Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Shpëtim Bajrami është personi që ka vrarë 50-vjeçarin shqiptar dje në Selanik. • Shqiptari u ekzekutua me 3 plumba në afërsi të një karburanti në Selanik të Greqisë mesditën e së enjtes. • Identiteti i viktimës ende nuk është bërë me dije, ndërkohë që mediat greke i kanë publikuar foton autorit, duke shtuar se është nga Elbasani dhe dyshohet si anëtar i një grupi kriminal në qytet. • Por pas u shpërnda urdhërkërkimi për të, autori i ngjarjes së bashku me avokatin e tij është dorëzuar para policisë së Selanikut. • Në dëshminë e tij, Bajrami ka deklaruar se me viktimën ishin shokë. • Sipas dëshmitarëve, autori dhe viktima, para krimit, kishin konsumuar një kafe ku edhe debatonin për një borxh. • Dyshohet se viktima dhe autori janë përplasur për një trafik droge. • Viktima një ditë para vrasjes ishte kthyer në Selanik nga një udhëtim 2 ditor në atdhe, por si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi rezulton i padënuar.
3 artikuj për këtë temë.

GREQI- Autori i vrajes së 50-vjeçarit shqiptar në Greqi është dorëzuar para autoriteteve në Selanik. Protothema shkruan se shqiptari u dorëzua mesditën e së premtes. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili u vetëdorëzua i shoqëruar nga avokati i tij.
Sipas informacioneve, 45-vjeçari pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështjet financiare që kanë të bëjnë me viktimën dhe autorin. Ndaj 45-vjeçarit është ngritur një dosje dhe pritet të dalë në prokurori dhe hetues. Policia greke thotë se autori ka qenë me precedent penalë ndërsa mjeti është në pronësi të bashkëjetueses së tij, edhe kjo nga Elbasani.
GREQI- Policia greke ka nisur hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorit që mesditën e së enjtes qëlloi për vdekje një 50-vjeçar me origjinë shqiptare, në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut. Sipas dëshmive, autori dhe viktima dyshohet se janë njohur me njëri-tjetrin dhe pak kohë para vrasjes kanë qenë të ulur së bashku në një lokal të zonës.
Sipas informacioneve të iefimerida, viktima me origjinë nga Elbasani i Shqipërisë bënte udhëtime të shpeshta drejt vendit të tij, tre deri në katër herë në muaj. Një ditë para vrasjes së tij, në fakt, ai ishte kthyer nga një udhëtim i tillë dyditor. Sipas të njëjtave informacione ai ndiqte linjën Shkup-Pogradec-Shqipëri dhe po kthehej në Greqi nga Krystallopigi. Të njëjtat informacione thonë se në sistemin shqiptar viktima konsiderohet si i dyshuar për transport droge, edhe pse as në Shqipëri dhe as në Greqi nuk ka dënim.
Autori i vrasjes mizore, sipas të njëjtave informacione, edhe nga Elbasani, i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të qytetit shqiptar, është dënuar për drogë në Greqi. Por në Shqipëri, rekordi i tij është i pastër. Personat që kanë qenë dëshmitarë të përleshjes mes dy burrave raportojnë se kanë dëgjuar dialogun e mëposhtëm:
Viktima: Unë e kam bërë punën, më jep lekët.
Autori: Të kam dhënë, nuk të kam borxh.
Sipas informacioneve të mbledhura nga punonjësit e policisë që trajtojnë rastin, autori konsiderohet i rrezikshëm dhe ka gjasa të drejtojë tre makina, njëra prej të cilave është e bashkëshortes së tij.

GREQI- Identifikohet autori i vrasjes së 51-vjeçarit shqiptar në Selanik, i cili është një shqiptar. Mediat greke shkruajnë se autori i vrasjes është i njohur për policinë, pasi ka precedentë të mëparshëm penalë.
Hetimet për zbardhjen e krimit po vijojnë, ndërsa policia ka nisur kontrollet për kapjen e autorit, pasi materialet vizuale nga kamera e sigurisë së karburantit kanë ndihmuar në identifikimin e autorit. Në të njëjtën kohë, policia ka dhënë urdhër për mbylljen e kufijve, pasi si sulmuesi ashtu edhe bashkëshortja e tij, që ndodheshin në makinën që ai drejtonte, vijnë nga Shqipëria dhe ekziston frika se do të ikin në shtetin fqinj.

Ai eshte Shpëtim Bajrami, i datëlindjes 1973. Automjeti i markës “Pegueot” me targë NKN 5671, është pronë e bashkëshortes së tij Elena Thanas Kurti e datëlindjes 1975 dhe për të cilën nuk dihet për momentin nëse është gjendur në banesë për t’u marrë në pyetje prej agjentëve apo është në kërkim së bashku me bashkëshortin e saj, i cili është edhe autor i dyshuar i vrasjes.
51-vjeçari shihet duke iu afruar një makine me ngjyrë të errët, makinë që është e palëvizshme dhe po debaton me shoferin. Teksa tenton të godasë me një send drejtuesin e mjetit, duke futur duart nga dritarja e hapur e mjetit, ai qëllohet dhe bie i vdekur në rrugë. Më pas shoferi largohet me shpejtësi dhe zhduket./Dosja.al