qëlluan në drejtim të 73-vjeçarit. • Viktimat ishin 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela të cilët ndodheshin në momentin "e gabuar" pranë shënjestrës ku më pas edhe gjetën vdekjen. • Në lidhje me ngjarjen ka reaguar xhaxhai i Marsel Çelës. • I afërmi i viktimës i u shpreh se ata ishte vetëm 200 metra larg vendit të krimit kur ndodhi ngjarja. • Ai më tej shtoi se nuk e dinte nipi i tij ishte në Memaliaj, pasi kishte ardhur në fundjavë për të takuar prindërit.  • Xhaxhai i 37-vjeçarit u shpreh se nipi i tij kishte dy muaj që ishtë kthyer nga gjermania dhe se natën e ngjarjes kishte dalë nga ora 23:00 për të pirë kafe.  • Ndërkohë pak minuta më pas ndodhi ngjarja e rëndë.  • Ai theksoi se për herë të fundit kishte folur me viktimën më 14 korrrik ku i kishte treguar se ndodhet në Vlorë dhe se do të dilnin për kafe.  • Gjithashtu në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe gjyshja e Gledian Mukës, Hava Muka.  • Gjyshja e moshuar gjatë fjalës së saj kërkoi drejtësi për nipin e ndjerë. • Ajo tha se 36-vjeçari ishte një person i mrekullueshëm, i cili nuk është i përfshirë në asnjë veprimtari kriminale.  • Gjyshja shtoi se Glediani kishte 1 vit që punonte si kamarier për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij.  • Nusja e xhaxhait të Mukës gjithashtu bëri thirrje për drejtësi për djalin e tyre.  • Ajo u shpreh se Gledio ishte i ndershën dhe u vra pafajësisht.  • Nusja e xhaxhait të viktimës më tej theksoi se dy viktimat, Gledio Markiu dhe Marsel Çela ishin shokë të ngushtë dhe kishin bërë shkollën bashkë.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e trefishtë në Memaliaj/ Dalin FOTOT e automjetit të autorëve pak sekonda para atentatit ndaj Shyqyri Kalemit

Vrasja e trefishtë në Memaliaj/ Kamarieri dhe klienti ishin shokë
Makina e autorëve

MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Mësohët se nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se autorët e krimit kanë lëvizur me një automjet tip BMë, me targa gjermane, ngjyrë e zezë, i cili u gjet i djegur në zonën e Mallakastrës, disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Policia ka arritur që përmes kamerave të sigurisë të zbardhë itinerarin e lëvizjes së automjetit që kanë përdorur autorët. Gjithashtu në makinën e djegur janë gjetur armë zjarri që dyshohet se janë përdorur prej tyre. Fotot e publikuara tregojnë automjetin rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, pak sekonda para se autorët të qëllonin me breshëri. Dyshimet janë se krimi është realizuar nga vrasës me pagesë me porosi nga Dubai. 

Dyshimet janë se vrasja e Shyqyri Kalemit ka lidhje me një zinxhir përplasjesh që kanë nisur që me ekzekutimin në Tiranë të Aleksandër Sadikajt, për të cilin dyshohet se ishte porositur nga Edmond Papa. Ky i fundit është ekzekutuar disa kohë më pas po në Tiranë. Prandaj dyshohet se vrasja e trefishte në Memaliaj ka lidhje me përplasjet mes fiseve Sadikaj e Kalemaj, dhe atij Papa.

Atentati në Memaliaj

Një vrasje e trefishtë u regjistrua mbrëmjen e 20 korrikut në Memaliaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr.3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Nga breshëritë e armës u vranë në vend tre persona dhe një tjetër u plagos rëndë. Nga tentati mbeti i vrarë 74-vjeçari, Shyqyri Kalemi së bashku me kamarierin e lokalit, 34-vjeçari Gledio Muka si dhe klienti, 37-vjeçari Marsel Çela. I plagosur rëndë nga ngjarja mbeti edhe vëllai i 74-vjeçarit, Artur Kalemi.

Shënjestër e atentatit ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera u vranë pasi ndodheshin pranë 74-vjeçarit në momentin e vrasjes. Dy autorët u larguan nga vendi i ngjarjes ndërsa pak orë pas vrasjes mjeti me të cilin u arratisën u gjet i djegur në fshatin Bejaj. Brenda mjetit janë gjetur edhe armë ndërsa pritet konfirmim nga autoritetet nëse janë përdorur apo jo gjatë vrasjes. Policia ka shoqëruar 27 persona në lidhje me ngjarjen ndërsa janë ushtruar 25 kontrolle në Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Fier, Elbasan, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër.

Atentati dyshohet se mund të jetë porositur nga Dubai nga vrasës me pagesë. Pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa. Viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit dhe i afërm i Adriatik Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë. Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit të sotëm vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.

1 VITE ME PARE

Dy shokë të ngushtë u ekzekutuan në Memaliaj/ Familjarët e kamarierit kërkojnë drejtësi: Djali ishte i pafajshëm! Gledio dhe Marseli kanë bërë shkollën bashkë

Vrasja e trefishtë në Memaliaj/ Kamarieri dhe klienti ishin shokë
Nusja e xhaxhait

MEMALIAJ- Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës Memaliajn. Tre persona gjetën vdekjen pas breshërisë së plumbave të cilat u qëlluan në drejtim të tyre. Shënjestër e këtij atentati ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera morën plumba pasi ndodheshin pranë shënjestrës në momentin kur autorët qëlluan në drejtim të 73-vjeçarit.

Viktima mbetën kamarieri, Gledio Muka dhe një klient, Marsel Çela në lokalin në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe nusja e xhaxhait të Gledis Mukës. Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se kërkojnë drejtësi për djalin e tyre. Ajo u shpreh se Gledio ishte i ndershën dhe u vra pafajësisht. Nusja e xhaxhait të viktimës më tej theksoi se dy viktimat, Gledio Markiu dhe Marsel Çela ishin shokë të ngushtë dhe kishin bërë shkollën bashkë.

“Duam drejtësinë që na e vranë djalin pa faj. Nuk bënte punë të tjera, gjithmonë ka punuar atje, i ndershëm dhe punëtor. Kishte një vit që punonte atje. Marrëdhëniet i kishte mirë, punonte me orare të zgjatura. Djali ishte i pafajshëm, mezi e kemi rritur. Duam drejtësi. Të vritet djali pa… s’ka ku të vejë më. Me atë tjetrin që u vra ishin shokë të ngushtë, kanë bërë edhe shkollën bashkë”, tha nusja e xhaxhait të viktimës.

1 VITE ME PARE

U vra pafajësisht nga atentati në Memaliaj, flet gjyshja e kamarierit të ekzekutuar: Punonte për bukën e gojës! E kishte mbyll punën dhe po rrinte atje se ishte vapë

Vrasja e trefishtë në Memaliaj/ Kamarieri dhe klienti ishin shokë
Gjyshja

MEMALIAJ- Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës Memaliajn. Tre persona gjetën vdekjen pas breshërisë së plumbave të cilat u qëlluan në drejtim të tyre. Shënjestër e këtij atentati ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera morën plumba pasi ndodheshin pranë shënjestrës në momentin kur autorët qëlluan në drejtim të 73-vjeçarit.

Viktimat ishin kamarieri dhe një klient në lokalin në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela ishin personat që ndodheshin në momentin "e gabuar" pranë shënjestrës ku më pas edhe gjetën vdekjen.


Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe gjyshja e Gledian Mukës, Hava Muka. Gjyshja e moshuar gjatë fjalës së saj kërkoi drejtësi për nipin e ndjerë. Ajo tha se 36-vjeçari ishte një person i mrekullueshëm, i cili nuk është i përfshirë në asnjë veprimtari kriminale. Gjyshja shtoi se Glediani kishte 1 vit që punonte si kamarier për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij.


“Djalin e kemi patur flori e shkuar floririt. Nuk e prisnim që të vritej djali, Ai punonte atje kamarier për bukën e gojës. Përse ma vranë djalin, përse?! E kishte lënë punën dhe po rrinte atje se ishte vapë. Unë jam gjyshja, në këto kushte kërkojmë të drejtën e djalit, përse na i vranë. Çfarë bën shteti, i morën jetën djalit! Floriri i nënës! Duam drejtësi që na vranë djalin pa faj, duke punuar. Ishte i ndershëm dhe punëtor. Kishte një vit që punonte atje kamarier. Punonte aty për bukuri. Një djal i mrekullueshëm. E kishim yll mezi e kemi rritur”, tha gjyshja.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Memaliaj/ Flet xhaxhai i klientit të ekzekutuar: Dy muaj më parë erdhi nga Gjermania! Marselin e dija që ishte në Vlorë, në fundjavë shkoi të takonte prindërit

Vrasja e trefishtë në Memaliaj/ Kamarieri dhe klienti ishin shokë
Marsel Çela

MEMALIAJ- Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës Memaliajn. Tre persona gjetën vdekjen pas breshërisë së plumbave të cilat u qëlluan në drejtim të tyre. Shënjestër e këtij atentati ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera morën plumba pasi ndodheshin pranë shënjestrës në momentin kur autorët qëlluan në drejtim të 73-vjeçarit.

Viktimat ishin kamarieri dhe një klient në lokalin në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela ishin personat që ndodheshin në momentin "e gabuar" pranë shënjestrës ku më pas edhe gjetën vdekjen.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe xhaxhai i Marsel Çelës. I afërmi i viktimës i ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24 u shpreh se ata ishte vetëm 200 metra larg vendit të krimit kur ndodhi ngjarja. Ai më tej shtoi se nuk e dinte nipi i tij ishte në Memaliaj, pasi kishte ardhur në fundjavë për të takuar prindërit.

Xhaxhai i 37-vjeçarit u shpreh se nipi i tij kishte dy muaj që ishtë kthyer nga gjermania dhe se natën e ngjarjes kishte dalë nga ora 23:00 për të pirë kafe. Ndërkohë pak minuta më pas ndodhi ngjarja e rëndë. Ai theksoi se për herë të fundit kishte folur me viktimën më 14 korrrik ku i kishte treguar se ndodhet në Vlorë dhe se do të dilnin për kafe.


“Marselin e dija që ishte në Vlorë. Vetëm dy muaj më parë erdhi nga Gjermania. Në fundjavë iku dy ditë në Memaliaj që të kalonte kohë më prindërit e ti takonte.

Në orën 11 kishte dalë për kafe. Në orën 11:30 ndodhi ngjarja. Isha 200 metra larg vendngjarjes, nuk e dija as që kishte ardhur në Memaliaj nipi. Biseda ime e fundit ishte në datën 14 korrik. Ishim në Vlorë dhe më tha nëse do të dilnim për kafe”, tha ai.

vrasja e trefishte ne memaliaj marsel çela gledio muka

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën