LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e shqiptares nga burri në Itali/ Shkak u bë XHELOZIA, gruaja kërkoi ndihmë nga djali, dëshmitë: Zenepe jetoi me frikë

•Zenepe Uruçi u vra një ditë më parë nga bashkëshorti Xhefer Uruçi në zonën e Ternit në Itali. • Burri e qëlloi gruan me thikë në fyt, pas një zënke që kishte nisur mes tyre në shtëpi. • Paraprakisht, dyshohet se shkak i vrasjes është bërë xhelozia e burrit.  •56-vjeçarja i kishte dërguar një mesazh zanor të birit, të cilit i ka kërkuar ndihmë, duke i thënë se i ati po e vriste. • Më parë, autori punonte në sektorin e ndërtimit, ndërsa Zenepe Uruci ishte e punësuar nga një shitës peshku në zonë. •Miqtë e viktimës, kanë treguar se Zenepe jetonte me frikë, e se mes çiftit ka pasur gjithmonë konflikte.•Tashmë autori është vënë në pranga.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja e shqiptares nga bashkëshorti në Itali, shoqja e saj: Ka jetuar me frikë, e kemi parë edhe me sy të nxirë

Vrasja e shqiptares nga burri në Itali/ Shkak u bë XHELOZIA, gruaja
Banesa

ITALI-Zenepe Uruçi, shqiptarja e cila u vra një ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Itali, ka jetuar me frikë ditët e fundit. Një mike e shqiptares, ka treguar për mediat italiane se viktima i ka treguar se burri është xheloz, e se në shtëpi kanë pasur herë pas here zënka.

“Kohët e fundit ajo ka jetuar në frikë dhe kjo duket. Kur folëm për situatën e saj, ajo shpërtheu në lot nja dy herë. Ajo më tha 'sa më pak të jem në shtëpi aq më mirë është se atje ka një grindje të vazhdueshme'. Por burri i saj ishte xheloz dhe nuk donte që ajo të shkonte në punë, edhe nëse për të ishte një hapësirë ​​qetësie që e ndihmonte të shkëputej.

Rreth një vit më parë ka qenë një periudhë që e kemi parë me sy të nxirë për disa ditë. Asnjëherë nuk më ka pranuar e as nuk ka rrëfyer asgjë, por edhe atëherë dyshimi se ato shenja nuk kanë qenë të rastësishme ka qenë i fortë. Situata ishte përkeqësuar tash e një vit. Tensioni ishte aty dhe Zenepe ishte shpesh nervoze. Vetëm me punë, fëmijë dhe sidomos nipër e mbesa mundi të gjente pak qetësi. Burri ka probleme nga më të ndryshmet. Një situatë shumë e trishtë dhe fatkeqësisht epilogu ishte më i keqi i mundshëm. Ajo ishte e mirë, e ëmbël, e përzemërt. E gatshme për të ndihmuar të gjithë, por ndoshta ishte ajo që kishte më shumë nevojë se kushdo tjetër”.

Shqiptarja mori plagë të shumta me thikë, në pjesën e sipërme të trupit, në qafë, gjoks dhe shpinë.

Bashkëshorti i saj, Xhafer Uruci, u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia për vrasje dhe u dërgua në burg me akuzën e vrasjes së rëndë me dashje.

Të dy ishin martuar kur ishin të vegjël në Shqipëri, por jetonin prej vitesh në Terni. Viktima, punonte në një treg peshku në zonë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Babi po më vret”, 'klithma e fundit' e shqiptares që e vrau bashkëshorti në Itali, kërkoi ndihmë nga i biri

Vrasja e shqiptares nga burri në Itali/ Shkak u bë XHELOZIA, gruaja
Zenepe Uruçi

ITALI- Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga vrasja e 56-vjeçares shqiptare, Zenepe Uruçi, e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruçi. Sipas mediave italiane, 56-vjeçarja i ka dërguar një mesazh zanor të birit, të cilit i ka kërkuar ndihmë. Ajo i ka treguar se i shoqi po e vriste.

“Babi po më vret”, mësohet t’i ketë thënë ajo djalit të saj, i cili ka lajmëruar policinë. Gjithçka ndodhi një ditë më parë rreth orës 15:00. Autori i krimit është vënë në pranga.

Shkak për ngjarjen, siç është raportuar deri tani, është bërë xhelozia e shqiptarit.

3 VITE ME PARE

Publikohen FOTOT, kjo është shqiptarja që u vra në Itali dhe bashkëshorti i saj, autori i krimit

Vrasja e shqiptares nga burri në Itali/ Shkak u bë XHELOZIA, gruaja
Zenepe Uruçi dhe Xhafer Uruçi

ITALI- Gruaja që po shikoni në foto është 56-vjeçarja shqiptare që u vra një ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Itali. Mediat italiane e kanë identifikuar si Zenepe Uruçi. 56-vjeçarja ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruçi, 62 vjeç, i cili e masakroi me thikë.

“Babi po më vret”, mësohet t’i ketë thënë ajo djalit të saj, i cili ka lajmëruar policinë. Gjithçka ndodhi një ditë më parë rreth orës 15:00. Autori i krimit është vënë në pranga.

zenepe uruci burri vret gruan ne itali xhefer uruci

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet